Connect with us

Infrastrukturë

Për 9 milionë euro mund të ndërtohet ura mes Velipojës dhe Ulqinit

Published

on

Një urë me vlerë 9 milionë euro do të shkurtojë distancën mes Velipojës dhe Ulqinit 73 herë.

Projekti i cili do të finalizohet në muajin gusht, pritet të përfundojë brenda 18 muajve.

“Me projektin e urës se re do të kemi një distancë të shkurtuar midis 2 vendeve.

Ura do jetë 310 m me 3 harqe, është e kategorisë C1, do përdoret për makinat, kalimtarët e biçikletat dhe do të ketë 2 korsi dhe pjesë të vendpushimeve, raporton Revista Monitor

Ura ka një lartësi që lejon kalimin nën të në rastin kur Lumi Bunë do të jetë i hapur për mjetet lundruese, jemi në fazën e përgatitjes.

Brenda 2 muajve do të jetë gati projekti dhe më pas procesi i buxhetimit dhe i prokurimit do të kërkojë 6 muaj, deri në qershor 2023.

Projekti mund të përfundojë brenda 18 muaj, do kushtojë 9 milionë euro”, tha kreu i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli.

Projekti u prezantua gjatë takimit të kryeministrit Rama me homologun e tij malazez, Dritan Abazoviç në kuadër të samitit të Ballkanit të Hapur, të mbajtur në Ohër.

Abazoviç në fjalën e tij tha se ura do të krijojë lehtësi jo vetëm nëpërmjet dy vendeve, por edhe turistëve të huaj.

“Do e lehtësojë shumë qasjen e turistëve, kjo është mënyra se si do të zgjidhim trafikun pranë Shkodrës, duke qenë se një pjesë kamionëve do të kalojnë nga kjo urë, është shumë e thjeshtë dhe irracionale që nuk është bërë më parë se nuk është e vështirë për t’u bërë, do kemi efekte shumë pozitive në të dyja anët dhe ndërlidhshmëria e dy vendeve do jetë më e madhe, ura dëshmon që nuk jemi vetëm Ballkan i Hapur, por në një fazë të re se si i kuptojmë marrëdhëniet, se nuk do të përdoret vetëm nga Mali i Zi apo Shqipëria, por edhe nga të gjithë qytetarët që do vijnë te ne”, tha Abazoviç.

Infrastrukturë

E vetme, në karrocë, banon në katin e tretë pa ashensor

Published

on

Duke qenë me aftësi të kufizuara dhe duke jetuar vetëm, Sabina Lloqani nga Prishtina, thotë se i është vështirësuar jetesa për shkak se kompleksit të saj banesor i mungon ashensori, raporton Radio Evropa e Lirë/

Ajo thotë se ka nevojë për një asistent, të cilin nuk po mund ta angazhojë me pensionin e vogël që ia jep shteti.

https://www.evropaelire.org/a/sabina-lloqani-vetme-karroce/32922105.html

Continue Reading

Infrastrukturë

Delta e paprekur e Vjosës kërcënohet nga turizmi masiv

Published

on

40 shkencëtarë të huaj dhe nga Shqipëria u bënë bashkë në javën shkencore të Deltës së Vjosës, për të vlerësuar biodiversitetin e zonës, e cila aktualisht po kërcënohet nga turizmi masiv.

Gjatë kësaj jave shkencëtarët nga Shqipëria, Austria, Bullgaria, Greqia dhe Italia mblodhën të dhëna për deltën “e paeksploruar pjesërisht dhe të paprekur të Vjosës”.

“Nga studimi i peshqve, gjitarëve, shpendëve, bimësisë, insekteve dhe deri te monitorimi i përpiktë i cilësisë së uji dhe mikroplastiës, çdo vrojtim i kësaj ekspeditë synon të zbulojë rëndësinë ekologjike të kësaj zone dhe të advokojë për përfshirjen e tij në Parkun Kombëtar të Lumit të Egër të Vjosës (WRNP) në përputhje me standartet e IUCN-së”, thuhet në njoftimin zyrtar, shkruan Citizens.al

Sipas një studimi i realizuar nga Euronature dhe Riverwatch, delta e Vjosës është një nga deltat e pakta të paprekura në mesdhe.

Nga 258 deltat dhe grykëderdhjet e lumenjve të vlerësuara në rajon, vetëm 4% e tyre janë në gjendje të mirë.

Delta e Vjosës përbëhet nga një zonë bregore dhe një deltë detare, aktualisht pjesë e Peizazhit të Mbrojtur Pishë Poro – Nartë.

Rizonimi i zonave të mbrojtura në Shqipëri i uli kategorinë e mbrojtjes të gjithë sistemit ligatinor të Deltës së Vjosës, ku mori statusin “Peizazh i Mbrojtur Pishë Poro – Nartë” (kategoria V), nga “Rezervat Natyror i Menaxhuar” (Kategoria IV). Sipërfaqja e këtij ekosistemi u zvogëlua me 5,551.7 ha: nga 21,238.0 ha u bë në 16,124.61 ha. Sa i përket Vjosë-Nartës, pjesë e Deltës, sipërfaqja ku sot po ndërtohet aeroporti u hoq tërësisht nga harta e zonave të mbrojtura.

Ndryshimi i statusit, ngrinin alarmin ekspertët mjedisorë, një vit më parë, mund të çojë në betonizimin e një prej zonave më të rëndësishme për biodiversitetin.

Kërkesa e shkencëtarëve është që delta e lumit Vjosë të përfshihet në Parkun Kombëtar të Vjosës të shpallur si i tillë në mars 2023, pas një betejë të gjatë. Po ashtu shkencëtarët kërkojnë të ndalohen projektet si aeroporti i Vlorës apo ndërtimet e resorteve luksoze në një zonë me biodiversitet të rrallë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Ngecin punimet për ndërtimin e urës te Liqeni i Badovcit

Published

on

Edhe pse në kontratën e nënshkruar është përcaktuar se punimet do të kryhen brenda 125 ditëve, punimet për ndërtimin e urës në afërsi të Liqenit të Badovcit, që lidh Prishtinën me Gjilanin, kanë ngecur.

Sipas Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, punimet në urën e cila është bllokuar për qarkullim që nga fundi i muajit prill të vitit 2023, janë ndalur që nga 06.03.2024, për shkak të rritjes së nivelit të ujit në Liqenin e Badovcit.

“Ju informojmë se që nga data 06.03.2024 në këtë projekt nuk ka aktivitete të punimeve për shkak të nivelit të lartë të Liqenit të Badovcit, që pamundëson fillimin e pozicioneve të punimit të pilotave të themeleve” – kanë thënë nga MMPHI për Kallxo.com.

Sipas tyre, aktualisht ministria është në fazën “e aprovimit të ndryshimeve të bëra në projekt”.

“Duke marrë parasysh që nuk mund të ndikojmë në uljen e nivelit të ujit në Liqenin e Badovcit, atëherë kemi filluar menjëherë shqyrtimin e disa mundësive tjera për fondimin e pilotave dhe themeleve. Për këtë është dashur që të bëhen disa ndryshime në projekt. Tani jemi në fazën e aprovimeve të këtyre ndryshimeve në mënyrë që të fillojmë sa më shpejtë ndërtimin e urës” – vazhdon përgjigja e Ministrisë.

Kontrata për “Ndërtimi i urës në rrugën nacionale N25.2, segmenti Prishtinë – Gjilan, lokacioni te Liqeni i Badovcit” është nënshkruar me 10.01.2024, më shumë se gjashtë muaj që nga bllokimi i urës për shkak të rrezikut.

Vlera e kontratës së nënshkruar me kompaninë fituese “Dreni Inginiering” është 468 mijë e 522 euro. Në kontratën e nënshkruar në mes të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI) dhe “Dreni Inginiering” thuhet se punimet do të kryhen në afat prej 125 ditëve.

Duke llogaritur datën e nënshkrimit të kontratës 10.01.2024 dhe 125 ditëve të përcaktuar, i bie që punimet të përfundojnë në mesin e muajit maj 2024. Por në teren punimet kanë ngecur. Aktualisht është demoluar vetëm ura e vjetër.

Ura e re pritet të jetë 38 metra e gjatë, me tri hapësira drite si dhe me gjerësi të rrugës mbi të 7 metra e gjysmë dhe trotuaret e elementet tjera përcjellëse.

Në fund të muajit prill 2023, MMPHI ka mbyllur urën tek Liqeni i Badovcit pas vlerësimit se paraqet rrezik.

Më 17.05.2024, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI) ka asfaltuar rrugën alternative tek ura e Liqenit të Badovcit për qarkullim të veturave, deri në ndërtim të urës./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending