Connect with us

Trashëgimia

Emërohet Komisioni Mbikëqyrës për menaxhimin e Qendrën Historike dhe Kalanë e Prizrenit

Published

on

Hapat e parë drejt zbatimit të dy Planeve të Menaxhimit, për Qendrën Historike të Prizrenit dhe Kalanë e Prizrenit.

Pas aprovimit dhe publikimit të Planeve të Menaxhimit për Qendrën Historike të Prizrenit dhe atij për Kalanë e Prizrenit, janë zhvilluar një numër i takimeve konsultuese me palët kyçe të interesit.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka emëruar Komisionin Mbikëqyrës për Zbatimin e Planit të Menaxhimit për Qendrën Historike të Prizrenit dhe Njësinë Menaxhuese për Kalanë e Prizrenit.

Komisioni Mbikëqyrës për Zbatimin e Planit të Menaxhimit për Qendrën Historike të Prizrenit përbëhet nga përfaqësues të institucioneve qendrore, lokale dhe të shoqërisë civile, dhe ka për detyrë koordinimin e veprimeve për të siguruar zbatim efikas të prioriteteve dhe objektivave të paraqitura në planin e veprimit dhe menaxhimit për Qendrën Historike të Prizrenit.

Njësia Menaxhuese për “Kalanë e Prizrenit” përbëhet nga përfaqësues të MKRS, IAK dhe Komunës së Prizrenit, ndërsa është përgjegjëse për administrimin, zhvillimin, mirëmbajtjen dhe promovimin e Kalasë së Prizrenit, duke mundësuar shfrytëzimin si hapësirë multi-finksionale, në përputhje me vlerat e trashëgimisë kulturore./Media Ndërtimi.

Trashëgimia

Në Bostan të Novobërdës fillojnë gërmimet arkeologjike

Published

on

Në lokalitetin arkeologjik të fshatit Bostan në Komunën e Novobërdës, kanë nisur hulumtimet dhe gërmimet arkeologjike.

“Përmes zbulimeve arkeologjike formësohet historia e lashtë e vendit tonë.”, deklaroi ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku.

Ky lokalitet  në mesin e banorëve njihet me emrin “Gumnishtë” dhe ndodhet në lartësi mbidetare 957m, ndërsa qëllim i këtij hulumtimi është konfirmimi i një qendre banimi që lidhet me periudhën e Mbretërisë Dardane.

Continue Reading

Trashëgimia

Gjendet një vend me përplot bukuri natyrore në Kalanë e Vuçakut në Drenas

Published

on

Gjendet në një vend me përplot bukuri natyrore dhe potenciali e rëndësia historike që ka e bën tejet të veçantë Kalanë e Vuçakut në Drenas.

Ndërhyrjet në këtë kala kanë nisur dhe në fokus kanë pastrimin, konservimin e strukturave dhe përgatitjet që ky monument të jetë në shërbim të turizmit kulturor.

“Ky do të jetë një vit intensiv me punë në arkeologji”, deklaroi ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trashëgimia

Restaurohet shtëpia e familjes Kryeziu nga Gjakova si aset i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore

Published

on

Shtëpia e familjes Kryeziu nga Gjakova, me arkitekturë tradicionale të fundit të shekullit VIII-të gjendet në pjesën e vjetër të qytetit dhe ka pamje mbresëlënëse.

Ndodhet mes Muzeut Historik dhe hapësirës ku është i vendosur busti i Sylejman Vokshit.

Gjakova njihet si qytet i kulturës, traditës dhe qytetërimit. Investimet në ruajtjen trashëgimisë kulturore nga MKRS nuk do të ndalen./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending