Ka përfunduar punëtoria HeritageLab “Restore & Reuse old furniture” në Shtëpinë Hivzi Sulejmani në Prishtinë me qëllim të restaurimit të mobiljeve të vjetra dhe ripërdorimit të tyre për Rezidencën e re të artistëve.
Përgjatë 10 ditëve, 20 studentë pjesëmarrës kanë bërë restaurimin dhe riciklimin e mobilarit, i cili pastaj është vënë në përdorim në hapësira të ndryshme brenda shtëpisë.
Ata gjithashtu kanë bërë trajtimin e dyerve, dyshemesë dhe shkallëve të shtëpisë së shkrimtarit i cili kujtohet si një autor që e ndihmoi letërsinë e hershme kosovare të dalë nga fokusi rajonal dhe provincializimi.
Përveç trajtimit të mobilarit, një grup studentësh kanë bërë identifikimin, selektimin dhe ekspozimin e dokumenteve personale të Hivzi Sulejmanit të gjetura në dhomën e tij të punës. Të gjithë pjesëmarrësit u certifikuan pas përfundimit të kampit./Media Ndërtimi.