Connect with us

Aktuale

Ndërhyrje jashtligjore dhe manipulime të reja me pronën publike në Lakrishtë

Published

on

Një parecelë nuk është kthyer në gjendjen e mëparshme sipas vendimit nga Agjencia Kadastrale e Kosovës. Dyshohet se dikush nga Kadastri i Komuna e Prishtinës ka ndërhyrë kundërligjëm. Komuna e Prishtinës dhe Agjencia Kadastrale e Kosovës duhet të japin sqarim e Prokuroria ta hetojnë këtë rast.

Një vështrim i kujdesshëm i gjendjes kadastrale në disa muaj kohështrirje, nxjerr një pah një varg parregullsish dhe manipulimesh me pronën publike komunale në Lakrishtë.

Në Gjeoportalin Shtetëror që mundëson qasje online në gjendjen kadastrale, kam përcjellë dhe fotografuar prej muajsh ndryshimet që janë bërë kundërligjëm në kuadër të tentativës së Ndërmarrjes Publike Banesore dhe ish-qeverisjes Komunale të Prishtinës për të realizuar projektin e dyshimtë 120 milionësh afaristo-banesor, i cili është shoqëruar me dhjetëra pretendime të bazuara për shkelje ligjore që kulmuan me skandalin mjedisor të shkatërrimit të azbestit, që u konstatua nga një laborator i pavarur gjerman se i përket shkallës së tretë (nga 1-5) me rrezikshmëri të lartë kancerogjene.

FOTO 1, e skanuar më 08 nëntor 2021, dëshmon sesi Drejtoria e Kadastrit e udhëhequr nga ish drejtoresha, Valbona Osmani Mehmetaj në kohën ish qeverisjes komunale të Shpend Ahmetit kishte ndryshuar gjendjen kadastrale në pronën publike që është në emër të Ndërmarrjes Publike Banesore në Lakrishtë.

Përvec përcaktimit të paligjshëm të kufirit mes parcelës së NPB-së të regjistruar si N.SH. BVI për Banim ( Sipërfaqja me ngjyrë të verdhë) dhe të parcelës N.SH. Industria e Naftës  të menaxhuar nga AKP-ja, (sipërfaqja me ngjyrë të kaltër), nga parcela e përgjithshme e NPB-së ishin ndarë 10 parcela të tjera me numra të rinj. (10392-1, 10392-2, 10392-3, 10392-4, 10392-5, 10392-6, 10392-7, 10392-8, 10392-9,10392-10).

Siç shihet në FOTO 1, pacelat e identifikuara me shigjeta të kuqe, është shumë e çuditshme sesi kishte arritur të zyrtarizohej kjo ndarje mini-parcelash. Me çfarë vendimi e qëllimi, me forma të tilla të çrregullta nëndarjesh.

Ndryshimet ishin bërë në bazë të matjeve nga një teknik me shkollim të mesëm i kontraktuar nga Ndërmarrja Publike Banesore, i cili kishte kryer punën e gjeodetit të licensuar në kundërshtim me legjislacionin në fuqi përderisa lënda ishte miratuar dhe zyrtarizuar nga Komuna e Prishtinës pa pëlqimin e AKP-së.

Për miratimin e vendimit nga Komuna pa pëlqimin e AKP-së banorët e Lakrishtës e kishin njoftuar ministrin e mjedisit, Liburn Aliu i cili më pas i kishte kërkuar nga Agjencia Kadastrale e cila mbikëqyrë punën e zyrave komunale kadastrale, t`i hetonte këto pretendime.

Shkeljet janë vërtetuar dhe Drejtoria e Kadastrit e Prishtinës, në fund të qeverisjes së Shpend A. Ahmeti ishte detyruar ta anulonte vendimin që kishte nxjerr vetë dhe ta kthente gjendjen e mëparshme kadastrale, ndonëse për këtë çështje zyrtarët komunalë kanë qënë totalisht të mbyllur në komunikim me publikun.

Por, ajo që bie në sy dhe që paraqet skandalin e radhës është se gjendja kadastrale nuk ishte kthyer si ka qenë më parë.

Sipas FOTO  2, që paraqet gjendjen e skanuar më 24 nëntor 2021, në fund të ish qeverisjes komunale shihet se dikush nga zyrtarët përgjegjës të Kadastrit Komunal të Prishtinës ka ndërhyrë në një parcelë.

(Shih hapësirën e rrethuar në foton 1 dhe krahaso me foton 2)

Ky ndryshim dyshohet se është bërë kundërligjëm dhe pa vendim. Komuna e Prishtinës dhe Agjencia Kadastrale e Kosovës duhet të japin sqarim dhe ta hetojnë këtë rast.

Kjo gjendje vazhdon të jetë e njëjtë edhe sipas gjendjes së skanuar sot, më 19 janar 2022. FOTO 3

Kujtojmë se së fundmi një tentativë e re për përcaktimin e kufirit problematik mes dy parcelave N.SH. BVI për Banim  dhe të parcelës N.SH. Industria e Naftës u iniciua nga Ndërmarrja Publike Banesore dhe u tentua të shtyhej përpara  me ndihmën e shefit të AKP-së, Avni J. Jashari përkundër hetimit të lëndës nga Prokururia Speciale. Por, pasi kjo çështje u bë publike propozimi u anulua pasi ishte miratuar në parim në AKP.    FOTO 4

P.S. Ndërhyrjet me ngjyrat, shigjetat e kuqe dhe rrathët janë bërë me qëllim të sqarimit.

*Artikull i shkruar nga gazetari Arsim Halili./Media Ndërtimi.

Aktuale

Më 14 maj mbahet ankandi i gjashtë i letrave me vlerë për vitin 2024

Published

on

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 14 maj 2024 do të mbahet ankandi i gjashtë për vitin 2024. Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 5 vjeçar në shumën prej 20 milionë euro.

Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (5 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.

Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës.

Letrat me vlerë janë letra të cilat kanë një vlerë nominale, të cilat do të përdoren për t’u shndërruar, për t’u konvertuar në vlerë aksionesh me këtë vlerë. Pastaj është vlera e aksionit që ndryshon në varësi të vlerës së tregut, e cila llogaritet në momentin që konvertohet në vlerë aksioni dhe është vlera e certifikatës së aksionit, shpjegohet në studimet ekonomike./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Rritja e qirave dhe kriza e strehimit kthehen në një fushë beteje kyçe të politikës evropiane

Published

on

Rritja e qirave dhe çmimet e larta të pronave rrezikojnë të kthehen në një fushë beteje kyçe të politikës evropiane pasi partitë e ekstremit të djathtë dhe populiste fillojnë të shfrytëzojnë zemërimin në rritje të publikut mbi krizën e banesave në kontinent, thonë ekspertët.

Javë përpara zgjedhjeve të Parlamentit Evropian, në të cilat partitë e ekstremit të djathtë parashikohet të përfundojnë të parat në nëntë shtete anëtare të BE-së dhe të dytat ose të tretat në nëntë të tjera, strehimi ka potencialin të bëhet një nxitës i fuqishëm i mbështetjes së ekstremit të djathtë sa emigracioni.

“Partitë e ekstremit të djathtë përparojnë kur mund të shfrytëzojnë boshllëqet sociale që dalin nga investimi i pamjaftueshëm dhe planifikimi joadekuat i qeverisë … dhe kur mund të fajësojnë të huajt”, tha raportuesi special i OKB-së për të drejtën për strehim.

“Kjo është situata në të cilën ndodhen tani shumë vende të BE-së”, tha Balakrishnan Rajagopal për Guardian.

“Kriza e strehimit nuk po prek më vetëm personat me të ardhura të ulëta, emigrantët, familjet me një prind, por shtresat e mesme. Kjo është çështja sociale e shekullit të 21-të.”

Çmimet e banesave të përballueshme kanë ndezur protesta në Lisbonë, Amsterdam, Pragë, Milano dhe – jashtë BE-së – po Londër, me të rinjtë të cilët janë kundër qirave që marrin  gjysmën e të ardhurave të tyre dhe hipotekat 10 herë më shumë se paga mesatare./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Rreth 300 biznese dhe dhjetëra agjentë doganor nënshkruajnë peticionin për vazhdim të licencës së Terminalit Doganor në Ferizaj

Published

on

Terminalit Doganor në Ferizaj i skadon licenca në qershor. Zyrtarët e saj thonë se nëse mbyllet Terminali, do të përfitojnë kompanitë transportuese nga shtetet tjera.

Rreth 300 biznese dhe dhjetëra agjentë doganor kanë nënshkruar peticion për institucionet duke kërkuar që t’i vazhdohet licenca terminalit pasi nuk kanë asnjë ankesë dhe kushtet në terminalet publike nuk i plotësojnë kërkesat e tyre.

Përfaqësuesit e bizneseve kërkojnë nga qeveria që të reflektoj mbi faktet e paraqitura dhe të rishqyrtoj politikat për terminalet, raporton RTK.

Minisitri Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, pak ditë më parë ka thënë për media se kjo çështje është brenda Komisionit përkatës

“Ne kemi marrë letër edhe nga Komuna e Ferizajt dhe pak a shumë jemi të njoftuar me situatën, është bërë edhe aplikimi nga ana e kompanisë, e cila sipas ligjit gjashtë ditë para duhet të bëjë aplikimin për vazhdimin e kësaj licence. Çështja e kësaj licence natyrisht do të mbetet brenda komisionit përkatës i cili merret dhe trajtohet proceduralisht sikurse edhe rastet tjera”, tha ai.

Ministri Aliu ka theksuar se pretendimet e paraqitura do të trajtohen mjaft seriozisht edhe në ministrinë që e drejton ai, por edhe në Ministrinë e Financave./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending