Connect with us

Aktuale

Prishtina, shumë ndërtime dhe çmime të larta!

Published

on

Real Estate Domino, njëra nderë kompanitë liderë dhe serioze për patundshmëri në Kosovë, ka dhënë këtë opinion lidhur me ngritjen e çmimeve, kërkesat/ofertat dhe zgjedhjet e patundshmërive në kryeqytet.

Shkruan: Martina Dedaj Kqira- Konsulente e Pronave

Prishtina, ky kryeqytet me shumë kërkesa e me pak alternativa!

Një nga kërkesat më të mëdha në Prishtinë që nga përfundimi i luftës e deri më sot janë kërkesat në tregun e palujtshmërive me një theks të veçantë tek banesat.

Nëse do t’ia hidhnim një vështrim Prishtinës nga fillimi deri në fund, gjëja e parë që e vërejmë në mënyrë të dukshme janë ndërtimet e reja të objekteve shumë katesh  nëpër lagje të ndryshme. Do të thotë nga të katër anët e këtij qyteti ka ndërtime që manifestohen me zhurma të ndryshme të cilat të ndjekin deri në ndërtimet finale. Meqenëse Prishtina si kryeqendër ka numrin më të madh të banorëve në nivel vendi, përkundër këtyre ndërtimeve të shumta, kërkesat për këtë treg kanë qenë edhe më të shumta. Prandaj me të drejtë shtohet pyetja se ky treg i palujtshmërive a ofron zgjidhje të mjaftueshme për këto kërkesa?… Kërkesat janë të jashtëzakonshme nga klientët dhe interesimi po konsiderohet i lartë.

Por… nëse do të ndalemi tek çmimet e këtij tregu?

Pandemia Covid – 19, ka ndikuar në rritjen e materialit ndërtimor dhe kjo është manifestuar në ngritjen e çmimeve të banesave në Prishtinë, duke u nisur në ngritjen që ka pasur çmimi i hekurit gjatë muajve të fundit, e ka shtrenjtuar edhe koston e ndërtimit për një metër katror në Kosovë për rreth 17 euro, pastaj armatura përafërsisht në 100%, çimentos 80% dhe drurit 60%, pra të gjitha këto materiale sipas disa kompanive ndërtimore, e që janë bazë për ndërtime janë shtrenjtuar dhe krijon kosto që kjo pashmangshëm rritë edhe koston e banimit.

Prandaj ngritja e kostos së ndërtimit i ka vënë në një situatë të vështirë sektorin e ndërtimit dhe çmimet e materialeve ndërtimore, që edhe më tutje kanë tendencë të rriten edhe më shumë. Kjo përqindje do të jetë më e shtrenjtë tek kostoja e blerjes së banesave, për shkak të ngritjes enorme të çmimeve të materialeve ndërtimore.

Mirëpo nuk do të themi që vetëm kjo mund të jetë arsyeja e ngritjes së çmimit të banesave në Prishtinë. Një indikator tjetër të deklaruar nga disa kompani ndërtimore në Prishtinë është po ashtu edhe tek disa fabrika që kanë punuar me numër të reduktuar të punëtorëve gjatë kohës së pandemisë dhe që prodhimi ka qenë i ultë.

Përderisa të gjithë indikatorët tregojnë se kostoja e ndërtimit në Kosovë ka shënuar rritje në përqindje për 5% deri 5.3%, çmimet e banesave në Kosovë variojnë nga kompanitë private ndërtimore nga 650€ e deri në 1500€ për m2, varësisht nga lokacioni se ku ndodhet banesa. Këto çmime reflektojnë gjendjen në këtë treg dhe flugu i ndërtimeve shkon në përputhje me interesimin e qytetarëve për të blerë që ekziston një dallim mes kostos së ndërtimit dhe çmimit të shitjes.

Edhe pse çmimet variojnë nga ajo që ofrohet nga investitori, lagjet më të favorshme për xhepin e qytetarit dhe që po konsiderohen më të lira për të blerë një banesë del të jetë “Mati 1” me 700€ deri në 900€ për metër katror. Çmimet në këtë lagje prekin edhe shumën 1000€ për metër katrorë, me startin e njëjtë është edhe “Lagjja e Spitalit”, por që çmimi më i lartë në këtë lagje arrin në 900€ për metër katror deri në 1100 euro për metër katror, lagjja “Emshir”, por që këtu çmimin më të lirë mund ta gjeni 750€ për metër katror. Prandaj duke marrë parasysh çmimet, nga këto zona të qytetit më të kërkuara mbesin ato më të lira si “Mati” e “Emshiri”.

Zonat më të shtrenjta për të blerë një banesë vazhdojnë të jenë “Qendra”, “ Pejtoni”, “Dardani”, “Ulipiana” dhe “Lakrishtë”, që disa nga këto zona kanë shumicën dërrmuese të ndërtimeve të “paraluftës” në Kosovë.

Çmimet e banesave në Prishtinë janë në rritje e sipër, në lidhje me interesimin e qytetarëve për lagjet e reja dhe ato të vjetra,  interesimi për shkak të çmimeve është më i madh për ndërtimet e reja,  gjithmonë është interesimi për banesat e vjetra.

Arsyeja për këtë përveç besimit më të madh në fortësinë e ndërtimeve të vjetra,  është po ashtu edhe lidhja me ngrohtoren e qytetit.

Por, duhet të ceket fakti pse Prishtina është bërë shumë me e kërkuar në krahasim me vitet e kaluara? Duke marrë parasysh që nga viti 2016, ka zhvendosje të popullatës fshat – qytet kjo për arsye të ndryshme, por një nga to bie fjala është ndryshimi i organizimit dhe jetesa në familjet Kosovare, ku nga 5-6 anëtarë sa ka qenë mesatarja për një familje, tani ka zbritë në 4 apo edhe individuale tek të rinjët. Faktor tjetër është edhe diaspora kosovare të cilët kohëve të fundit më tepër janë fokusuar në blerje të banesave në kryeqytet.

Prandaj përderisa ka shënuar rënie numri i anëtarëve në një shtëpi apo banesë të përbashkët, interesimi i madh për blerje të banesave nga diaspora dhe faktorë të tjerë atëherë kërkesat për blerje të banesave në Prishtinë sa vijnë e shtohen./Media Ndërtimi.

 

Aktuale

Përfaqësuesit e personave me nevoja të veçanta kërkojnë t’iu sigurohet transporti për punë

Published

on

Në Komisionin për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal dhe Media është mbajtur dëgjim publik për ndryshim plotësimin e Ligjit për zyrtarët publik. Kërkesa për votimin e këtij projektligji patën personat me aftësi të kufizuar, të cilët me anë të saj kërkojnë transport dhe mundësimi i punës online.

Përfaqësuesi i personave me aftësi të veçanta, Gentrit Zeqiri, është shprehur se mungesa e kushteve për transport po ua vështirëson krijimin e kushteve për punë të këtyre zyrtarëve.

“Propozimi i parë ka qenë sigurimi i transportit të zyrtarëve me nevoja të veçanta nga shtëpia në punë dhe anasjelltas dhe propozimi i dytë, është të ju lejohet zyrtarëve me aftësi të veçanta të punojnë edhe nga shtëpia së paku 3 ditë në javë. Sa i përket propozimit të parë është t’iu sigurohet transporti për shkak të mungesës së qasjes ku kemi shume raste, ankesa të këtyre zyrtarëve përkundër faktit që pranohen në shumë punë…për shkak të transportit ata detyrohen t’i lënë këto punë për shkak të vështirësive që kanë”, tha Zeqiri.

Për Zeqirin është e rëndësishme edhe mundësimi i punës online për këta zyrtarë, sipas tij kërkesa e këtij grupi është të mundësohet puna nga shtëpia së paku për tri ditë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Mbi 70 biznese promovohen në panairin “Pan Expo Group-Kosova 2024”

Published

on

Është hapur Panairi i Përgjithshëm Ndërkombëtar “Pan Expo Group-Kosova 2024”, në Prishtina Mall, për herë të parë në Kosovë, ku po marrin pjesë mbi 70 biznese nga vendi, rajoni dhe më gjerë.

Qëllimi i këtij panairi është që kompanitë pjesëmarrëse të ndajnë eksperiencën e tyre me njëra- tjetrën, të mund të shpalosin ofertat e tyre, si dhe të tërheqin klientë dhe bashkëpunëtorë rinj.

Përveç kësaj, qëllim tjetër i këtij organizimi është promovimi i ndërmarrësisë, inovacionit si dhe edukimit të gjeneratave të reja për iniciativën e lirë në biznes.

Organizimi i këtij panairi u vlerësua shumë i rëndësishëm edhe nga vetë bizneset pjesëmarrëse, për çka edhe u shprehën të kënaqur me mundësinë e dhënë për të promovuar produktet dhe shërbimet e tyre.

Drejtoresha e “Pan Expo Group”, Elisa Stefa tha se pavarësisht sfidave të kaluara për organizmin e një panairi të tillë, është e kënaqur me pjesëmarrjen, kualitetin dhe cilësinë e bizneseve. Ajo tregoi se në këtë panair po marrin pjesë biznese nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe vende të tjera jashtë rajonit.

Panairi “Pan Expo Group-Kosova 2024” do të jetë i hapur deri më datën 19 maj. Përgjatë ditëve të panairit do të ketë showroom-e, prezantime live, seminare, aktivitete dhe konferenca./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Ish-drejtori i Njësisë së Auditimit në Ministrinë e Infrastrukturës akuzohet se bëri raport në favor të “Sallahu” SH.P.K

Published

on

Drejtori i Njësisë së Auditimit të Brendshëm në Ministrinë e Infrastrukturës, Begzad Musliu dhe ish-pronari i kompanisë “Sallahu” SH.P.K, Naim Sallahu, kanë dalë para Gjykatës së Prishtinës më 16.05.2024 për t’u përballur me akuzat që u ngarkohen.

Sipas aktakuzës, i pandehuri Begzat Musliu në nëntor të vitit 2020 i kishte tejkaluar kompetencat e tij në cilësinë e drejtorit të Njësisë së Auditimit të Brendshëm në Ministrinë e Infrastrukturës, ashtu që ka kryer auditimin e lëndës së prokurimit vetëm me kërkesën e operatorit ekonomik “Sallahu” SH.P.K., që sipas prokurorisë është e ndaluar me ligj.

Në seancën e 16.05.2024 janë dëgjuar Hysen Merovci, Shaban Krasniqi dhe Mexhide Behluli të cilët ishin propozuar si dëshmitarë për t’u dëgjuar nga ana e mbrojtësve të të akuzuarve.

Mexhide Behluli e cila ishe ftuar të dëshmojë në rolin e zyrtares ligjore në Ministri të Infrastrukturës tha se nuk i kujtohej se ka qenë në takimin në të cilin ishte diskutuar nga sekretari i kësaj ministrie dhe udhëheqësit të divizionit lidhur me kërkesën për futjen e kompanisë “Sallahu” SH.P.K, në listën e zezë.

“Nuk më kujtohet që kam qenë pjesë e këtij takimi” – tha Mexhide Behluli gjatë dëshmisë së saj në gjykatë.

Ajo mohoi të jetë në dijeni se ka pasur një kërkesë nga Vlamire Bllaca për ta futur në listën e zezë të Organit Shqyrtues të Prokurimit, kompaninë e “Sallahu” SH.P.K.

Mexhidi tha se fushë-veprimtaria e saj ishte të jetë si pikë kontakti mes avokaturës shtetërore dhe MI në lidhje me lëndët Gjyqësore në të cilat MI ishte palë e paditur.

Pas Behlulit, dëshmoi Hysen Merovcit, i cili kishte qenë udhëheqës i divizionit në Ministrinë e Infrastrukturës.

Për dallim nga Behluli, dëshmitari Merovci tha se është mbajtur një takim me sekretarin e MI, Izedin Bytyqin për të diskutuar lidhur me kërkesën e Valmire Bllacën për ta futur në listë të zezë të kompanisë “Sallahu” SH.P.K.

“Sekretari i MI Izedin Bytyqi më ka kërkuar mua në cilësinë e udhëheqësit të divizionit të projektit edhe kjo çika e departamentit ligjor, Mexhide në takim me zyrën e sekretarit në lidhje me një ankesë që është bërë nga Operatori Ekonomik ‘Sallahu’, e ka lyp mendimin tonë, në lidhje me vlerësimin e një tenderi për ndërtimin e urës M9 Pejë – Kuqisht” – tha Merovci.

Në fund është dëgjuar edhe dëshmitari Shaban Krasniqi i cili ishte gjeodet në kompaninë “Sallahu” SH.P.K.

Me të përfunduar faza e dëgjimit të dëshmitarëve, gjyqtari Avni Syla njoftoi të pranishmit në sallë se meqë nuk ka asnjë propozim për plotësimin e provave, do të kalohet në fazën e dhënies së mbrojtjes nga të akuzuarit.

Ky rast po gjykohet nga gjykatësit Avni Syla, kryetar i trupit gjykues, Alban Ajvazi dhe Sulltane Hoti – anëtarë. Aktakuza përfaqësohet nga prokurori i krimeve të rënda, Bashkim Zeqaj.

Sipas aktakuzës, i pandehuri Begzad Musliu, në nëntor të vitit 2020 i kishte tejkaluar kompetencat e tij në cilësinë e drejtorit të Njësisë së Auditimit të Brendshëm në Ministrinë e Infrastrukturës ashtu që ka kryer auditimin e lëndës së prokurimit vetëm me kërkesën e operatorit ekonomik “Sallahu” SH.P.K., gjë që është e ndaluar me ligj.

Auditimi i lëndës së prokurimit është bërë për projektin me emrin “Ndërtimi i urës në zgjerimin e rrugës nacionale N9, segmenti Pejë – Kuqishtë me lokacionin Drelaj”./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending