Connect with us

Infrastrukturë

Furnizimi me ujë 24 orë në bregdetin shqiptar do të arrihet vitin 2025

Published

on

Gjithçka përcaktohet në programit buxhetor afatmesëm 2023 – 2025, duke zgjatur edhe me 2 vjet objektivin e përcaktuar në programin 2022 – 2024, ku synohej që furnizimi me ujë pa ndërprerje në bregdet të arrihej në vitin 2023.

Ndërkaq, programi i ri specifikon se mesatarja e orëve të furnizimit me ujë të pijshëm në rang kombëtar parashikohet të rritet në 14 orë në ditë në 2024, nga 12.5 orë në ditë që është aktualisht.

Sipas dokumentit të publikuar në Fletoren Zyrtare, mbulimi me shërbim furnizimi me ujë të pijshëm në zonat urbane parashikohet të rritet me 1%, duke arritur në  95% në vitin 2025, ndërsa për zonat rurale parashikohet të arrijë në 62% në vitin 2025 nga 59% që është aktualisht, raporton SCAN tv.

Në fakt, zgjerimi i aksesit dhe cilësisë së shërbimit të ujit të pijshëm dhe kanalizimeve përmes një portofoli të investimeve publike dhe përmirësimit rrënjësortë menaxhimit të shoqërive aksionere të ujësjellës kanalizimeve është renditur si një prej prioriteteve kryesore të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Ndërkohë që, shpenzimet buxhetore për furnizimit me ujë dhe kanalizime parashikohet të rriten përgjatë periudhës afatmesme.

Për vitin 2022, buxheti i akorduar për këtë program është 14.2 mld lekë, ndërkohë që sipas programit buxhetor afatmesëm për vitin 2023 parashikohet një rritje në 15 mld lekë.

Për vitin 2024 shpenzimet buxhetore për furnizimin me ujë dhe kanalizime parashikohet të jenë 17.2 mld lekë, ndërkohë që 2025-ën parashikohet një rritje në 20 mld lekë./Media Ndërtimi.

Infrastrukturë

Prokuroria Themelore në Gjakovë në aksion kundër shkatërruesve të mjedisit

Published

on

Një kamion transportues dhe një ekskavator janë sekuestruar për shkak të aktivitetit ilegal të nxjerrjes së zhavorrit përgjatë shtratit të lumit Drini i Bardhë.

Lajmin e ka bërë të ditur Prokuroria Themelore në Gjakovë, përmes një njoftimi për media, teksa ka bërë të ditur se në disa fshatra të Komunës së Rahovecit, është duke u degraduar ambienti për shkak të aktivitetit të tillë ilegal.

“Prokurori koordinator për hetimin e krimeve kundër mjedisit, Kastriot Memaj, ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale ‘Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit’ nga neni 338 i KPRK-së. Njëkohësisht, në koordinim me policinë, janë duke u ndërmarrë veprime aktive në drejtim të kapjes së kryesve të kësaj vepre penale”, thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet se prokuroria mbetet e përkushtuar maksimalisht në luftimin e dukurive të tilla të kundërligjshme që degradojnë ambientin dhe u bëhet thirrje qytetarëve për bashkëpunim në luftimin e këtyre dukurive./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Ura e Kukësit pritet të hapet më 1 qershor

Published

on

Segmenti tre kilometra i aksit Kukës-Morinë, pjesë e Rrugës së Kombit nga mbikalimi i Gostilit deri te ura e Kukësit tashmë është hapur për qarkullimin e mjeteve.

Plot tri javë iu deshën kompanisë koncensionare për vendosjen e shtresave të stabilizantit dhe asfaltimin e njërit segment rrugor që lidh dy anët e Urës së Re me Rrugën e Kombit, ndërsa po punohet për përgatitjen për asfaltimin e segmentit tjetër rrugor në hyrje të Urës së Re.

Konstrukti metalik i urës së re mbi Drin, tashmë është pozicionuar në bazamentin përfundimtar të saj ndërsa po punohet për montimin e pjesëve dhe vendosjen e shtresave të nevojshme drejt përmbylljes së projektit dhe vënien në funksion të plotë brenda muajit qershor, e gatshme për sezonin e verës.

I gjithë trafiku i mjeteve nga Shqipëria drejt Kosovës dhe anasjelltas, përgjatë tri javëve u devijua në qytetin e Kukësit përmes tri hyrjeve dhe një dalje.

Gjatë gjithë kësaj periudhe, nuk u shënuan incidente që kishin të bënin me pengesa në qarkullim për shkak të fluksit, ndërsa u arrit të mirëmenaxhohej siç duhet e me një orar të paracaktuar për mjetet e vogla dhe ato të transportit të mallrave.

Ura e Madhe lidh Rrugën e Kombit dhe dy brigjet e liqenit të Fierzës dhe konsiderohet si një nga urat me hapësirën më të madhe në Ballkan në tipologjinë e saj./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Inspektorati aksion për lirimin e hapësirave publike në Prishtinë

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike.

Rama përmes një postimi në ‘Facebook’, ka bërë me dije se po lirohen hapësirat që janë zënë me terrasat e lokaleve, në qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë”.

“Nuk lejohet uzurpimi i pronës publike! Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike të cilat ishin nxënë dhe po shfrytëzoheshin si pjesë (terrasa) të lokaleve. Këto ditë një e tillë është duke u larguar në zonën qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë””, ka shkruar Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending