Connect with us

Aktuale

Kurti do ta vizitojë AKP-në e cila u përfshi në projektin afaristo-banesor në Lakrishtë!

Published

on

Sipas burimeve, kryeministri Albin Kurti nesër prej orës 09:00 do ta vizitojë Agjencinë Kosovare të Privatizimit.

Kjo agjenci së fundmi është përfshirë në skandalin rreth projektit të dyshimtë milionësh afaristo-banesor në Lakrishtë pas tentativave të kryeshefit ekzekutiv të kësaj agjencie, Avni J. Jashari për ta çuar përpara kërkesën e NPB-së për përcaktimin e kufirit problematik mes dy parcelave përkundër se lënda po hetohet nga Prokururia Speciale.

Kryetari i Bordit, Nazmi Mikullovci nuk e thotë të vërtetën rreth çështjes. Asnjë masë ndaj Jasharit.

hefi i Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), Avni Jashari është tërhequr nga nisma për përcaktimin e kufirit problematik mes parcelës së NPB-së dhe një prone të administruar prej AKP-së në Lakrishtë që është objekt hetimi i Prokurorisë Speciale në kuadër të projektit të dyshimtë 120 milionësh afaristo banesor.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), Nazmi Mikullovci i cili ka thënë se është njoftuar nga vartësi i tij, Jashari se është refuzuar propozimi i ri i Ndërmarrjes Publike Banesore (NPB).

Sipas burimeve të sigurta, propozimi ishte miratuar në parim si i rregullt në Agjencinë Kosovare e Privatizimit në prag të Vitit të Ri dhe festave të zgjatura të janarit dhe pritej të procedohej tutje për në Drejtorinë e Kadastrit të Komunës së Prishtinës.

*Artikull nga gazetari Arsim Halili./Media Ndërtimi.

Aktuale

Komuna e Prishtinës subvencionon ujitjen e 200 hektarëve tokë të mbjella me kultura bujqësore

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit me Faruk Mujkën, kryeshefin ekzekutiv të Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër -Lepenc” për ujitjen e kulturave bujqësore në kryeqytet.

“Përmes këtij Memorandumi, Kryeqyteti do të ofrojë subvencionimin e ujitjes së 200 hektarëve tokë për fermerët në Kryeqytet. Me këtë bashkëpunim synojmë të përmirësojmë dhe të rrisim produktivitetin e bujqësisë së kryeqytetit duke ua lehtësuar punën bujqve tanë.”, deklaroi kryetari Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

“Architech Festival” sjell edicionin e 5-të  nga muaji Maj dhe do të zgjasë deri në Shtator

Published

on

Festivali i ArchiTech është zyrtarisht duke filluar nga muaji Maj dhe do të zgjasë deri në Shtator 2024.

Çfarë ju pret në këtë Edicion? Këtë Edicion do të ketë aktivitete inovative, projekte për hapësirat publike, takime me arkitektë/dizajnerë të ndryshëm dhe komunitetin, dhe shumë më tepër! Ky është momenti për tu angazhuar në krijimtarinë arkitekturore se si hapësirat publike përceptohen dhe mund të shfrytëzohen si dhe për të hulumtuar rreth sfidave dhe mundësive që ofron mjedisi ynë urban.

Ne jemi të gatshëm për të ndarë me ju ide dhe kohë për tu takuar e biseduar mbi nevojat, kërkesat dhe ide innovative mbi përkushtimin ndaj një hapësire urbane më të bukur, dinamike dhe funksionale./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjermanët punuan 1.3 miliard orë jashtë orarit në vitin 2023

Published

on

Punëtorët në Gjermani punuan rreth 1.3 miliard orë jashtë orarit në vitin 2023, tregojnë të dhënat e publikuara nga Instituti për Kërkime të Punësimit (IAB).Sipas tyre, më shumë se gjysma e kësaj kohe, 775 milionë orë, mbeti pa u paguar.

Ministria e Punës e Gjermanisë tha se mesatarisht, secili punëtor punoi 31.6 orë jashtë orarit në vitin 2023, prej të cilave 18.4 mbetën pa u paguar.

Komentet erdhën në përgjigje të një pyetjeje parlamentare nga Susanne Ferschl, ligjvënëse nga partia e majtë Die Linke.

“Punëdhënësit kursejnë miliarda në paga duke mos i paguar orët jashtë orarit, ndërsa punonjësit vuajnë nga zgjatja e orarit të punës dhe kërkesat e vazhdueshme për fleksibilitet” – tha Ferschl, raporton DPA.

Sipas të dhënave, totali i punës jashtë orarit vitin e kaluar korrespondon me 835.000 vende të punës me kohë të plotë.

Totali i orëve jashtë orarit në vitin 2023 ra për rreth 100 milionë orë nga viti paraprak, kur punëtorët regjistruan gjithsej 1.4 miliard orë jashtë orarit./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending