Connect with us

Infrastrukturë

Beteja për shpalljen e lumit Vjosa “Park Kombëtar”

Published

on

Keqpërdorimi i burimeve të shumta natyrore në Shqipëri që janë esenciale për jetën e banorëve, ka shkaktuar mobilizimin dhe aktivizimin e qytetarëve për mbrojtjen e tyre – në forma të ndryshme – duke nxitur një aktivizëm mjedisor.

Mbrojtja e lumit Vjosa është një nga shembujt e veçantë që tregon se si aktivimi i qytetarëve për mbrotjen e mjedisit ka bërë që kauza për mbrojtjen e lumit Vjosa të ngritet në nivelin ndërkombëtar.

Ndërtimi hidrocentraleve mbi lumin Vjosa është kundërshtuar prej vitesh nga banorët e zonës, aktivistët mjedisorë vendas dhe të huaj, si dhe grupe shkencëtarësh që e konsiderojnë Vjosën si lumin e fundit të egër në Europë. Ata kanë kundërshtuar planet e qeverisë për të ndërtuar 45 hidrocentrale, 8 në vetë lumin Vjosë dhe 37 në degët e saj.

Vjosa është lumi më i madh i Shqipërisë Jugore. Shkencëtarët/et e vlerësuan Vjosën si të vetmin lumë të egër, të madh ende të paprekur në Evropë. Madje shkencëtarët/et kanë vlerësuar që ndërtimi i digave do të shkaktojë dëme të pakthyeshme në lumë. Kështu, 776 shkencëtarë/e dhe ekspertë/e nga e gjithë bota i kanë kërkuar qeverisë së Shqipërisë që të ndalojnë ndërtimin e digave mbi lumin Vjosë. Ky peticion është konsideruar si njëri nga peticionet më të mëdha shkencore për ujërat e ëmbla të të gjitha kohërave.

Mbrojtja e lumit Vjosa ka marrë mbështetjen edhe të aktorit të famshëm Leonardo di Caprio, i cili bëri një postim në instagram, duke thënë se: “Ky është lumi i fundit i egër në Evropë. Por për sa kohë?”. Ai po ashtu u bë i pari që promovoi filmin e shkurtër  të titulluar me emrin “Vjosa Forever” (Vjosa Përgjithmonë), që iu bën thirrje njerëzve të bashkohen në kauzën për të mbrojtjen e së ardhmes së lumit Vjosa, ndërsa apelon të sjellin vëmendjen ndërkombëtare për katastrofën mjedisore që mund të ndodhë nëse lumi mbetet i pambrojtur.

Aktivistët/et për mbrojtjen e mjedisit në Shqipëri kanë bërë thirrje të vazhdueshme që lumi Vjosa të shpallet “Park Kombëtar”. Në vitin 2020 Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pas protestave të aktivistëve ambientalistë ka njoftuar publikisht që do të anulojë projektet e hidrocentraleve dhe për synimin për shpalljen e Vjosës si “Park Ndërkombëtar”. Ndërkaq në Janar të vitit 2022 Qeveria e Shqipërisë lumin Vjosa  e shpalli “Park Natyror”, por jo “Park Kombëtar”, ashtu siç kërkohej nga aktivistët.

Mosshpallja e lumit Vjosa si “Park Kombëtar” vazhdon kërcënimin e tij nga ndërtimi i hidrocentraleve në digat e tij. Statusi “Park Kombëtar” është një standard ndërkombëtar për mbrojtjen e natyrës dhe e vetmja mundësi për t’i parandaluar bizneset dhe qeveritë e ardhshme të dëmtojnë lumin dhe degët e tij.

Shpallja e lumit “Park Kombëtar” do të pengojë ndërtimin e projekteve të hidrocentraleve. Sipas një sondazhit të realizuar nga IDRA Poll, 94% e qytetarëve të Shqipërisë janë pro shpalljes së lumit Vjosa “Park Kombëtar”, në të gjithë gjatësinë e lumit.  Pavarësisht zërit të organizatave mjedisore, ekspertëve, banorëve, personazheve të njohur që kanë kërkuar shpalljen e lumit Vjosë “Park Kombëtar” dhe krijimin e parkut të parë të një lumi të egër në Evropë, ky vendim ende mbetet larg.

Prizma Medium Ky lajm është prodhuar me mbështetjen financiare të Fondacionit të Kosovës për Shoqëri të Hapur. Pikëpamjet e shprehura në këtë publikim janë të Shoqatës Media e Prizrenit dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohen si qëndrim i Fondacionit të Kosovës për Shoqëri të Hapur./Media Nd/Media Ndërtimi.

Infrastrukturë

Filloi instalimi i njehsorëve smart në pjesën veriore të Kosovës

Published

on

Kontraktori i KEDS-it, Elektrosever, ka filluar vendosjen e njehsorëve smart (të mençur) në pjesën veriore të vendit. Këta njehsorë, që janë fjala e fundit e teknologjisë, do të rregullojnë tutje distribuimin dhe furnizimin me energji elektrike për konsumatorët kosovarë të asaj pjese.

“Në procesin që ka filluar sot do të vendosen gjithsej 5 mijë njehsorë smart me fokus te konsumatorët që kërkojnë lidhje të reja dhe tek ata që nuk kanë njehsorë. Operimi me njehsorët smart është treguar tejet efikas dhe ka avancuar në mënyrë të vazhdueshme shërbimet dhe sigurinë e shpërndarjes dhe furnizimin me energji elektrike për konsumatorët. Rrjedhimisht, avantazhet dhe mundësitë që ofrojnë këta njehsorë janë të shumta”, njofton zyra për informim e kësaj kompanie.

KEDS-i njofton se deri tash ka vendosur mbi 100 mijë njehsorë të tillë anekënd territorit të vendit.

Ky shërbim është pjesë e sistematizimit edhe të konsumatorëve në veri të vendit dhe paraqet një hap të madh përpara për funksionimin në mënyrë të plotë dhe gjithëpërfshirës për tërë rrjetin distributiv të Kosovës.

KEDS, thotë se integrimi elektroenergjetik i pjesës veriore të vendit filloi në pjesën e parë të dhjetorit të vitit të kaluar kur KEDS kishte nënshkruar kontratën me Elektroseverin me qëllim normalizimin e shpërndarjes dhe furnizimit me energji elektrike në komunat Zubin Potok, Leposaviq, Zveçan dhe Mitrovicë Veriore.

“Kjo kontratë përkon me ligjin e Kosovës dhe kornizën rregullative, në përputhje me Marrëveshjet në lidhje me Energjinë të datës 8 shtator 2013 (“Marrëveshjet e Energjisë 2013”) dhe Konkluzionet e Lehtësuesit të BE-së për zbatimin e Marrëveshjes së Energjisë të vitit 2013, të datës 25 gusht 2015 (“ Marrëveshjet për Energjinë të vitit 2015”), si dhe Udhërrëfyesin për Zbatimin e Marrëveshjeve Energjetike të 21 qershorit 2022”, thuhet në njoftimin e KEDS-it./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrugës së re në Skenderaj

Published

on

Kanë filluar punimet për ndërtimin e rrugës së re, që lidh rrugën “17 Shkurti” me “Sala e Hamit Jasharin” në Skenderaj.

Lajmin për këtë e ka bërë të ditur kryetari i komunës së Skenderajt, Fadil Nura, i cili ka thënë se kjo rrugë është duke u ndërtuar me gjithë infrastrukturën e nevojshme përcjellëse, sipas planit urbanistik dhe Hartës Zonale.

“Krijon infrastrukturë të re për banorët e ndërtesave në rrugën “17 Shkurti”, diçka që u ka munguar.”, ka shkruar Nura./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Published

on

Universiteti i Maine ka thyer rekordin e tij botëror duke krijuar printerin më të madh polimer 3D.

Në vitin 2019, ata lëshuan printerin e parë 3D rekord që ndërtoi një shtëpi prej 55 metrash katrorë të bërë nga materiale të riciklueshme.

Por shteti i Maine ka nevojë për 80,000 shtëpi të tjera gjatë gjashtë viteve të ardhshme me mungesë të fuqis punëtore për ta realizuar atë.

Andaj, ata kanë sjellë Printerin 3D më të madh dhe më të mirë “Factory of the Future 1.0 (FoF 1.0)” për të ndihmuar paraardhësin e tij të arrijë këtë qëllim – me një kohë shumë më të shpejtë, përcjell Telegrafi.

FoF 1.0 printon katër herë më shpejt, që do të thotë se mund të printojë një shtëpi në rreth 80 orë.

Sipas autoriteteve, qëllimi nuk ishte ndërtimi i një shtëpie të lirë, por ndërtimi i një shtëpie në të cilën njerëzit donin të jetonin.

Të pranishëm në zbulimin zyrtar të FoF 1.0 ishin përfaqësues nga Departamenti Amerikan i Mbrojtjes, nga Energjia, Autoriteti Shtetëror i Strehimit të Maine, si dhe palë të tjera të interesuara që planifikojnë të përdorin këtë printer 3D./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending