Connect with us

Infrastrukturë

Shkupi nuk pret pasoja nga ndalja e gazit rus

Published

on

Maqedonia e Veriut nuk pret që të ketë pasoja të mëdha në furnizimin me gaz pas vendimit të Kompanisë shtetërore ruse të energjisë Gazprom, që të ndërpresë furnizimin me gaz për Bullgarinë, nga dita e mërkurë.

Kryeministri bullgar, Kiril Petkov, ka thënë se “Sofja nuk do t’u nënshtrohet shantazheve të Rusisë që të paguajë gazin me rubla” dhe se Bullgaria, sipas tij, është e përgatitur për një vendim të tillë të kompanisë shtetëror ruse të energjisë.

Edhe ministri i Ekonomisë i Maqedonisë së Veriut, Kreshnik Bekteshi, tha të mërkurën se autoritetet janë të gatshme të përballen me pasojat e një vendimi të tillë të Moskës.

Ne si institucione, por edhe të gjitha kompanitë tashmë jemi të përgatitur për çdo situatë të mundshme. Ndikimi nga një vendimi i tillë do të jetë shumë i vogël për të mos thënë zero”, deklaroi Bekteshi.

Importi i derivateve të naftës me origjinë nga Rusia, sipas Bekteshit, është afërsisht 8%. Ai tha se aktualisht nuk ka asnjë ndërprerje në furnizimin me gaz dhe në rast se Rusia ndërpret furnizimin për Bullgarinë, interkonektori nga Greqia do të përdoret si lidhje alternative sepse sipas Bekteshit, Bullgaria sipas marrëveshjeve të nënshkruara, nuk duhet të ndërpresë transitin e gazit.

Nga Komisioni Rregullator për Energjetikë i Maqedonisë së Veriut, thanë të mërkurën se gazsjellësi që kalon përmes Bullgarisë mund të shërbejë si transit për Maqedoninë e Veriut, pasi ka një mundësi teknike për rrjedhje të pandërprerë të gazit natyror në vend.

Sipas informacioneve që disponojmë, Makpetrol, që është kompania kryesore e importit të gazit natyror, me kohë i ka shlyer detyrimet ndaj kompanisë ruse Gazprom, që nënkupton furnizim stabil të gazit natyror. Megjithatë, situata është komplekse, monitorohet vazhdimisht dhe varet nga vendimet që do të marrë Rusia – nëse do të zgjerojë listën e vendeve të cilave do t’ua ndalojë apo kufizojë furnizimin me gaz natyror”, thuhet në njoftimin e Komisionit Rregullator për Energjetikë./Media Ndërtimi

Infrastrukturë

Filloi instalimi i njehsorëve smart në pjesën veriore të Kosovës

Published

on

Kontraktori i KEDS-it, Elektrosever, ka filluar vendosjen e njehsorëve smart (të mençur) në pjesën veriore të vendit. Këta njehsorë, që janë fjala e fundit e teknologjisë, do të rregullojnë tutje distribuimin dhe furnizimin me energji elektrike për konsumatorët kosovarë të asaj pjese.

“Në procesin që ka filluar sot do të vendosen gjithsej 5 mijë njehsorë smart me fokus te konsumatorët që kërkojnë lidhje të reja dhe tek ata që nuk kanë njehsorë. Operimi me njehsorët smart është treguar tejet efikas dhe ka avancuar në mënyrë të vazhdueshme shërbimet dhe sigurinë e shpërndarjes dhe furnizimin me energji elektrike për konsumatorët. Rrjedhimisht, avantazhet dhe mundësitë që ofrojnë këta njehsorë janë të shumta”, njofton zyra për informim e kësaj kompanie.

KEDS-i njofton se deri tash ka vendosur mbi 100 mijë njehsorë të tillë anekënd territorit të vendit.

Ky shërbim është pjesë e sistematizimit edhe të konsumatorëve në veri të vendit dhe paraqet një hap të madh përpara për funksionimin në mënyrë të plotë dhe gjithëpërfshirës për tërë rrjetin distributiv të Kosovës.

KEDS, thotë se integrimi elektroenergjetik i pjesës veriore të vendit filloi në pjesën e parë të dhjetorit të vitit të kaluar kur KEDS kishte nënshkruar kontratën me Elektroseverin me qëllim normalizimin e shpërndarjes dhe furnizimit me energji elektrike në komunat Zubin Potok, Leposaviq, Zveçan dhe Mitrovicë Veriore.

“Kjo kontratë përkon me ligjin e Kosovës dhe kornizën rregullative, në përputhje me Marrëveshjet në lidhje me Energjinë të datës 8 shtator 2013 (“Marrëveshjet e Energjisë 2013”) dhe Konkluzionet e Lehtësuesit të BE-së për zbatimin e Marrëveshjes së Energjisë të vitit 2013, të datës 25 gusht 2015 (“ Marrëveshjet për Energjinë të vitit 2015”), si dhe Udhërrëfyesin për Zbatimin e Marrëveshjeve Energjetike të 21 qershorit 2022”, thuhet në njoftimin e KEDS-it./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrugës së re në Skenderaj

Published

on

Kanë filluar punimet për ndërtimin e rrugës së re, që lidh rrugën “17 Shkurti” me “Sala e Hamit Jasharin” në Skenderaj.

Lajmin për këtë e ka bërë të ditur kryetari i komunës së Skenderajt, Fadil Nura, i cili ka thënë se kjo rrugë është duke u ndërtuar me gjithë infrastrukturën e nevojshme përcjellëse, sipas planit urbanistik dhe Hartës Zonale.

“Krijon infrastrukturë të re për banorët e ndërtesave në rrugën “17 Shkurti”, diçka që u ka munguar.”, ka shkruar Nura./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Published

on

Universiteti i Maine ka thyer rekordin e tij botëror duke krijuar printerin më të madh polimer 3D.

Në vitin 2019, ata lëshuan printerin e parë 3D rekord që ndërtoi një shtëpi prej 55 metrash katrorë të bërë nga materiale të riciklueshme.

Por shteti i Maine ka nevojë për 80,000 shtëpi të tjera gjatë gjashtë viteve të ardhshme me mungesë të fuqis punëtore për ta realizuar atë.

Andaj, ata kanë sjellë Printerin 3D më të madh dhe më të mirë “Factory of the Future 1.0 (FoF 1.0)” për të ndihmuar paraardhësin e tij të arrijë këtë qëllim – me një kohë shumë më të shpejtë, përcjell Telegrafi.

FoF 1.0 printon katër herë më shpejt, që do të thotë se mund të printojë një shtëpi në rreth 80 orë.

Sipas autoriteteve, qëllimi nuk ishte ndërtimi i një shtëpie të lirë, por ndërtimi i një shtëpie në të cilën njerëzit donin të jetonin.

Të pranishëm në zbulimin zyrtar të FoF 1.0 ishin përfaqësues nga Departamenti Amerikan i Mbrojtjes, nga Energjia, Autoriteti Shtetëror i Strehimit të Maine, si dhe palë të tjera të interesuara që planifikojnë të përdorin këtë printer 3D./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending