Connect with us

Infrastrukturë

Një kompania me ofertën mbi 26 mijë euro, rekomandohet ta ndërtojë rrugën “Nekibe Kelmendi” në Prishtinë!

Published

on

Komuna e Prishtinës e ka rekomanduar për kontratë një kompani me ofertë mbi 26 mijë euro më shumë se sa vlera të cilën e kishte parashikuar për ndërtimin e rrugës “Nekibe Kelmendi” në kryeqytet.

Vlera e parashikuar e kontratës ka qenë 500 mijë euro.

Ndërsa, për tender është rekomanduar kompania  “Gërlica” Sh.p.k, me ofertën prej 526 mijë e 736 e 83 euro.

Të gjithë operatorët ekonomikë kanë ofertuar me çmime mbi vlerën e parashikuar prej 500 mijë eurove.

Më e lira ka qenë kompania e rekomanduar, “Gërlica”, raporton Kallxo.com.

Njoftimi për kontratë është publikuar më 3 mars 2022.

Ndërsa, njoftimi për dhënien e kontratës është publikuar pesë muaj më vonë, saktësisht më 4 gusht 2022.

Lloji i procedurës së përdoruar në këtë tender është ajo e kufizuar.

Rruga “Nekibe Kelmendi” fillon në rrugën Prishtinë – Gjilan (M25.2) dhe vazhdon në drejtim të Pallatit të Drejtësisë.

Gjatësia e saj është 2,098.57 metra ndërsa gjerësia është rreth 5 deri në 5.5 metra.

Në raportin teknik thuhet se rruga ekzistuese është rrugë mjaft e dëmtuar.

Sipas Komunës së Prishtinës, ka dëmtime në shtresën qarkulluese si dhe në bazën e saj.

Aty përshkruhet se asfalti është mjaft i dëmtuar.

Më tej thuhet se bankinat nga dheu, largimi i ujerave atmosferike bëhet në sipërfaqe dhe nuk ka kanalizim atmosferik./Media Ndërtimi.

Infrastrukturë

Prokuroria Themelore në Gjakovë në aksion kundër shkatërruesve të mjedisit

Published

on

Një kamion transportues dhe një ekskavator janë sekuestruar për shkak të aktivitetit ilegal të nxjerrjes së zhavorrit përgjatë shtratit të lumit Drini i Bardhë.

Lajmin e ka bërë të ditur Prokuroria Themelore në Gjakovë, përmes një njoftimi për media, teksa ka bërë të ditur se në disa fshatra të Komunës së Rahovecit, është duke u degraduar ambienti për shkak të aktivitetit të tillë ilegal.

“Prokurori koordinator për hetimin e krimeve kundër mjedisit, Kastriot Memaj, ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale ‘Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit’ nga neni 338 i KPRK-së. Njëkohësisht, në koordinim me policinë, janë duke u ndërmarrë veprime aktive në drejtim të kapjes së kryesve të kësaj vepre penale”, thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet se prokuroria mbetet e përkushtuar maksimalisht në luftimin e dukurive të tilla të kundërligjshme që degradojnë ambientin dhe u bëhet thirrje qytetarëve për bashkëpunim në luftimin e këtyre dukurive./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Ura e Kukësit pritet të hapet më 1 qershor

Published

on

Segmenti tre kilometra i aksit Kukës-Morinë, pjesë e Rrugës së Kombit nga mbikalimi i Gostilit deri te ura e Kukësit tashmë është hapur për qarkullimin e mjeteve.

Plot tri javë iu deshën kompanisë koncensionare për vendosjen e shtresave të stabilizantit dhe asfaltimin e njërit segment rrugor që lidh dy anët e Urës së Re me Rrugën e Kombit, ndërsa po punohet për përgatitjen për asfaltimin e segmentit tjetër rrugor në hyrje të Urës së Re.

Konstrukti metalik i urës së re mbi Drin, tashmë është pozicionuar në bazamentin përfundimtar të saj ndërsa po punohet për montimin e pjesëve dhe vendosjen e shtresave të nevojshme drejt përmbylljes së projektit dhe vënien në funksion të plotë brenda muajit qershor, e gatshme për sezonin e verës.

I gjithë trafiku i mjeteve nga Shqipëria drejt Kosovës dhe anasjelltas, përgjatë tri javëve u devijua në qytetin e Kukësit përmes tri hyrjeve dhe një dalje.

Gjatë gjithë kësaj periudhe, nuk u shënuan incidente që kishin të bënin me pengesa në qarkullim për shkak të fluksit, ndërsa u arrit të mirëmenaxhohej siç duhet e me një orar të paracaktuar për mjetet e vogla dhe ato të transportit të mallrave.

Ura e Madhe lidh Rrugën e Kombit dhe dy brigjet e liqenit të Fierzës dhe konsiderohet si një nga urat me hapësirën më të madhe në Ballkan në tipologjinë e saj./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Inspektorati aksion për lirimin e hapësirave publike në Prishtinë

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike.

Rama përmes një postimi në ‘Facebook’, ka bërë me dije se po lirohen hapësirat që janë zënë me terrasat e lokaleve, në qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë”.

“Nuk lejohet uzurpimi i pronës publike! Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike të cilat ishin nxënë dhe po shfrytëzoheshin si pjesë (terrasa) të lokaleve. Këto ditë një e tillë është duke u larguar në zonën qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë””, ka shkruar Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending