Connect with us

Infrastrukturë

Përparim Rama përballet me banorët e Emshirit, diskutojnë për Planin Rregullues

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama bashkë me Drejtoren e Drejtorisë për Planifikim Strategjik, Mimoza Sylejmani dhe Drejtorin e Drejtorisë së Urbanizmit, Arbër Sadiki u ballafaquan me banorët e lagjes Emshir dhe diskutuan për Planin Rregullues të kësaj zone.

“Bashkëpunimi i drejtpërdrejt me qytetarët ndihmon në zhvillimin dhe zgjidhjen e problemeve të Kryeqytetit.

Transparenca dhe llogaridhënia janë parimet bazë dhe kryesore të qeverisjes sime. Nga dita e parë nisa kështu dhe e njëjta qasje do të mbetet gjatë gjithë mandatit katër vjeçar.”, deklaroi kryetari Rama, i cili shtoi se

Komuna e Prishtinës do të jetë e hapur për qytetarë dhe se do të ndihmojë zyrtarët komunalë për të identifikuar objektivat për pjesëmarrje publike të avancuar të qytetarëve në nivelin lokal./Media Ndërtimi.

Infrastrukturë

‘U rrëzua derisa punonte në një skelë ndërtimi’, Sigurimi shëndetësor në sirtar!

Published

on

Përveç dhimbjeve dhe pamundësisë për të lëvizur, Rexhep Gashi brengosej edhe për mbulimin financiar të trajtimit të tij.

I shtrirë prej ditësh në Klinikën e Ortopedisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, 52-vjeçari ka këmbën e thyer dhe disa rruaza të shtyllës kurrizore të krisura.

Ai u rrëzua derisa punonte në një skelë ndërtimi.

“Nuk e di se çfarë më ka ndodhur në atë moment. Isha shumë i lodhur. Mendoj se për shkak të lodhjes, edhe jam rrëzuar”, thotë Rexhepi.

Shërbimet që mund t’ia ofrojë QKUK-ja i merr falas, ndërsa të tjerat duhet t’i mbulojë vetë.

Kështu, ai pagoi një jelek për boshtin kurrizor, të cilin ia rekomanduan mjekët.

“Gjithçka është bërë e shtrenjtë… do të ishte mirë po të kishim sigurim shëndetësor nga shteti”, flet shkurt Rexhepi, pa dashur të japë më shumë detaje rreth pagesës që ka bërë.

Sikurse ai, pa sigurim shëndetësor, janë të gjithë qytetarët e Kosovës, përveç atyre që janë të siguruar përmes kompanive private, që ofrojnë sigurime të tilla.

Ka 17 vjet që është miratuar një ligj për sigurime shëndetësore, por çështja është zvarritur vazhdimisht.

Zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë thonë se një projektligj i ri tani “i ka kaluar fazat e konsultimeve publike” dhe se “grupi punues është në proces të inkorporimit të komenteve”.

Kosova nuk ka sigurime shëndetësore, ndonëse në vitin 2007 u miratua ligji për këtë çështje, por asnjëherë nuk hyri në fuqi, pasi shefi i atëhershëm i Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë nuk e nënshkroi.

Pas pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, ishin vetë qeveritë e Kosovës ato që e tërhoqën ligjin, për shkak të implikimeve buxhetore.

Kuvendi i Kosovës arriti ta miratonte Ligjin e ri për sigurime shëndetësore në vitin 2014, mirëpo as ai nuk u zbatua.

Zbatimit të tij u tha se do t’i paraprinte një periudhë prej gjashtë muajsh për mbledhjen e fondeve, e cila do të niste nga 1 korriku i vitit 2017.

Mungesa e sigurimit shëndetësor nuk është e vetmja sfidë që mundon punonjësit në Kosovë.

Sipas Inspektoratit të Punës, shumë prej tyre – sidomos në sektorin privat – ankohen edhe për orare të stërzgjatura të punës, paga të ulëta, mungesë kontratash, punë në fundjavë etj.

Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve që shënohet çdo 1 maj, punëtorët në Kosovë i gjen me pagë mesatare prej 520 eurosh dhe me minimalen që sillet nga 130 deri në 170 euro./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Kryeministri Kurti ua dorëzon çelësat e banesave 56 familjeve në Graçanicë

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në ceremoninë e përfundimit të banesave si pjesë e projektit të strehimit të familjeve që kanë banuar në qendra kolektive.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovës, Tomas Szunyog, kanë marrë pjesë në ceremoninë e përfundimit të banesave në lagjen “Suvido” në Graçanicë si pjesë e projektit të strehimit të familjeve që kanë banuar në qendra kolektive.

Në këtë lagje të Komunës së Graçanicës është bërë ndërtimi i dy ndërtesave banesore, hapësirave komunale dhe zonave rekreative.

Kryeministri Kurti gjatës fjalës së tij ka theksuar se janë mbledhur për t’ua dorëzuar çelësat e 35 banesave.

Ndërsa, ambasadori i BE-së, Szunyog, ka thënë se ky projekt ka mbështetur 56 familje nga komunitetet jo shumicë, duek shtuar se sot për ta fillon një jetë e re.

“Është ditë e veçantë për juve dhe për neve. Ky projekt është iniciative e përbashkët e financiar nga BE-ja dhe Ministria për Komunitete dhe Kthim. Ai nuk do t’ ishte i mundshëm pa mbështetjen e Komunës së Graçanicës. Në kornizën e këtyre projekteve kemi mbështetur 56 familje nga komunitetet jo shumicë. Kjo riafirmon rolin e BE-së si donatori më i madh në Kosovë. Sot fillon një jetë e re për juve, shpresoj qe te gjeni fuqi dhe inspirim që ta bëni këtë projekt të banimit social storie suksesi”, është shprehur ai.

Pjesëmarrës ka qenë edhe ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, i cili ka thënë se 34 banesat e ofruara nga ky projekt janë për 84 persona, dhe se për secilën familje ministria ka ofruar pajisjet elektrike, mobile dhe ushqim që do tua lehtësojë jetën atyre.

“Atyre u është ofruar edhe hapësirë për rekreacion. Përkushtimi ynë mbetet në nivelin më të lartë sepse ministria dhe qeveria e kuptojnë se sa të rëndësishëm janë shembujt e tillë”, ka thënë ai.

Ndër të tjera, ai ka shtuar se tashmë kanë shpallur konkurs për zhvillim ekonomik dhe qëndrueshmëri në vlerë 1 milion euro./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Ekspertët e Agjencisë Kadastrale të Kosovës trajnohen për përdorimin e Dronit

Published

on

Agjencia Kadastrale e Kosovës është institucioni i vetëm shtetëror përgjegjës për matje gjeodezike, kadastrale dhe hartografi, së fundmi është pajisur me Dron Wingtra Gen II teknologjia e fundit e droneve. Me ane te këtij droni do të prodhohen ortofoto, DTM/DEM me kualitet dhe cilësi të lartë do të përfshijë sipërfaqe jo shumë të mëdha  por me nevoja specifike të AKK-së.

Avancimi  i teknologjisë në fushën e matjeve ka krijuar mundësi të shumta dhe me saktësi shumë të lartë për prodhimin e ortofotove të cilat përveç AKK-së do të mund të i shfrytëzojnë edhe një numër i konsiderueshëm i institucioneve të tjera.

Për të fituar aftësi sa më të mira në përdorimin e Dronit gjatë të hënës një pjesë e ekspertëve të AKK-së janë trajnuar nga ekspertë të kësaj fushe, në vendpunishten e magjistrales Prishtinë-Gjakovë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending