Connect with us

Infrastrukturë

Çmimet e biletave kthehet në gjendjen e mëparshme para rritjes

Published

on

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MPHI) dhe Shoqata e Transportueseve Rrugor, kanë gjetur gjuhë të përbashkët rreth vendimit për zbritjen e biletave për disa kategori.

Të dyja palët kanë rënë dakord që çmimet për këto kategori të kthehen në gjendjen në të cilën kanë qenë para rritjes, ndërkohë Shoqata e Transportuesve Rrugor do ta largojnë edhe padinë ndaj këtij dikasteri, shkruan Shqip.com.

Zëvendësministri i MPHI-së, Hysen Durmishi, tha se në kuadër të kësaj marrëveshje, tha se anëtaret e shoqatës janë zotuar se do t’i mbrojnë këto kategori.

“Për shkak të rritjes së çmimeve te naftës dhe derivateve kompanitë e transportit rrugor në disa raste kanë vendos t’i rrisin çmimet e biletës. Dhe ne si ministri patëm marr vendim t’i mbrojmë disa kategori. Pas diskutimeve që kemi pas kemi ardhë në një dakordim dhe kemi arrit në një marrëveshje që çmimet për këto kategori të kthehen në gjendjen në të cilën kanë qenë para rritjes. Për këto kategori shoqërore kryetari dhe anëtaret e shoqatës janë zotu që do t’i mbrojnë këto kategori. Pra këta kanë dërguar edhe padi do ta tërheqin edhe padinë. Ne sivjet kemi edhe në plotësim ndryshimin e ligjit për transportin edhe udhëzimet administrative”, tha ai.

Kryetari i shoqatës Ruzhdi Kurtishaj, tha se me këtë marrëveshje të gjithë janë fitues, derisa u zotua që nuk do të ketë ngritje të çmimit të biletave.

“Ka qenë një situatë bukur e tensionuar por përfitues sot të këtij bashkëpunimi janë qytetarët, ministria por edhe shoqata e transportit. Sa i përket çmimit të biletave dhe shfuqizimit të vendimit e falënderojë shumë edhe për normalizimin e situatës. Efekti i këtij vendimi është arrit të mos ketë rritje të biletave dhe ne zotohemi që nuk do të ketë rritje të biletave. Është shumë e rëndësishme të ndërtojmë partneritet publiko-privat. Po shpresojë që sukseset për të ardhmen s’do të na mungojnë”, tha ai./Media Ndërtimi.

Infrastrukturë

Prokuroria Themelore në Gjakovë në aksion kundër shkatërruesve të mjedisit

Published

on

Një kamion transportues dhe një ekskavator janë sekuestruar për shkak të aktivitetit ilegal të nxjerrjes së zhavorrit përgjatë shtratit të lumit Drini i Bardhë.

Lajmin e ka bërë të ditur Prokuroria Themelore në Gjakovë, përmes një njoftimi për media, teksa ka bërë të ditur se në disa fshatra të Komunës së Rahovecit, është duke u degraduar ambienti për shkak të aktivitetit të tillë ilegal.

“Prokurori koordinator për hetimin e krimeve kundër mjedisit, Kastriot Memaj, ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale ‘Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit’ nga neni 338 i KPRK-së. Njëkohësisht, në koordinim me policinë, janë duke u ndërmarrë veprime aktive në drejtim të kapjes së kryesve të kësaj vepre penale”, thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet se prokuroria mbetet e përkushtuar maksimalisht në luftimin e dukurive të tilla të kundërligjshme që degradojnë ambientin dhe u bëhet thirrje qytetarëve për bashkëpunim në luftimin e këtyre dukurive./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Ura e Kukësit pritet të hapet më 1 qershor

Published

on

Segmenti tre kilometra i aksit Kukës-Morinë, pjesë e Rrugës së Kombit nga mbikalimi i Gostilit deri te ura e Kukësit tashmë është hapur për qarkullimin e mjeteve.

Plot tri javë iu deshën kompanisë koncensionare për vendosjen e shtresave të stabilizantit dhe asfaltimin e njërit segment rrugor që lidh dy anët e Urës së Re me Rrugën e Kombit, ndërsa po punohet për përgatitjen për asfaltimin e segmentit tjetër rrugor në hyrje të Urës së Re.

Konstrukti metalik i urës së re mbi Drin, tashmë është pozicionuar në bazamentin përfundimtar të saj ndërsa po punohet për montimin e pjesëve dhe vendosjen e shtresave të nevojshme drejt përmbylljes së projektit dhe vënien në funksion të plotë brenda muajit qershor, e gatshme për sezonin e verës.

I gjithë trafiku i mjeteve nga Shqipëria drejt Kosovës dhe anasjelltas, përgjatë tri javëve u devijua në qytetin e Kukësit përmes tri hyrjeve dhe një dalje.

Gjatë gjithë kësaj periudhe, nuk u shënuan incidente që kishin të bënin me pengesa në qarkullim për shkak të fluksit, ndërsa u arrit të mirëmenaxhohej siç duhet e me një orar të paracaktuar për mjetet e vogla dhe ato të transportit të mallrave.

Ura e Madhe lidh Rrugën e Kombit dhe dy brigjet e liqenit të Fierzës dhe konsiderohet si një nga urat me hapësirën më të madhe në Ballkan në tipologjinë e saj./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Inspektorati aksion për lirimin e hapësirave publike në Prishtinë

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike.

Rama përmes një postimi në ‘Facebook’, ka bërë me dije se po lirohen hapësirat që janë zënë me terrasat e lokaleve, në qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë”.

“Nuk lejohet uzurpimi i pronës publike! Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike të cilat ishin nxënë dhe po shfrytëzoheshin si pjesë (terrasa) të lokaleve. Këto ditë një e tillë është duke u larguar në zonën qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë””, ka shkruar Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending