Çështja e Manastirit të Deçanit ka nxitur përplasjen mes Historianëve të Kosovës degës në Deçan dhe udhëheqësve të Manastirit.
Së fundmi ndaj një deklarate që historianët e Deçanit bënë të dielën, ku thanë se “Manastiri nuk është i rrezikuar nga shqiptarët. Ai monumente rrezikohet vetëm nga politika dashakeqe e kreut të saj, Igumenti Sava Janjiq”, kanë reaguar nga Manastiri.
Në një postim në faqen e tyre zyrtare në Twitter, duke thënë se shpifjet e një grupi që e quajnë vetën historianë dhe sulmet që kanë ndodhur janë treguesit më të mirë që janë të rrezikuar, transmeton Telegrafi.
“Shpifjet e vazhdueshme nga një grup që e quajnë veten “historianë të Deçanit”, krahas 4 sulmeve të armatosura në Manastirin tonë në vitet e kaluara si dhe mohimi i vazhdueshëm i të drejtave tona ligjore të garantuara nga Gjykata dhe ligjet e Kosovës janë treguesit më të mirë se jemi të rrezikuar”, thuhet në postimin e tyre. /Media Ndërtimi.