Connect with us

Aktuale

Me zanat dhe pa punë – mospërputhja me tregun e punës

Published

on

Leonit Balaj, nga fshati Dobërdelan i Suharekës, ka dy vjet që ka përfunduar mësimet në shkollën profesionale “Skënder Luarasi” në këtë komunë.Balaj, 19 vjeç, ka kryer drejtimin e informatikës, por nuk ka arritur të gjejë punë.

“Njëherë, në fillim, na ka ndihmuar shkolla. Kemi pasur kontrata me biznese të ndryshme, kam punuar, kam mbajtur praktikë, por tash jam i papunë. Po shikoj të gjej diçka që të punoj”, thotë Balaj për Radion Evropa e Lirë.

Velsa Shabani, hulumtuese në këtë organizatë, thotë për Radion Evropa e Lirë se hulumtimi është bërë për të kuptuar se përse po rritet numri i të papunëve.

Në muajin dhjetor, nga Agjencia e Kosovës për Punësim kanë bërë të ditur për Radion Evropa e Lirë se numri i përgjithshëm i punëkërkuesve të regjistruar në këtë zyrë është 120 mijë.

Sipas të dhënave të agjencisë, vetëm gjatë vitit 2021, rreth 12,000 persona janë regjistruar si të papunë.

Velsa Shabani thotë se rezultati i hulumtimit të organizatës së saj është “alarmant”.

Këta nxënës mund të vazhdojnë edhe në fakultet, por qëllimi kryesor i shkollës profesionale është që këta të rinj të punësohen. E, përderisa kjo nuk po arrihet, ne kemi gjetur se ngecjet për këtë shifër kaq të madhe janë mospërshtatja e profileve dhe cilësia e arsimit”, thotë Shabani.

Fokus i hulumtimit, sipas saj, kanë qenë drejtimet: informatikë, arkitekturë dhe telekomunikacion.

Mospërputhja me tregun e punës

Drejtori i shkollës profesionale “Skënder Luarasi” në Suharekë, Hamdi Bytyqi, thotë për Radion Evropa e Lirë se nga rreth 700 nxënës, sa ka kjo shkollë në katër drejtime: makineri, elektro, ndërtimtari dhe rrobaqepësi, çdo vit punësohen më shumë se 100 nxënës të diplomuar.

“Nuk ka nxënës që ka kryer drejtimin si instalues elektrik, e që nuk është punësuar ose vetëpunësuar. Pastaj, te drejtimi i instaluesve të ngrohjes… edhe prej tyre ka një numër të madh të nxënësve që punësohen. Është një ndjenjë e mirë kur shohim vajzat e drejtimit të rrobaqepësisë – të gjitha janë të punësuara nëpër rrobaqepësi të ndryshme”, thotë Bytyqi.

Aktuale

Komuna e Prishtinës subvencionon ujitjen e 200 hektarëve tokë të mbjella me kultura bujqësore

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit me Faruk Mujkën, kryeshefin ekzekutiv të Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër -Lepenc” për ujitjen e kulturave bujqësore në kryeqytet.

“Përmes këtij Memorandumi, Kryeqyteti do të ofrojë subvencionimin e ujitjes së 200 hektarëve tokë për fermerët në Kryeqytet. Me këtë bashkëpunim synojmë të përmirësojmë dhe të rrisim produktivitetin e bujqësisë së kryeqytetit duke ua lehtësuar punën bujqve tanë.”, deklaroi kryetari Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

“Architech Festival” sjell edicionin e 5-të  nga muaji Maj dhe do të zgjasë deri në Shtator

Published

on

Festivali i ArchiTech është zyrtarisht duke filluar nga muaji Maj dhe do të zgjasë deri në Shtator 2024.

Çfarë ju pret në këtë Edicion? Këtë Edicion do të ketë aktivitete inovative, projekte për hapësirat publike, takime me arkitektë/dizajnerë të ndryshëm dhe komunitetin, dhe shumë më tepër! Ky është momenti për tu angazhuar në krijimtarinë arkitekturore se si hapësirat publike përceptohen dhe mund të shfrytëzohen si dhe për të hulumtuar rreth sfidave dhe mundësive që ofron mjedisi ynë urban.

Ne jemi të gatshëm për të ndarë me ju ide dhe kohë për tu takuar e biseduar mbi nevojat, kërkesat dhe ide innovative mbi përkushtimin ndaj një hapësire urbane më të bukur, dinamike dhe funksionale./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjermanët punuan 1.3 miliard orë jashtë orarit në vitin 2023

Published

on

Punëtorët në Gjermani punuan rreth 1.3 miliard orë jashtë orarit në vitin 2023, tregojnë të dhënat e publikuara nga Instituti për Kërkime të Punësimit (IAB).Sipas tyre, më shumë se gjysma e kësaj kohe, 775 milionë orë, mbeti pa u paguar.

Ministria e Punës e Gjermanisë tha se mesatarisht, secili punëtor punoi 31.6 orë jashtë orarit në vitin 2023, prej të cilave 18.4 mbetën pa u paguar.

Komentet erdhën në përgjigje të një pyetjeje parlamentare nga Susanne Ferschl, ligjvënëse nga partia e majtë Die Linke.

“Punëdhënësit kursejnë miliarda në paga duke mos i paguar orët jashtë orarit, ndërsa punonjësit vuajnë nga zgjatja e orarit të punës dhe kërkesat e vazhdueshme për fleksibilitet” – tha Ferschl, raporton DPA.

Sipas të dhënave, totali i punës jashtë orarit vitin e kaluar korrespondon me 835.000 vende të punës me kohë të plotë.

Totali i orëve jashtë orarit në vitin 2023 ra për rreth 100 milionë orë nga viti paraprak, kur punëtorët regjistruan gjithsej 1.4 miliard orë jashtë orarit./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending