Specialistë nga Sektori i Veprave të Artit pranë Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore, kryen një inspektim në kantierin e restaurimit të Muzeut Etnografik, në Krujë.
Ata inspektuan nga afër punimet e kryera në pikturën murale në “Odën e Nuses”, ku po vijohet me ndërhyrjet konsoliduese si edhe me pastrimin e saj nga kripërat, nxirjet etj.
Gjithashtu në “Odën e Burrave” janë kryer disa sondazhe në drurin e pikturuar për të përcaktuar metodologjinë e ndërhyrjeve që do të kryhen menjëherë pas restaurimit të pikturës murale.
“Të shpëtojmë dhe ruajmë çdo element të trashëgimisë kulturore!”, deklaroi ministrja e Kulturës, Elva Margariti.
Muzeu Etnografik është një nga disa objektet e trashëgimisë kulturore që po restaurohen në kuadër të projektit #EU4Culture./Media Ndërtimi.