Connect with us

Infrastrukturë

Vala e nxehtësisë në Britani nuk ndikon në rritjen e prodhimit të energjisë elektrike nga panelet solare

Published

on

Vala e nxehtësisë në Britaninë e Madhe po ndihmon në gjenerimin e sasive të mëdha të energjisë diellore.

Solar Energy UK thotë se në ditët e fundit rreth 10 për qind e energjisë elektrike në Britani ka ardhur nga energjia diellore.

Por sipas shefit ekzekutiv të kësaj kompanie Chris Hewett, nxehtësia e lartë nuk do të ndikojë në rritjen e prodhimit të energjisë elektrike nga panelet solare.

“Nxehtësia ul efikasitetin e paneleve diellore, andaj mos prisni të shihni rekorde të vendosura” thotë Hewett.

Ndërkohë Jamie Taylor, profesor në Universitetin e Sheffield thotë se për rritjen e prodhimit të energjisë elektrike nga ana e paneleve solare më e rëndësishme është rrezatimi se sa nxehtësia.

Është pikërisht për shkak të këtij ekuilibri midis rrezatimit dhe temperaturës që rekordi për energjinë maksimale të prodhimit është gjithmonë në prill ose maj, sepse atëherë kemi mot me diell, por relativisht të freskët” thotë Taylor.

Taylor shton se rekordi total ditor i prodhimit të energjisë diellore në Britaninë e Madhe ishte 80.6 gigavat orë.

Ndërkohë mendohet se vetëm të hënën e kësaj jave sistemet diellore kanë gjeneruar 64 GWh./Media Ndërtimi.

Infrastrukturë

E vetme, në karrocë, banon në katin e tretë pa ashensor

Published

on

Duke qenë me aftësi të kufizuara dhe duke jetuar vetëm, Sabina Lloqani nga Prishtina, thotë se i është vështirësuar jetesa për shkak se kompleksit të saj banesor i mungon ashensori, raporton Radio Evropa e Lirë/

Ajo thotë se ka nevojë për një asistent, të cilin nuk po mund ta angazhojë me pensionin e vogël që ia jep shteti.

https://www.evropaelire.org/a/sabina-lloqani-vetme-karroce/32922105.html

Continue Reading

Infrastrukturë

Delta e paprekur e Vjosës kërcënohet nga turizmi masiv

Published

on

40 shkencëtarë të huaj dhe nga Shqipëria u bënë bashkë në javën shkencore të Deltës së Vjosës, për të vlerësuar biodiversitetin e zonës, e cila aktualisht po kërcënohet nga turizmi masiv.

Gjatë kësaj jave shkencëtarët nga Shqipëria, Austria, Bullgaria, Greqia dhe Italia mblodhën të dhëna për deltën “e paeksploruar pjesërisht dhe të paprekur të Vjosës”.

“Nga studimi i peshqve, gjitarëve, shpendëve, bimësisë, insekteve dhe deri te monitorimi i përpiktë i cilësisë së uji dhe mikroplastiës, çdo vrojtim i kësaj ekspeditë synon të zbulojë rëndësinë ekologjike të kësaj zone dhe të advokojë për përfshirjen e tij në Parkun Kombëtar të Lumit të Egër të Vjosës (WRNP) në përputhje me standartet e IUCN-së”, thuhet në njoftimin zyrtar, shkruan Citizens.al

Sipas një studimi i realizuar nga Euronature dhe Riverwatch, delta e Vjosës është një nga deltat e pakta të paprekura në mesdhe.

Nga 258 deltat dhe grykëderdhjet e lumenjve të vlerësuara në rajon, vetëm 4% e tyre janë në gjendje të mirë.

Delta e Vjosës përbëhet nga një zonë bregore dhe një deltë detare, aktualisht pjesë e Peizazhit të Mbrojtur Pishë Poro – Nartë.

Rizonimi i zonave të mbrojtura në Shqipëri i uli kategorinë e mbrojtjes të gjithë sistemit ligatinor të Deltës së Vjosës, ku mori statusin “Peizazh i Mbrojtur Pishë Poro – Nartë” (kategoria V), nga “Rezervat Natyror i Menaxhuar” (Kategoria IV). Sipërfaqja e këtij ekosistemi u zvogëlua me 5,551.7 ha: nga 21,238.0 ha u bë në 16,124.61 ha. Sa i përket Vjosë-Nartës, pjesë e Deltës, sipërfaqja ku sot po ndërtohet aeroporti u hoq tërësisht nga harta e zonave të mbrojtura.

Ndryshimi i statusit, ngrinin alarmin ekspertët mjedisorë, një vit më parë, mund të çojë në betonizimin e një prej zonave më të rëndësishme për biodiversitetin.

Kërkesa e shkencëtarëve është që delta e lumit Vjosë të përfshihet në Parkun Kombëtar të Vjosës të shpallur si i tillë në mars 2023, pas një betejë të gjatë. Po ashtu shkencëtarët kërkojnë të ndalohen projektet si aeroporti i Vlorës apo ndërtimet e resorteve luksoze në një zonë me biodiversitet të rrallë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Ngecin punimet për ndërtimin e urës te Liqeni i Badovcit

Published

on

Edhe pse në kontratën e nënshkruar është përcaktuar se punimet do të kryhen brenda 125 ditëve, punimet për ndërtimin e urës në afërsi të Liqenit të Badovcit, që lidh Prishtinën me Gjilanin, kanë ngecur.

Sipas Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, punimet në urën e cila është bllokuar për qarkullim që nga fundi i muajit prill të vitit 2023, janë ndalur që nga 06.03.2024, për shkak të rritjes së nivelit të ujit në Liqenin e Badovcit.

“Ju informojmë se që nga data 06.03.2024 në këtë projekt nuk ka aktivitete të punimeve për shkak të nivelit të lartë të Liqenit të Badovcit, që pamundëson fillimin e pozicioneve të punimit të pilotave të themeleve” – kanë thënë nga MMPHI për Kallxo.com.

Sipas tyre, aktualisht ministria është në fazën “e aprovimit të ndryshimeve të bëra në projekt”.

“Duke marrë parasysh që nuk mund të ndikojmë në uljen e nivelit të ujit në Liqenin e Badovcit, atëherë kemi filluar menjëherë shqyrtimin e disa mundësive tjera për fondimin e pilotave dhe themeleve. Për këtë është dashur që të bëhen disa ndryshime në projekt. Tani jemi në fazën e aprovimeve të këtyre ndryshimeve në mënyrë që të fillojmë sa më shpejtë ndërtimin e urës” – vazhdon përgjigja e Ministrisë.

Kontrata për “Ndërtimi i urës në rrugën nacionale N25.2, segmenti Prishtinë – Gjilan, lokacioni te Liqeni i Badovcit” është nënshkruar me 10.01.2024, më shumë se gjashtë muaj që nga bllokimi i urës për shkak të rrezikut.

Vlera e kontratës së nënshkruar me kompaninë fituese “Dreni Inginiering” është 468 mijë e 522 euro. Në kontratën e nënshkruar në mes të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI) dhe “Dreni Inginiering” thuhet se punimet do të kryhen në afat prej 125 ditëve.

Duke llogaritur datën e nënshkrimit të kontratës 10.01.2024 dhe 125 ditëve të përcaktuar, i bie që punimet të përfundojnë në mesin e muajit maj 2024. Por në teren punimet kanë ngecur. Aktualisht është demoluar vetëm ura e vjetër.

Ura e re pritet të jetë 38 metra e gjatë, me tri hapësira drite si dhe me gjerësi të rrugës mbi të 7 metra e gjysmë dhe trotuaret e elementet tjera përcjellëse.

Në fund të muajit prill 2023, MMPHI ka mbyllur urën tek Liqeni i Badovcit pas vlerësimit se paraqet rrezik.

Më 17.05.2024, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI) ka asfaltuar rrugën alternative tek ura e Liqenit të Badovcit për qarkullim të veturave, deri në ndërtim të urës./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending