Connect with us

Infrastrukturë

Në fund të majit mbahet Panairi i Ndërtimit në Prishtinë

Published

on

Kemi kënaqësinë ta ndajmë me juve lajmin e mirë se kompania CEO shpk do organizon Panairi Ndërkombëtar EXPOKOS nën Patronatin e Zyrës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës dhe në bashkëpunim me Ministritë përkatëse.

Porta e Ballkanit – B2B për 365 ditë!

Panairi Ndërkombëtar EXPOKOS i cili tash e 21 vite organizohet në Kosovë, është ngjarja më e rëndësishme në Ballkanin Perëndimor dhe i dedikohet të gjitha bizneseve që i përkasin sektorit të Ndërtimit, Energjisë, Makinerisë dhe Mbrojtjes e Sigurisë.

EXPOKOS është panair i certifikuar edhe nga Asociacioni Botëror i Industrisë së Panaireve – UFI, me seli në Francë.

Me mbi 16,000 pjesëmarrës deri më tani, EXPOKOS konsiderohet si vendtakim i rëndësishëm për Ballkanin, duke krijuar ura lidhëse në mes të bizneseve që operojnë në Ballkan dhe ato biznese që synojnë tregun e Ballkanit.

“EXPOKOS” si një ngjarje e veçantë është e pasuruar me aktivitete të shumta, të cilat zhvillohen paralelisht me panairin.

Takimet B2B në panairin EXPOKOS janë vlerësuar gjithmonë si shumë efektive dhe të njëjtat do të vazhdojnë të jenë pjesë përbërëse e panairit edhe në këtë edicion.

Me një numër të madh të pavijoneve dhe ngjarjeve ndërkombëtare, njëherit i frekuentuar nga vizitorë profesionistë dhe sipërmarrës, EXPOKOS është destinacioni juaj ideal për tu bashkuar me klientë potencial nga fushat e Ndërtimit, Energjisë, Makinerisë dhe Mbrojtjes e Sigurisë nga vendi dhe rajoni.

Si një vend që nxitë entuziazmin për gjeneratat e ardhshme të profesionistëve të po këtyre fushave, EXPOKOS është gjithashtu vend i duhur për zbulimin e risive të ndryshme teknologjike. Përgjatë 20 viteve nga përvoja me EXPOKOS, ne jemi specializuar në trajtimin individual të ekspozuesve tanë duke filluar nga qasja në treg, zhvillimi i mëtutjeshëm e deri tek mundësitë për eksport jashtë vendit.

Me një numër të madh të pavijoneve ndërkombëtare dhe ngjarjesh, i frekuentuar nga vizitorë profesionist dhe sipërmarrës, EXPOKOS është destinacioni juaj ideal për tu bashkuar me klientë potencial nga fushat e NDËRTIMIT, ENERGJISË, MAKINERISË DHE MBROJTJES E SIGURISË nga vendi dhe rajoni.

EXPOKOS është vend i duhur për zbulimin e risive të ndryshme teknologjike, gjithashtu një vend që ndez entuziazmin për gjeneratat e ardhshme të profesionistëve të këtyre fushave./Media Ndërtimi.

Infrastrukturë

Kryeministri Kurti ua dorëzon çelësat e banesave 56 familjeve në Graçanicë

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në ceremoninë e përfundimit të banesave si pjesë e projektit të strehimit të familjeve që kanë banuar në qendra kolektive.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovës, Tomas Szunyog, kanë marrë pjesë në ceremoninë e përfundimit të banesave në lagjen “Suvido” në Graçanicë si pjesë e projektit të strehimit të familjeve që kanë banuar në qendra kolektive.

Në këtë lagje të Komunës së Graçanicës është bërë ndërtimi i dy ndërtesave banesore, hapësirave komunale dhe zonave rekreative.

Kryeministri Kurti gjatës fjalës së tij ka theksuar se janë mbledhur për t’ua dorëzuar çelësat e 35 banesave.

Ndërsa, ambasadori i BE-së, Szunyog, ka thënë se ky projekt ka mbështetur 56 familje nga komunitetet jo shumicë, duek shtuar se sot për ta fillon një jetë e re.

“Është ditë e veçantë për juve dhe për neve. Ky projekt është iniciative e përbashkët e financiar nga BE-ja dhe Ministria për Komunitete dhe Kthim. Ai nuk do t’ ishte i mundshëm pa mbështetjen e Komunës së Graçanicës. Në kornizën e këtyre projekteve kemi mbështetur 56 familje nga komunitetet jo shumicë. Kjo riafirmon rolin e BE-së si donatori më i madh në Kosovë. Sot fillon një jetë e re për juve, shpresoj qe te gjeni fuqi dhe inspirim që ta bëni këtë projekt të banimit social storie suksesi”, është shprehur ai.

Pjesëmarrës ka qenë edhe ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, i cili ka thënë se 34 banesat e ofruara nga ky projekt janë për 84 persona, dhe se për secilën familje ministria ka ofruar pajisjet elektrike, mobile dhe ushqim që do tua lehtësojë jetën atyre.

“Atyre u është ofruar edhe hapësirë për rekreacion. Përkushtimi ynë mbetet në nivelin më të lartë sepse ministria dhe qeveria e kuptojnë se sa të rëndësishëm janë shembujt e tillë”, ka thënë ai.

Ndër të tjera, ai ka shtuar se tashmë kanë shpallur konkurs për zhvillim ekonomik dhe qëndrueshmëri në vlerë 1 milion euro./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Ekspertët e Agjencisë Kadastrale të Kosovës trajnohen për përdorimin e Dronit

Published

on

Agjencia Kadastrale e Kosovës është institucioni i vetëm shtetëror përgjegjës për matje gjeodezike, kadastrale dhe hartografi, së fundmi është pajisur me Dron Wingtra Gen II teknologjia e fundit e droneve. Me ane te këtij droni do të prodhohen ortofoto, DTM/DEM me kualitet dhe cilësi të lartë do të përfshijë sipërfaqe jo shumë të mëdha  por me nevoja specifike të AKK-së.

Avancimi  i teknologjisë në fushën e matjeve ka krijuar mundësi të shumta dhe me saktësi shumë të lartë për prodhimin e ortofotove të cilat përveç AKK-së do të mund të i shfrytëzojnë edhe një numër i konsiderueshëm i institucioneve të tjera.

Për të fituar aftësi sa më të mira në përdorimin e Dronit gjatë të hënës një pjesë e ekspertëve të AKK-së janë trajnuar nga ekspertë të kësaj fushe, në vendpunishten e magjistrales Prishtinë-Gjakovë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Abdixhiku: Do të ndërtojmë termocentral me gaz gjysmë miliardësh

Published

on

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas takimit me ekspertë të ekonomisë nga ky subjekt politik, ka folur për investime në infrastrukturë, përfundimin e autostradave dhe ndërtimin e Termocentralit me gaz në vlerë 500 milionë euro.

Po ashtu investime sipas Abdixhikut do të ketë edhe në qendrat turistike si në Dukagjin dhe Brezovicë.

Në programin e tyre, po ashtu përshihet dhe rritje e pagave në sektorin publik, me koeficient deri 150 euro.

“Sot mbajtëm takimin e dytë të radhës të departamenteve të lidhjes demokratike të Kosovës, siç e dini LDK ka organizuar 21 departamente të fushave të ndryshme të programit politik “Rruga e re“. Sot mbajtëm takime me profesionistët dhe ekspertët e fushës së ekonomisë ku u diskutuan disa nga zotimet dhe projektet kryesore ekonomike që LDK i ka brenda programit “Rruga e re”, ndër këto zotime, projekte kryesore veçohen dhe dallohen ato të rritjes së pagave në sektorin publik, ku LDK parasheh në bazë të diskutimeve të brendshme, koeficient deri në 150 euro për sektorin publik”, theksoi ai.

Ai ka folur edhe për investimet qindra milionë euro nëse LDK qeverisë me vendin, duke ndërtuar edhe një spital në Prishtinë në vlerë 250 milionë euro.

“Po parashohim investime të mëdha në infrastrukturë, në përfundimin e gjitha rrugëve dhe autostradave në Kosovë, në gazifikimin e Kosovës në ndërtimin e Termocentralit me gaz, një investim 500 milionë euro në Ferizaj dhe parashohim investime në qendrat turistike ne Brezovicë dhe Dukagjin e po ashtu edhe ndërtimin e një spitali të ri në Prishtinë në vlerë prej 250 milion euro. Pra këto janë diskutimet e brendshme që po bëhen brenda LDK-së për të shtruar përpara projektet identitare të rrugës së re dhe Lidhjes demokratike të Kosovës”, tha Abdixhiku.

Në këtë mbledhje morën pjesë ekspertë të ekonomisë, ish-ministra dhe deputetë të LDK-së nga fusha e ekonomisë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending