Connect with us

Infrastrukturë

Ministria e Infrastrukturës keqpërdoroi 9 milionë euro përmes tenderëve në asfaltimin e rrugëve!

Published

on

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka akuzuar Qeverinë e Kosovës se ka keqpërdorur 9 milionë euro përmes tenderëve në asfaltimin e rrugëve, duke thënë se bëhet fjalë për një aferë të pastër korruptive.

Deputeti i kësaj partie Abelard Tahiri përmes një konference për media, tha se gjatë një hulumtimi që ka bërë partia e tij, ka rezultuar se Qeveria apo Ministria e Infrastrukturës kanë nënshkruar 42 kontrata një burimore, pa publikim të njoftimit për kontratë, vlera e të cilave është rreth 9 milionë euro, raporton Kallxo.com.

“Është një rast i paprecedent, nënshkrimi i një numri kaq të madh të kontratave një-burimore, shumica prej tyre për punë shtesë por duke mos lënë anash edhe kontratat e reja, nuk ka ndodhur më herët në Kosovë. Vlen të theksohet fakti që të shpenzohen 9 milionë euro në mënyrë të negociuar në punë të paparashikuara, është një dëm jashtëzakonisht i madh”, tha Tahiri para gazetarëve.

Tutje, Tahiri tha se ky rast është për prokurorinë, sepse sipas tij, janë keqpërdorur 9 milionë euro të buxhetit.“Ky është një rast për prokurorinë, sepse shpenzohet në punë të paparashikuara, në punë kontrata shtesë, 9 milionë euro ku dihet që buxheti i Ministrisë së Infrastrukturës shkon dikun te 100 milionë euro dhe pothuajse 10% të këtij buxheti shkon në punë të paparashikuara është e pa tolerueshme. Është një rast që kërkon hetim nga Prokuroria”, tha ndër të tjera Tahiri.

Ndërsa deputetja Eliza Hoxha tha se kemi të bëjmë me shkelje të Ligjit për Prokurim Publik. Ajo tha se ky Ligj shprehimisht kërkon që Autoritetet Kontraktuese duhet të marrin të gjitha veprimet e nevojshme, për të ulur përdorimin e procedurës së negociuar.

“Mbi 90% e këtyre kontratave të Ministrisë së Infrastrukturës e kanë tejkaluar vlerën e kontratës, gjë që dëshmon për procese të montuara të prokurimit, keqplanifikim, tejkalim të kufijve buxhetorë duke iu shkaktuar kështu dëme buxhetit shtetëror 10% të vlerës së kontratave bazë dhe kjo vlerë e përkthyer në euro nënkupton mbi 9 milionë euro”, deklaroi Hoxha.

Tutje, deputetja Hoxha po ashtu tha se shkelje tjetër është edhe mospërfillja e paramasës dhe parallogarisë të projekteve, për të cilat janë nënshkruar kontratat.

“Shkelje tjetër është mospërfillja e paramasës dhe parallogarisë së projekteve, të cilat duhet të mbajnë sasitë dhe specifikat, por nuk duhet të jenë të plotësuara me çmime, sepse çmimet vendosen zakonisht nga operatorët ekonomik”, tha Hoxha.

Ajo gjithashtu pretendoi se shumica prej këtyre 42 kontratave janë të nënshkruara nga zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi.

Infrastrukturë

Komuna e Gjakovës hap afatin për konsultime publike të Hartës Zonale

Published

on

Komuna e Gjakovës, përkatësisht drejtoria për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit, duke filluar nga data 23 maj 2022 deri me datën 21 qershor 2022, shpallë të hapur afatin për konsultime dhe sugjerime publike ne lidhje me draftin e Vlerësimit Strategjik Mjedisor për Hartën Zonale Komunale.

Ndërsa, me datë 10 qershor, e premte, me fillim prej orës 13:30, në Sallën e Kuvendit Komunal, në objektin e ish- Bankosit, mban Konsultim Fizik me Publikun./Media Ndërtimi.

Draftin e këtij dokumenti, mund ta gjeni në ueb faqen e komunës së Gjakovës, në linkun e më poshtëm:

https://kk.rks-gov.net/…/Draft-i-Vleresimit-Strategjik…

Continue Reading

Infrastrukturë

Asfaltohet njëri segment i “Muharrem Fejza”, nuk përdoret rrjeta për të ruajtur rrugën nga gropat  

Published

on

Që nga orët e hershme të mëngjesit të së premtes ka nisur të asfaltohet njëri segment i rrugës “Muharrem Fejza” duke përfshirë rrugët lidhëse prej rrethrrotullimit të rrugës “B” në drejtim të lagjes Mati përkatësisht deri te rruga “Ibrahim Oruçi”.

Drejtoria e Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave-KK Prishtina njoftoi se të premten më 20 maj do të asfaltohen hyrjet në rrugët lidhëse dhe rruga “Muharrem Fejza” nuk do të mbyllet këtë ditë për qarkullim.

Qarkullimi në këtë rrugë do të mbyllet për dy ditë:

E premte, 20 maj 2022, prej orës  06:00-18:00.

E shtunë, 21 maj 2022, prej orës  08:00-18:00.

“Kërkojmë nga banorët e lagjes që automjetet mos tii parkojnë në parkingun paralel me shiritat qarkullues të rrugës dhe as në trotuare për arsye se pengojnë realizimin e punimeve dhe automjetet mund të dëmtohen gjatë spërkatjes me emulsion.”, shkruan në njoftimin e Komunës së Prishtinës.

Mirëpo, gjatë punimeve të shtrirjes finale të asfaltimit nuk është përdor rrjeta në mënyrë që kjo rrugë t’i përballoj krijimit të gropave.

Ndryshe nga Komunat, Ministria e Infrastrukturës ka premtuar se do shtoj cilësinë e punimeve gjatë asfaltimit të rrugëve, duke përdorur kështu produkte të reja dhe efektive.

“Sanimet më nuk do të bëhen si në të kaluarën, por do të përdoren rrjeta, para se të shtrohet shtresa e asfaltit.”, kishte deklaruar zv.ministri i Infrastukturës Hysen Durmishi.

“Prej projektit në projekt vazhdojmë të punojmë për një Prishtinë sa më funksionale dhe praktike.”, është ky zotimi i Drejtorisë së Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave të Komunës së Prishtinë./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Infrastrukturë

Nënshkruhet marrëveshja për fasadimin e Soliterave në Ulpianë

Published

on

Lajm fantastik për banorët e lagjes “Ulpiana” e ka cilësuar  kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, marrëveshjen ku do të fasadohen ndërtesat ikonike në kryeqytet.

“Nënshkruam “Marrëveshjen e Bashkëfinancimit” me Millennium Foundation Kosovo për rinovimin dhe përmirësimin e furnizimit me energji të ripërtërishme në Ndërtesat Shumëbanesore, të njohura për qytetarët si ‘Soliterët e Ulpianës’.”, deklaroi Rama.

Renovimi është projekt i përbashkët i Komunës së Prishtinës me Bankën Botërore dhe fondet e Korporata e Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC), si një nga shtatë komunat që është përzgjedhur për renovimin e objekteve të vjetra.

Komuna e Prishtinë për një projekt të tillë nuk ka organizuar paraparakitsh asnjë debat publik në të cilën do të mund të shprehshin mendimet për sa i përket këtij renovim në ndërtesat ikonike të Prishtinës./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending