Connect with us

Tech

NASA po përgatitet të dërgojë njerëz në Mars

Published

on

NASA po përgatitet të dërgojë përsëri astronautë në Hënë si pjesë e programit Artemis, me qëllimin që në një plan më afatgjatë të arrijë të dërgojë njerëz në Mars, shkruan Live Science.

Artemis përbëhet nga një raketë e quajtur Sistemi i Nisjes në Hapësirë (SLS), i cili mund të mbajë module të ndryshme në majë të tij, siç është kapsula e ekuipazhit Orion që strehon astronautët gjatë fluturimit.

SLS vjen si  rezultat i një rakete të planifikuar më parë të quajtur Ares V, një sistem i lëshimit vertikal me dy faza, i aftë për të transportuar rreth 130,000 kilogramë në orbitën e ulët të Tokës ose 65,000 kg në Hënë, sipas NASA-s.

Ares V ishte pjesë e programit Constellation, një nismë, e nisur gjatë administratës së Xhorxh W. Bush, që synonte të kthente njerëzit në Hënë, sipas agjencisë hapësinore.

Konstelacioni u konsiderua shumë i shtrenjtë, por në vitin 2010, Presidenti Barack Obama nënshkroi Aktin e Autorizimit të NASA-s, duke e urdhëruar NASA-n të krijonte një raketë të ngjashme me Ares V të quajtur Sistemi i nisjes në hapësirë, sipas The Planetary Society.

Edhe pse SLS u mendua fillimisht për t’u përdorur në misione me ekuipazhin, misioni Artemis për të dërguar njerëz përtej orbitës së ulët të Tokës për herë të parë që nga viti 1972 është hasur me vonesa të shumta.

Raketa përbëhet nga një bërthamë që është 65 metra dhe ka një diametër prej 8 km. SLS mund të arrijë një shpejtësi prej 24,500 mph (40,000 km/h) – mjaftueshëm për t’i shpëtuar gravitetit të Tokës dhe për të mbërritur në Hënë.

Faza kryesore mundësohet nga katër motorë RS-25 të përdorur fillimisht për të nisur anijen kozmike. Këta motorë përdorin oksigjen dhe hidrogjen të lëngshëm,  sipas Houston Space.

Një tjetër gjë që është e rëndësishme është fakti se raketa do të jetë më e gjatë se raketa Saturn V që çoi astronautët Apollo në Hënë. Në këtë mënyrë, ata mund të dërgojnë deri në 38,000 kg në hapësirë, duke i lejuar studiuesit të sjellin furnizime dhe eksperimente në Mars ose dhe në hapësira të tjera.

Kapsula kozmike Orion mund të mbajë 4 persona nga ekuipazhi në krahasim me Apollo që mbante 3. Anija është e përbërë nga alumini, sipas NASA-s, me një shtresë të jashtme prej 1300 pllakash silicë me mbrojtje termike të ngjashme me ato të përdorura në pjesën e poshtme të anijes kozmike.

Sipas Space.com, misioni Artemis 2, aktualisht i planifikuar për në vitin 2024, do t’i çojë astronautët rreth hënës, por nuk do t’i zbresë atje.  Nëse ky mision është i suksesshëm, NASA shpreson të dërgojë njerëzit në Hënë me misionin Artemis 3./Media Ndërtimi

Tech

iPhone i parë i palosshëm i Apple mund të mbërrijë në vitin 2026

Published

on

Apple vazhdon të punojë në një iPhone të palosshëm, i cili mund të arrijë që në vitin 2026, sipas një raporti nga The Information.

Në shkurt, The Information raportoi se Apple ishte në fazat e hershme të zhvillimit të dy prototipeve të palosshme të iPhone.

Por tani, duket se Apple mund të jetë vendosur në një dizajn, pasi The Information thotë se pajisja ka një pseudonim të brendshëm, V68, që tregon “ideja ka kaluar përtej fazës konceptuale” dhe tani është “në zhvillim me furnitorët”, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Apple thuhet se është ende duke punuar “për të rrafshuar rrudhat” që shfaqen kur telefoni shpaloset dhe po përpiqet gjithashtu ta bëjë pajisjen më të hollë.

Kjo vërteton raportin e së martës nga DigiTimes, i cili zbulon detaje të ngjashme në lidhje me planet e telefonit të palosshëm të Apple.

Thashethemet e fundit sugjerojnë se Apple po punon gjithashtu për një pajisje të palosshme të ngjashme me MacBook që mund të fillojë të shpërndahet në vitin 2026./Media Ndërtimi

Continue Reading

Tech

Qeveria Kurti ndalon Tik-Tok-un, menjëherë implementohet ndalimi në pajisjet zyrtare

Published

on

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme, më 28.06.2024, ka miratuar propozim vendimin që të ndalojë përdorimin e rrjetit social Tik-Tok në të gjitha institucionet publike.

Sipas këtij vendimi të gjithë zyrtarët publik  janë të obliguar ta largojnë aplikacionin në pajisjet zyrtare.

Menjëherë pas miratimit të këtij vendimi, në pajisjet zyrtare është pamundësuar hapja e këtij aplikacioni.

“Bazuar në politikat e qasjes sëë organizatës suaj, qasja në këtë faqe interneti është bllokuar” – është njoftimi që iu del zyrtarëve publikë kur provojnë të kyçen në Tik-Tok.

Kallxo.com ka siguruar një fotografi të një pajisje zyrtare, nga e cila nuk është e mundur të kyçet në rrjetin social Tik Tok./Media Ndërtimi

Continue Reading

Tech

Qeveria e Kosovës pritet të marrë vendim për ndalimin e “Tik-Tok-ut” në të gjitha institucionet publike

Published

on

Qeveria e Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e radhës.

Në mbledhjen e sotme e cila pritet të fillojë në ora 14:00, në rend dite janë dhjetë pika.

Ndër të tjera në mbledhjen e sotme të ekzekutivit do të bëhet shqyrtimi i propozim-vendimit për ndalimin e funksionimit të shërbimeve të Rrjetit Social “Tik Tok” në të gjitha Institucionet e Republikës së Kosovës.

Në mbledhjen e sotme po ashtu do të bëhet shqyrtimi i Drafti i Strategjisë Shtetërore Kundër Drogave 2024-2028 dhe Planin e Veprimit 2024-2026, shqyrtimi i Drafti i Strategjisë së Punësimit në Kosovë 2024-2028 dhe Planit të Veprimit 2024- 2025 dhe shqyrtimi i Draftit të Strategjisë së Turizmit të Republikës së Kosovës 2024-2030 dhe Plani e Veprimit 2024-2026./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending