Connect with us

Aktuale

Mbrojtësit e Konsumatorëve: ZRRE urgjentisht të sqarojë se si do të faturohet energjia e shpenzuar

Published

on

Mbrojtësit e Konsumatorëve kërkon nga ZRRE urgjentisht të sqarojë se si do të faturohet energjia e shpenzuar nga data 22-27 janar 2022 deri 8 shkurt 2022. Konsumatorët mund të dëmtohen rëndë financiarisht nëse ZRRE nuk reagon shpejt për të mbrojtur konsumatorët

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) ka ndjekur me shqetësim zhvillimet e fundit në fushën e energjisë. Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka aprovuar dje bllok tarifat e reja me ndarjen e re që fillon nga 800 kW. Sipas njoftim të ZRRE-së, bllok tarifat e reja do të nisin zbatimin do të hyjnë në fuqi me datë 9 shkurt 2022 dhe do të aplikohen deri më 31 mars 2023. Ne jemi të shqetësuar për mundësinë e shkeljes së të drejtave të konsumatorëve përmes faturimit të pasaktë, jotransparent dhe të padrejtë për energjinë e shpensuar deri me datë 9 shkurt. Për këtë, I bëjmë thirrje ZRRE-së që të sigurohet se ka ndarje të qartë në mes kohës së faturimit me çmimoren e re dhe asaj të vjetër dhe se konsumatorët janë të informuar sakt dhe drejtë mbi këtë proces.

INDEP konsideron që ZRRE duhet të sqarojë mirë formën se si do të tarifohen konsumatorët për energjinë e shpenzuar gjatë muajit shkurt. Bazuar në vendimin e tarifave të reja, KESCO do të duhej të kishe nisur llogaritjen e faturave për energjinë e shpenzuar nga data e tarifimit të fund-muajit janar 2022 deri më datën 8 shkurt 2022 sipas tarifave të vjetra. Më pastaj, KESCO do të duhët të tarifonte përsëri konsumatorët për energjinë e shpenzuar tri javët e fundit të muajit shkurt 2022 me tarifat e reja të aprovuara. Ligji për ZRRE-në, neni 49 i jep ZRRE-së kompentencat ligjore të nevojshme që të veprojë për faturimin e energjisë nga kompanitë e licencuara ndaj konsumatorëve.

Me këtë reagim, INDEP po kërkon që ZRRE të prioritizojë mbrojtjen e konsumatorit dhe urgjentisht të urdhërojë KESCO-n që të faturojë energjinë e muajit shkurt në dy fatura të ndara. E shohim shumë të rrezikshme dhe dëmtim të drejtpërdrejtë të të drejtave ekonomike të konsumatorëve nëse konsumatorët në fund të muajit shkurt 2022 do të ngarkohen me tarifat e shtrenjtuara të energjisë elektrike të shpenzuar.

Me shtrenjtimin e fundit të çmimit të energjisë, konsumatorët ka shumë mundësi që prej kohës së tarifimit të fundit, nga datat 22 deri 27 janar 2022 deri sot, 9 shkurt 2022, të kenë shpenzuar energji të mjaftueshme sa për të kapërcyer kufirin e bllok tarifës prej 800kW. Kjo, sepse marrë parasysh temperaturat shumë të ulëta këto ditë, është shumë e mundshmë që një pjesë e madhe e konsumatorëve të kenë shpenzuar më shumë se 800 kË për ngrohje me energji elektrike dhe të tarifohen me shifra marrëmendësë për energji elektrike në fund të muajit.

Intervenimi i menjëhershëm i ZRRE-së është jashtëzakonisht i nevojshëm në mënyrë që të sigurohet se po zbatohen rregullativat në vend. I rikujtojmë ZRRE-së që ka për obligim sigurimin e zbatimit të standardeve të informimit të konsumatorëve dhe sigurimit të cilësisë së shërbimit në bazë të nenit 20 të Ligjit Nr. 06/L-034 për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Rregullës së vet ZRRE-së Nr. 17/2019 për Standardet e Cilësisë së Shërbimit të Energjisë Elektrike. Këto dy akte juridike, por edhe nenet 53 dhe 55 të Ligjit Nr. 05/L-085 për Energjinë Elektrike që garantojnë mbrojtjen e të drejtave të konsumatorëve me rastin e matjes dhe faturimit të energjisë së shpenzuar.

Misioni i ZRRE-së është që të mbrojë konsumatorët, monitorojë tregun e energjisë dhe të reagojë në kohë sa herë që konsumatorët cenohen nga kompanitë që ofrojnë shërbime për energji. INDEP bën thirrje që ZRRE të reagojë shpejtë dhe mos të lejojë hapësirë që KESCO të manipulojë me faturat e shkurtit 2022. Energjia e shtrenjtuar do t’i dëmtojë financiarisht konsumatorët mjaftueshëm, ndërsa manipulimi me faturë të fryrë përbën edhe shkelje të rëndë të të drejtave të konsumatorëve./Media Nërtimi.

Aktuale

KAWA Group, tashmë pjesë e industrisë së ndërtimit në Mbretërinë e Bashkuar

Published

on

Kompania e njohur e ndërtimit KAWA Group, sapo ka inauguruar hapësirën në qendër të Londrës.

Përmes një ceremonie festive është hapur hapësira më e re e KAWA Group, e cila edhe zyrtarisht do të operoj në Mbretërinë e Bashkuar,

KAWA Group do të bëj eksportin e shtëpive modulare, kabinave, kontejnerëve, përpunimin e kuzhinave, dyerve dritareve dhe gjithçka tjetër rreth produkteve të drurit e metalit.

https://www.facebook.com/profile.php?id=61554337212013

https://www.instagram.com/kawagroup.uk/

Këtë vit, KAWA Group do të shënoj vitin jubilar, 15 vjetorin e themelimit, ndërsa si kompani vazhdon të jetë liderë në tregun e ndërtimeve.

Përgjatë viteve, KAWA i ka shtuar gamës së gjerë të ndërtimeve, njësi tejet inovative të banimit dhe biznesit.

Pas zyrës së hapur në Londër, KAWA Group shumë shpejt pritet që rrjetin e operimit ta zgjeroj edhe në qendrat kryesore të Evropës./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Përfaqësuesit e personave me nevoja të veçanta kërkojnë t’iu sigurohet transporti për punë

Published

on

Në Komisionin për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal dhe Media është mbajtur dëgjim publik për ndryshim plotësimin e Ligjit për zyrtarët publik. Kërkesa për votimin e këtij projektligji patën personat me aftësi të kufizuar, të cilët me anë të saj kërkojnë transport dhe mundësimi i punës online.

Përfaqësuesi i personave me aftësi të veçanta, Gentrit Zeqiri, është shprehur se mungesa e kushteve për transport po ua vështirëson krijimin e kushteve për punë të këtyre zyrtarëve.

“Propozimi i parë ka qenë sigurimi i transportit të zyrtarëve me nevoja të veçanta nga shtëpia në punë dhe anasjelltas dhe propozimi i dytë, është të ju lejohet zyrtarëve me aftësi të veçanta të punojnë edhe nga shtëpia së paku 3 ditë në javë. Sa i përket propozimit të parë është t’iu sigurohet transporti për shkak të mungesës së qasjes ku kemi shume raste, ankesa të këtyre zyrtarëve përkundër faktit që pranohen në shumë punë…për shkak të transportit ata detyrohen t’i lënë këto punë për shkak të vështirësive që kanë”, tha Zeqiri.

Për Zeqirin është e rëndësishme edhe mundësimi i punës online për këta zyrtarë, sipas tij kërkesa e këtij grupi është të mundësohet puna nga shtëpia së paku për tri ditë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Mbi 70 biznese promovohen në panairin “Pan Expo Group-Kosova 2024”

Published

on

Është hapur Panairi i Përgjithshëm Ndërkombëtar “Pan Expo Group-Kosova 2024”, në Prishtina Mall, për herë të parë në Kosovë, ku po marrin pjesë mbi 70 biznese nga vendi, rajoni dhe më gjerë.

Qëllimi i këtij panairi është që kompanitë pjesëmarrëse të ndajnë eksperiencën e tyre me njëra- tjetrën, të mund të shpalosin ofertat e tyre, si dhe të tërheqin klientë dhe bashkëpunëtorë rinj.

Përveç kësaj, qëllim tjetër i këtij organizimi është promovimi i ndërmarrësisë, inovacionit si dhe edukimit të gjeneratave të reja për iniciativën e lirë në biznes.

Organizimi i këtij panairi u vlerësua shumë i rëndësishëm edhe nga vetë bizneset pjesëmarrëse, për çka edhe u shprehën të kënaqur me mundësinë e dhënë për të promovuar produktet dhe shërbimet e tyre.

Drejtoresha e “Pan Expo Group”, Elisa Stefa tha se pavarësisht sfidave të kaluara për organizmin e një panairi të tillë, është e kënaqur me pjesëmarrjen, kualitetin dhe cilësinë e bizneseve. Ajo tregoi se në këtë panair po marrin pjesë biznese nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe vende të tjera jashtë rajonit.

Panairi “Pan Expo Group-Kosova 2024” do të jetë i hapur deri më datën 19 maj. Përgjatë ditëve të panairit do të ketë showroom-e, prezantime live, seminare, aktivitete dhe konferenca./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending