Connect with us

Aktuale

“Përfituesit e ndërtimit” shpërfillën ligjet për zonën e Brezovicës – shkruan Ylber Vokshi Ylli

Published

on

Çështja e ndërtimeve në Brezovicë  ma në fund u aktualizua pas prokurori e shtetit u aktivizua.

Lidhur me ndërtimet me lejet abuzive dhe ato pa leje kam dhanë shumë sugjerime konstruktive në nivelin ministror (MMPH),në nivelin e dëgjimit publik në komisionin parlamentar të Kuvendit të Kosovës si dhe me shkrime publike në shtypin e shkruar kosovar. Për fat të keq e të gjithë neve vërejtjet, sugjerimet e mija nuk janë përfillur.

Shkaktari kryesor i ndërtimeve pa leje në parqet nacionale të ’’Sharit’’ dhe ‘’Bjeshkëve të Nemura’’ gjegjësisht në  zonat turistike nuk janë kushtet e vështira të jetë për të siguruar “kulmin mbi kokë” por paraqitja e një kategorie njerëzish të ashtuquajtur “përfitues ndërtimi” të cilët për interes të tyre material, janë duke vepruar haptas, pasi askush nuk i pengon. Edhe ndërtimet me leje në zonat turistike janë një problem serioz me të cilin duhet me u ballafaquar kjo shoqëri. Kemi raste kur organet përgjegjëse kanë dhënë leje ndërtimi edhe duke abuzuar me hapësirat publike si janë rastet në Brezovicë të Kosovës Kualiteti i zgjidhjeve urbanistike në këto raste duhet rishikuar pasi ato ndërtime me leje të ndërtuara pa kontroll shtetëror kanë shkatërruar mjedisin tonë dhe si të tilla duhet korrigjuar. Në Kosovë janë të freskëta rastet e ndërtimeve me leje duke i lejuar ata që kishin marrë leje ndërtimi të mos respektojnë kriteret specifike të ndërtimit në fshatin turistik të Sharit në Prevallë-Prizren dhe ai i “Qendra për punë protokollare dhe administrative” në Gërmi të Prishtinës.

A do të ndryshon tani diçka pozitivisht kur tani janë ndërrua pushtetet vetëm koha do të t

Se si kemi vepruar në ndërtimin e  “FSHATIT TURISTIK” të Prevallës ku kishte dyshime se ishte  involvuar kreu ma i lartë Komunal,Qeveritar dhe Shtetëror  porse u hesht me pasoja të mëdha.

Prevalla e vërteta e heshtur

Shkas për të shkruar një vështrim të tillë janë informatat që qarkullojnë në opinion dhe media  për REVIDIMIN apo ANULIMIN e një leje ndërtimi për 2“FSHATIN TURISTIK” të Prevallës sipas të komunitetit lokal i cili është anashkaluar gjatë tërë procesit të vendosjes,për atë kanë reaguar shumë përfaqësues lokal dhe ndërkombëtar.

Me kërkesën e Kuvendit Komunal të Prizrenit, MMPH në mënyrë solemne

“I dorëzoi kryetarit të komunës së Prizrenit, udhëzuesin për kushtet e përkohshme të rregullimit të zonës së Prevallës në Parkun Nacional në malet e Sharrit” nga ana e ministrit Ardian Gjini në prill 2006. Atë ditë në mënyrë triumfale deklarohet se “dobitë nga Prevalla do të jenë të shumta jo vetëm për komunën e Prizrenit, por edhe për tërë Kosovën. Mendojmë që të investojmë në këtë zonë, nuk kemi ndonjë projekt konkret, por fillimisht do të insistojmë që të ndërtojmë një fshat turistik,” ishin fjalët e Eqrem Kryeziut atëherë.

Duhet theksuar se kjo zonë i takon Parkut Nacional të maleve të Sharrit i cili është shpallur që në vitin 1986,e për të cilin ekziston një ligji i cili ende nuk është ndryshuar pasi nuk ka pasur “interes” nga ana e ish strukturave udhëheqëse në Ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH).

Komuna e Prizrenit kishte përpiluar dokumentacionin teknik me pretendime sipas LPH dhe ligjeve të tjera që i përkasin kësaj fushe, akteve nënligjore aktuale si dhe sipas udhëzuesit të marr nga ana e MMPH. Koha (qershor 2006) për të përgatitur këtë dokumentacion ishte tmerrësisht e shkurtë vetëm për anën teknike duke mos marr parasysh të gjitha fazat që kërkon përpilimi i këtyre dokumenteve e posaçërisht pjesëmarrjen dhe shpronësimin (eksproprijimin) e tokës.

Komuniteti i Luginës së Zhupës si dhe të gjithë pjesëmarrësit tjerë është dashur të marrin pjesë në procesin e përgatitjes së këtij dokumenti hapësinor në përputhje me legjislacionin aktual në fuqi. Ndoshta janë “trimëruar” nga eksperienca e mëparshme kur Asambleja Komunale e Prizrenit në mënyrë të kundërligjore ka aprovuar dokumente të Planifikimit Hapësinor të nivelit komunal (përkujtoni PRRU).

Asambleja Komunale e Prizrenit pas shqyrtimit të propozimit të grupit të ekspertëve ka marrë vendimin mbi miratimin e planit të përkohshëm rregullues urban? të Zonës së Prevallës në Parkun nacional “Malet e Sharrit” me nr 01/011-35 të dt 22.06.2006. Si mundet komuna me marr vendim, kur ministria (MMPH) është përgjigjes për atë territor e për atë i ka edhe organet ekzekutive të parkut nacional,drejtorin e parkut me ekspert të cilët paguhen nga buxheti i Kosovës.

MMPH,gjegjësisht përfaqësuesit e sajë kanë qenë të obliguar të respektojnë këto ligje si dhe “Udhëzuesin për kushtet e përkohshme të rregullimit të zonës së Prevallës në Parkun Nacional në malet e Sharrit” të cilin e ka përpiluar vetë   i ministrisë,ashtu nuk është vepruar si duket për disa interesa të çuditshme e duke i shkaktuar dëme të pa riparueshme asaj zone si dhe tërë shoqërisë Kosovare .

Vetëm kërkesa legjitime për të bërë raportin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis (VNM) do të ishte aduti kryesor për plotësimin e dokumentacionit për atë projekt shumë të rëndësishëm.

Për këtë zyrtarët e MMPH gjatë procedurës se  dhënies së “Autorizimit për këtë projekt Urbanistik” kanë pasur kohë të mjaftueshme nga qershori 2006 por nuk kanë vepruar,me siguri nga mosdija. Atëherë kur është dashur në shtator 2006,Sekretari permanent Muhamed Aliu, si përgjegjësi kryesor nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor MMPH).  pas shqyrtimit të kërkesës të KK Prizren ka marrë vendim duke e aprovuar kërkesën e KK Prizrenit me nr 06/2446/1 të dt 04.09.2006. Njeriu i cili është i obliguar të respekton dhe zbaton ligjin është shkelësi kryesor i tij (sekretari permanent i MMPH) me vendime të pa përgjegjshme. Këso lëshimesh janë të shumta nga ana e tij si janë rastet e shumta të VNM e ato më eklatante janë ai i “Gërmisë – Qendra protokollare” ndërtimi i paraparë i Termocentralit “Kosova C”,pëlqimet për antenat e ndryshme të telefonisë që e kanë kapluar Kosovën etj. Si duket ka vepruar edhe sipas “urdhrave” të grupeve të ndryshme të interesit.

Për të gjitha këto parregullsi kanë reaguar faktorët vendore dhe ndërkombëtare por asgjë nuk ka ndalur ata të cilët kishin qëllim vetëm përfitimet e mjera materiale në degradimin total të asaj zone shumë të rëndësishme e cila është e mbrojtur me ligje.

Absurdi ma i madh ishte kur zyrtarët ma të lartë shtetëror të Kosovës në  prill 2007 solemnisht vunë gur-themelin e fshatit turistik në Prevallë të Prizrenit, pjesë që i përket  Parkut Nacional të maleve të Sharrit. Gurin themeltar të këtij fshati, të parit fshat malor në Kosovë, u vunë,por dilemat mbetën. Kryetari i Kosovës,me këtë rast tha se kjo iniciativë e marrë nga komuna e Prizrenit dhe MMPH-ja është për tu përshëndetur,si duket i mungonin informatat e duhura nga varësit e tij.

Kishte vërejtje serioze me shkrim,para solemnitetit, fillim i muajit prill,nga ana e ndërkombëtarëve (OSCE-shkresa dhe aneksi i sajë) në adresë të ministrit Ardian Gjini dhe MMPH-së për këtë projekt i cili nuk kishte respektuar procedurat ligjore. Vërejtjet konsistonin në:

  • Iniciativa ilegale e projektit?
  • Pjesëmarrja dhe shqyrtimi publik i banorëve të Prevallës neni 19 LPH
  • “Frikësimi i komuniteti lokal” nga kush?
  • Si janë bërë procedurat e shpronësimi (eksproprijimit)?
  • A ka transaksione të dyshimta,
  • A janë regjistruar ndryshimet e pronësisë në kadastër?.
  • A është respektuar pronësia individuale-private
  • Sa ditë ka qenë prezantimi i dokumentit në Prizren me 08. 06.2006
  • Si është vepruar me lirimin nga komunalit (taksat),mospagesa e tyre sipas cilit ligj apo kriter.

Ato nuk u përfillën nga ministria (MMPH),ndërtimet  private vazhduan e sot e kemi situatën e tillë ku kërkohet ndryshimi i gjendjes së krijuar në teren Nëse do të ishte vepruar sipas rregullave ekzistuese nga ana e zyrtarëve të lart të MMPH atëherë nuk do të kishim këtë situatë me këto kërkesa ,nga ana e komunitetit.

Jetojmë në shekullin 21,metodat e vjetra të planifikimit konvencional me ndalesa janë të tejkaluara, sot bota preferon planifikimin hapësinor strategjik me respektimin e ligjeve në fuqi. Por gjatë përpilimit të dokumentacionit si dhe procedurave tjera në rastin konkret nuk janë përfillur ligjet dhe standardet vendore dhe ndërkombëtare në fushën e planifikimit hapësinor dhe urban,kjo ka qenë e domosdoshme por nuk është vepruar.

Situatë e ngjashme ishte edhe ajo me qendrën rekreative-sportive në Zapluzhë K.K.Dragash. Pasi ata kishin bërë kërkesën për VNM në gusht 2006,ekzistonte nga ana e ministrisë arsyeja-dëshira të lejohej një kompleks i tillë pasi ekzistojnë kushtet natyrore,natyrisht pas plotësimit të kushteve minimale paraprake të cilat iu janë treguar me shkrim përfaqësuesve të komunës. Sa kamë unë dijeni ende nuk është ndërmarr diçka konkrete në këtë lokacion shumë atraktiv për tërë Kosovën.

Qëllimi  ishte krijimi i qendrave rekreative-sportive duke respektuar të gjitha rregullat dhe standardet vendore dhe ndërkombëtare  e jo vetëm shpërndarja dhe tregtimi i tokës “të shpallur ndërtimore” duke respektuar vetëm interesat individuale e duke anashkaluar interesin e përgjithshëm shoqëror si është vepruar në rastin e Prevallës pa dhanë askush përgjegjësi ndoshta morale nëse e kanë atë. Për fat të keq veprimet e tilla janë prezentë dhe shihen qartë nga reaksionet e banorëve të zonës me ndërtimet të cilat si duket nuk janë përcjell dhe monitorua nga ata që e kanë obligim ligjor.

Në kushtet e ekonomisë së mirëfilltë të tregut këto qëllime do të ishin të arritshme e jo me atë çka është duke ngjarë në Kosovë ku dominon një anarki totale në të gjitha fushat e jetës e fajtor për këtë jemi vetë ne. Vetëm puna e përkushtuar profesionale dhe menaxhimi adekuat i pavarur nga politika,e i pasuruar me dituri të reja do ta shpie këtë shoqëri përpara.

Prishtinë                                                            arch. Ylber Vokshi-Ylli

01.04.2008                                                               arkitekt i pavarur

Ish zyrtar i lartë në  MMPH në Departamentin e Planifikimit Hapësinor.

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending