Connect with us

Aktuale

KEK me njoftim, thonë se po bëjnë maksimumin për ta kthyer në funksion Bllokun A3

Published

on

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka bërë të ditur se janë duke e bërë të pamundurën për rikthimin e njësisë A-3 në operim.

Në njoftimin e lëshuar nga KEK-u në Facebook, thuhet se në kaldajën e A-3 janë shfaqur rrjedhje të ujit dhe si pasojë është pamundësuar mbajtja e kësaj njësie në operim.

Ekspertët e KEK-ut janë duke dhënë maksimumin për ri kthimin e njësisë në operim në kohë optimale. Aktualisht ka filluar procesi i ftohjes së njësisë në mënyrë intensive, pastaj do të bëhet inspektimi i cili pason me sanimin e rrjedhjes në kaldajë dhe përgatitjet për kthimin e kësaj njësie në operim”, thuhet në njoftim.

Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike (KEDS), njoftoi sot se situata e furnizimit me energji elektrike po përkeqësohet. KEDS theksoi se nga rënia e njësisë A3 të termocentralit “Kosova A” në vend aktualisht po prodhohen më pak se 400 megavatë.

“Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës (KOSTT) ka kërkuar sot nga KEDS që si pasojë e rënies nga sistemi të njësisë A3, të bëjë kufizime emergjente të energjisë elektrike. Kjo bën që në vend aktualisht të prodhohen më pak se 400 megavatë, që e bën situatën aspak të favorshme. Në ballafaqim me kufizime emergjente, do të jetë shumë e vështirë të njoftohen të gjithë konsumatorët në kohë, për çka kërkojmë mirëkuptimin e tyre”, thuhej në njoftimin e KEDS./Media Ndërtimi

Aktuale

Pavarësisht kundërshtive, shpimi i puseve të gazit po shihet si zgjidhje nga disa liderë evropian

Published

on

Europa është përfshirë nga kriza energjetike për shkak të luftës në Ukrainë. Vitin e kaluar, BE importoi 83% të gazi të saj. Që atëherë, furnizuesi i saj kryesor, Rusia (e cila siguronte rreth 40% të atyre importeve) ka reduktuar dërgesat.

Britania nga ana tjetër prodhon gjysmën e gazit që përdor, por efektet e reduktimit të importeve kanë prekur gjithashtu vendin.

Kjo ka shkaktuar një nevojë emergjente në kontinent për të përdorur më pak gaz ose për të gjetur burime të tjera alternative në vende të tjera.

Disa duke përfshirë kryeministrën e re të Britanisë, Liz Truss – mendojnë se shpimi i puseve mund të jetë zgjidhja.

Kjo metodë e nxjerrjes së naftës dhe gazit ka qenë jashtëzakonisht e suksesshme në Amerikë.

Shembulli i Amerikës duket si një arsye për optimizëm. Kompanitë e saj të naftës dhe gazit përdorën këtë metodë në vitet 1940 si një mjet për të përmirësuar rrjedhën e puseve.

Gjatë shpimit të pusit, nevojiten ujë, rërë dhe kimikate të tjera  për të nxjerrë gazin nga shkëmbijtë poroze, të njohura si shist argjilor, të cilat janë thellë në tokë.

Gjatë dekadës së fundit, përdorimi i kësaj metode ka transformuar industrinë energjetike të Amerikës, raporton abcnews.al.

Pjesa më e madhe e 950 miliardë metra kub gaz që Amerika prodhon çdo vit vjen pikërisht nga shpimi i puseve. Por vendet europiane janë të gatshme  për të prodhuar diçka të tillë.

Së pari, ata kanë rezerva shumë më të vogla të gazit argjilor. Më e madhja mendohej të ishte në Poloni dhe Francë, me rreth 4,000 miliardë metra kub secila.

Por pas eksplorimeve të mëtejshme, ekspertët polakë kanë ulur vlerësimet e rezervave të rikuperueshme dhe ekonomikisht të qëndrueshme të vendit të tyre në mes 190 bcm dhe 260 bcm.

Me normat aktuale të konsumit, kjo mund të jetë e mjaftueshme për të përmbushur kërkesën e Polonisë për një dekadë. Franca, e cila e ndaloi metodën e “fracking” në vitin 2011, nuk ka eksploruar rezervat e saj.

Së dyti, ka pengesa ekonomike dhe politike. Revolucioni i gazit argjilor të Amerikës pati lehtësime nga dendësia relativisht e ulët e popullsisë së vendit,  një rregullatori efektiv,  infrastrukturës  energjetike dhe zinxhirët e furnizimit që janë të zhvilluar mirë.

Situata në Europë është shumë ndryshe. Dendësia e popullsisë është shumë më e lartë dhe  njerëzit janë më të prirur të kundërshtojnë këtë metodë. Kjo është pjesërisht për shkak të shqetësimeve për mjedisin, të cilat janë më të përhapura në Europë.

“Fracking” mund të çojë në rrjedhje të metanit dhe ndotje të ujërave nëntokësore, si dhe në emetimet e karbonit.

Për më tepër, në Britani dhe në shumicën e vendeve të tjera europiane, të drejtat e mineraleve nëtokësore janë në pronësi të qeverisë dhe jo, si në Amerikë, nga pronari lokal i tokës.

Pavarësisht entuziazmit të Truss dhe shumë votuesve të Partisë Konservatore, shumica e britanikëve janë kundër.

Në Francë, asnjë parti e madhe politike nuk dëshiron të anulojë ndalimin e fracking.

Ligjvënësit gjermanë e kanë bërë pothuajse të pamundur këtë metodë dhe nuk ka interes serioz politik për të rishqyrtuar këtë çështje./Media Ndërtimi

 

Continue Reading

Aktuale

Protestojnë studentët e Fakultetit të Bujqësisë, duan kyçjen e rrymës në objektin e ri mësimor

Published

on

Studentët dhe stafi akademik i Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë përmes një proteste kanë pezulluar nisjen e procesit mësimor për vitin e ri akademik deri në marrjen e një vendimi nga ana e KOSTT për kyçje të energjisë elektrike në objektin ri.

Kallxo.com ka raportuar se ndërtimi i Objektit të ri të Fakultetit të Bujqësisë jashtë kushteve teknike të lëshuara nga Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës (KOSTT) ka bërë që studentët e këtij fakulteti të mbesin pa hapësira të veta edhe këtë vit.

Bedri Dragusha, dekan në Fakultetin e Bujqësisë tha se studentët e FBV-së nuk iu gëzuan nisjes së vitit akademik, për shkak se nuk arritën të hyjnë në objektin që u takon.

“Sot është dita e  parë e vitit  aksdemik dhe stafi me studentët nuk iu gëzuan pasi kanë vendos të pezullojmë mësimin pasi nuk arriten të transefrohen  në objetin e ri. Ndërtimi  ka nis nga viti 2013. Kur erdhi momenti i kyqjes së rrymës u vërtetuua se ka  shkelje të distancës. Kjo është linë ndërkombëtare dhe sipas tyre kjo duht të jetë 7 metra distancë”- tha ai.

Blenda Fazliu, kryetare e Këshillit të Studentëve tha se po protestojnë pasi nuk po arrijnë të nisin ligjëratat në objektin e ri.

Ajo shtoi se kanë mungesë të hapësirave për vijim të duhur të mësimit.

“Po protesojmë për objektin  e ri pasi është dashur të fillojmë këtu. Nuk kemi as kushtet minimale për studime. Nga sallat e leximit, e ushtrimeve. KOSTT le të veprojë pasi për shkak të kësaj trafoje jemi në këtë gjendje. Do protestojmë deri sa të merret vendim për  zhvendosje të kësaj trafo. Kemi përkrahjen e stafit akademik për këtë pezullim”-u shpreh ajo./Media Ndërtimi.

9 vjet për ndërtimin e 9 mijë m² për objektin e ri të Fakultetit të Bujqësisë, KOSTT-i refuzon kyçjen e energjisë

Continue Reading

Aktuale

“Nga Kosova po largohen punëtorët e zellshëm që punojnë 12-15 orë në ditë!”

Published

on

Menaxheri i Trajnimeve në Innovation Center Kosovo (ICK), Shpend Lila përmes rrjetit social facebook ka shpjeguar se cila kategori e punëtoreve është duke u larguar nga Kosova në drejtim të shteteve evropiane.

“Jon tu ike njerëzit prej Kosovës shumë. Njerëz me rroga t’mira ama. Me profesione t’mira. Ne Kosove nuk ka mungese te veneve te punes, ka mungese te rrogave tmira. Dhe dinjitetit.

Nga Kosova po largohen dy kategori:

  1. Punetori i zellshëm qe punon 12-15 ore ne dite, pa kontrate, pa sigurim, me gjyse rroge n’banke (sepse oligarku duhet me pagu taksa, nuk i konvenon)
  2. Njerez te kualifikuar, te cilet me shume e durojne nje ankese profesionale prej gjermanit, se sa “n’sa ke ardhe sot?” nga raptisha.

E ardhmja e tregut te punes ne Kosove NUK duket premtuese.”, shkruan Lila./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending