Connect with us

Infrastrukturë

Ministria e Arsimit investon në ndërtimin e sallës në shkollën “Zekeria Rexha” në Gjakovë

Published

on

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka vënë gurthemelin në të cilën do të ndërtohet një sallë moderne e edukatës fizike për nxënësit e shkollës “Zekeria Rexha” në Gjakovë.

Investime të tilla, sipas ministres do të vazhdojnë edhe në disa komuna tjera për ta rregulluar infrastukturën shkollore që është faktor i rëndësishëm për cilësinë e arsimit.

“Krahas zhvillimit të politikave arsimore, po punojmë edhe në përmirësimin e kushteve dhe zgjerimin e infrastrukturës shkollore, në mënyrë që të krijojmë ambiente ku fëmijët tanë ndihen mirë, të sigurtë dhe mund të realizohen si talente në fusha të ndryshme.

Jam e lumtur që së shpejti edhe nxënësit e shkollës “Zekeria Rexha” në Gjakovë, do të kenë mundësinë që të zhvillojnë orën e Edukatës Fizike dhe aktivitete sportive në një sallë moderne prej 750 m², që është edhe kërkesë e kahmotshme e nxënësve, mësimdhënësve dhe prindërve.

Grurëthemelin e kësaj salle, që është investim i MAShTI, e vumë bashkë me zyrtarë komunalë, udhëheqësit e shkollës dhe mësimdhënës, ndërsa Ministria do të kujdeset edhe që kjo sallë të kompletohet me të gjitha pajisjet e nevojshme.

Investime të tilla të MAShTI do të vazhdojnë nëpër të gjitha komunat dhe do të kujdesemi që nxënësit të kenë hapësirat e nevojshme dhe mësimdhënësit e edukatës fizike të mund të realizojnë planin mësimor në mënyrën më të mirë.”, ka thënë ministrja Nagavci./Media Ndërtimi.

Infrastrukturë

Prokuroria Themelore në Gjakovë në aksion kundër shkatërruesve të mjedisit

Published

on

Një kamion transportues dhe një ekskavator janë sekuestruar për shkak të aktivitetit ilegal të nxjerrjes së zhavorrit përgjatë shtratit të lumit Drini i Bardhë.

Lajmin e ka bërë të ditur Prokuroria Themelore në Gjakovë, përmes një njoftimi për media, teksa ka bërë të ditur se në disa fshatra të Komunës së Rahovecit, është duke u degraduar ambienti për shkak të aktivitetit të tillë ilegal.

“Prokurori koordinator për hetimin e krimeve kundër mjedisit, Kastriot Memaj, ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale ‘Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit’ nga neni 338 i KPRK-së. Njëkohësisht, në koordinim me policinë, janë duke u ndërmarrë veprime aktive në drejtim të kapjes së kryesve të kësaj vepre penale”, thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet se prokuroria mbetet e përkushtuar maksimalisht në luftimin e dukurive të tilla të kundërligjshme që degradojnë ambientin dhe u bëhet thirrje qytetarëve për bashkëpunim në luftimin e këtyre dukurive./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Ura e Kukësit pritet të hapet më 1 qershor

Published

on

Segmenti tre kilometra i aksit Kukës-Morinë, pjesë e Rrugës së Kombit nga mbikalimi i Gostilit deri te ura e Kukësit tashmë është hapur për qarkullimin e mjeteve.

Plot tri javë iu deshën kompanisë koncensionare për vendosjen e shtresave të stabilizantit dhe asfaltimin e njërit segment rrugor që lidh dy anët e Urës së Re me Rrugën e Kombit, ndërsa po punohet për përgatitjen për asfaltimin e segmentit tjetër rrugor në hyrje të Urës së Re.

Konstrukti metalik i urës së re mbi Drin, tashmë është pozicionuar në bazamentin përfundimtar të saj ndërsa po punohet për montimin e pjesëve dhe vendosjen e shtresave të nevojshme drejt përmbylljes së projektit dhe vënien në funksion të plotë brenda muajit qershor, e gatshme për sezonin e verës.

I gjithë trafiku i mjeteve nga Shqipëria drejt Kosovës dhe anasjelltas, përgjatë tri javëve u devijua në qytetin e Kukësit përmes tri hyrjeve dhe një dalje.

Gjatë gjithë kësaj periudhe, nuk u shënuan incidente që kishin të bënin me pengesa në qarkullim për shkak të fluksit, ndërsa u arrit të mirëmenaxhohej siç duhet e me një orar të paracaktuar për mjetet e vogla dhe ato të transportit të mallrave.

Ura e Madhe lidh Rrugën e Kombit dhe dy brigjet e liqenit të Fierzës dhe konsiderohet si një nga urat me hapësirën më të madhe në Ballkan në tipologjinë e saj./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Inspektorati aksion për lirimin e hapësirave publike në Prishtinë

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike.

Rama përmes një postimi në ‘Facebook’, ka bërë me dije se po lirohen hapësirat që janë zënë me terrasat e lokaleve, në qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë”.

“Nuk lejohet uzurpimi i pronës publike! Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike të cilat ishin nxënë dhe po shfrytëzoheshin si pjesë (terrasa) të lokaleve. Këto ditë një e tillë është duke u larguar në zonën qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë””, ka shkruar Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending