Connect with us

Infrastrukturë

Liburn Aliu: Nuk lejojmë rampa ilegale dhe monopole nga operatorët privat

Published

on

“Çfarëdo lloj tendence e monopolizimit dhe rrugët e vendi tonë të bllokohen nga cili do operator privat, madje kushdo qoftë ai, ne me vendosmëri nuk do t’i lejojmë dhe do ta zhbllokojmë çdo tentativë të tillë”, deklaroi në një konferencë për media, ministër i Infrastrukturës, Liburn Aliu.

“Natyrisht kjo na mori pak kohë  dhe u deshtë të hymë në disa procedura të caktuara, por ja që erdhëm në pikën ku Terminali në Han të Elezit tashmë është zhbllokuar nga taksa e panevojshme prej 40 eurove, e përcaktuar nga një operator privat”, shtoi Aliu.

“Me bllokimet e tilla duhet të merren organet e drejtësisë, detyra jonë si ministri pas ankesave të cilat i kemi marrë nga transportuesit e mallrave ishte që ta eliminojmë këtë padrejtësi, pra pagesën prej 40 eurove, pavarësisht vendimeve që na u ktheheshin nga Gjykatat”, deklaroi ministri Aliu, i cili sqaroi se tokat e privatizuar nga AKP nuk lejojnë që operatorët ekonomikë të bllokojnë rrugët nacionale të Kosovës.

Në pyetjen se a duhet t’iu kthehen transportuesve mjetet për të cilën kanë paguar gjatë hyrjes në Terminal në Han të Elezit, ministri Aliu theksoi se kjo çështje i takon Gjykatave.

Gjatë mbledhjes së 67-të të Qeverisë së Republikës së Kosovës, janë miratuar pesë vendime që kanë të bëjnë me shpronësimin e pronave për interes publik.

Në këtë mbledhje është marrë Vendimi për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim për interes publik të pronave të cilat janë të nevojshme për ndërtimin e “Rrugës Shtetërore” në pikën e kalimit kufitar të Hanit të Elezit, pikë kalimi kufitar në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut./Media Ndërtimi.

 

 

Infrastrukturë

Prokuroria Themelore në Gjakovë në aksion kundër shkatërruesve të mjedisit

Published

on

Një kamion transportues dhe një ekskavator janë sekuestruar për shkak të aktivitetit ilegal të nxjerrjes së zhavorrit përgjatë shtratit të lumit Drini i Bardhë.

Lajmin e ka bërë të ditur Prokuroria Themelore në Gjakovë, përmes një njoftimi për media, teksa ka bërë të ditur se në disa fshatra të Komunës së Rahovecit, është duke u degraduar ambienti për shkak të aktivitetit të tillë ilegal.

“Prokurori koordinator për hetimin e krimeve kundër mjedisit, Kastriot Memaj, ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale ‘Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit’ nga neni 338 i KPRK-së. Njëkohësisht, në koordinim me policinë, janë duke u ndërmarrë veprime aktive në drejtim të kapjes së kryesve të kësaj vepre penale”, thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet se prokuroria mbetet e përkushtuar maksimalisht në luftimin e dukurive të tilla të kundërligjshme që degradojnë ambientin dhe u bëhet thirrje qytetarëve për bashkëpunim në luftimin e këtyre dukurive./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Ura e Kukësit pritet të hapet më 1 qershor

Published

on

Segmenti tre kilometra i aksit Kukës-Morinë, pjesë e Rrugës së Kombit nga mbikalimi i Gostilit deri te ura e Kukësit tashmë është hapur për qarkullimin e mjeteve.

Plot tri javë iu deshën kompanisë koncensionare për vendosjen e shtresave të stabilizantit dhe asfaltimin e njërit segment rrugor që lidh dy anët e Urës së Re me Rrugën e Kombit, ndërsa po punohet për përgatitjen për asfaltimin e segmentit tjetër rrugor në hyrje të Urës së Re.

Konstrukti metalik i urës së re mbi Drin, tashmë është pozicionuar në bazamentin përfundimtar të saj ndërsa po punohet për montimin e pjesëve dhe vendosjen e shtresave të nevojshme drejt përmbylljes së projektit dhe vënien në funksion të plotë brenda muajit qershor, e gatshme për sezonin e verës.

I gjithë trafiku i mjeteve nga Shqipëria drejt Kosovës dhe anasjelltas, përgjatë tri javëve u devijua në qytetin e Kukësit përmes tri hyrjeve dhe një dalje.

Gjatë gjithë kësaj periudhe, nuk u shënuan incidente që kishin të bënin me pengesa në qarkullim për shkak të fluksit, ndërsa u arrit të mirëmenaxhohej siç duhet e me një orar të paracaktuar për mjetet e vogla dhe ato të transportit të mallrave.

Ura e Madhe lidh Rrugën e Kombit dhe dy brigjet e liqenit të Fierzës dhe konsiderohet si një nga urat me hapësirën më të madhe në Ballkan në tipologjinë e saj./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Inspektorati aksion për lirimin e hapësirave publike në Prishtinë

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike.

Rama përmes një postimi në ‘Facebook’, ka bërë me dije se po lirohen hapësirat që janë zënë me terrasat e lokaleve, në qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë”.

“Nuk lejohet uzurpimi i pronës publike! Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike të cilat ishin nxënë dhe po shfrytëzoheshin si pjesë (terrasa) të lokaleve. Këto ditë një e tillë është duke u larguar në zonën qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë””, ka shkruar Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending