Connect with us

Trashëgimia

Botohet “Hapësirat kulturore të Kosovës” nga Rudina Hasimja

Published

on

Hapësirat Kulturore të Kosovës, projekt ky pjesë e së cilit është Lumbardhi, sjellë publikimin e hulumtimit “Hapësirat kulturore të Kosovës” nga Rudina Hasimja.

Botimi ka për qëllim që t’i përmbledhë dhe t’i ndërlidhë bisedat mbi kulturën, artin dhe hapësirat publike duke propozuar një kornizë për një analizë më të thellë të barrierave me të cilat përballen hapësirat kulturore.

Botimi gjithashtu thekson nevojën për ndërgjegjësim mbi betejat e organizatave të pavarura të kulturës, me synim që të hapen biseda mbi modele të ndryshme të qeverisjes që lejojnë më shumë pjesëmarrje dhe llogaridhënie publike.

Hulumtimin, mund ta gjeni dhe shkarkoni në: www.culutralspaceofkosovo.org

Ky hulumtim u mundësua me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian, në kuadër të projektit “Partneriteti Publik Qytetar për Qeverisje Inovative të Infrastrukturës Publike” të zbatuar nga Anibar, Lumbardhi, 7 Arte , dhe Pogon.

Trashëgimia

Në Bostan të Novobërdës fillojnë gërmimet arkeologjike

Published

on

Në lokalitetin arkeologjik të fshatit Bostan në Komunën e Novobërdës, kanë nisur hulumtimet dhe gërmimet arkeologjike.

“Përmes zbulimeve arkeologjike formësohet historia e lashtë e vendit tonë.”, deklaroi ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku.

Ky lokalitet  në mesin e banorëve njihet me emrin “Gumnishtë” dhe ndodhet në lartësi mbidetare 957m, ndërsa qëllim i këtij hulumtimi është konfirmimi i një qendre banimi që lidhet me periudhën e Mbretërisë Dardane.

Continue Reading

Trashëgimia

Gjendet një vend me përplot bukuri natyrore në Kalanë e Vuçakut në Drenas

Published

on

Gjendet në një vend me përplot bukuri natyrore dhe potenciali e rëndësia historike që ka e bën tejet të veçantë Kalanë e Vuçakut në Drenas.

Ndërhyrjet në këtë kala kanë nisur dhe në fokus kanë pastrimin, konservimin e strukturave dhe përgatitjet që ky monument të jetë në shërbim të turizmit kulturor.

“Ky do të jetë një vit intensiv me punë në arkeologji”, deklaroi ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trashëgimia

Restaurohet shtëpia e familjes Kryeziu nga Gjakova si aset i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore

Published

on

Shtëpia e familjes Kryeziu nga Gjakova, me arkitekturë tradicionale të fundit të shekullit VIII-të gjendet në pjesën e vjetër të qytetit dhe ka pamje mbresëlënëse.

Ndodhet mes Muzeut Historik dhe hapësirës ku është i vendosur busti i Sylejman Vokshit.

Gjakova njihet si qytet i kulturës, traditës dhe qytetërimit. Investimet në ruajtjen trashëgimisë kulturore nga MKRS nuk do të ndalen./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending