Connect with us

Aktuale

Protestojnë studentët për mos funskionalizimin e objektit të ri të Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë

Published

on

Si studentë të Universitetit të Prishtinës, dhe si aktivistë të Lëvizjes Studentore ‘’Studim Kritikë Veprim’’, jemi mbledhur sot para Rektoratit për të shprehur pakënaqësitë tona mbi vonesat e shkaktuara lidhur me funskionalizimin e objektit të ri të Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë.

Objekti në fjalë ka filluar të ndërtohet në vitin 2013 dhe ende nuk ka përfunduar. Më 4 korrik të atij viti është nënshkruar kontrata sipas së cilës inaugurimi do duhej të ndodhte në vitin 2016. Pra, edhe pak muaj bëhen plot nëntë vite që Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë është në ndërtim e sipër.

Imagjinojeni, nëntë vite për një objekt me nëntë mijë metra katrorë. Një mijë metra katrorë në vit – kaq është intensiteti i punëve për një nga Fakultetet më të rëndësishme të Universitetit kryesor publik në vend.

Është më se e qartë se në këtë tender 3.5 milionë eurosh ka pasur keqpërdorime e është bërë biznis që nga fillimi. Duket se mungesa e transparencës dhe prolongimi i finalizimit të objektit nuk është i rastësishëm. Mund ta kuptoni nga raportimet e mediave, të cilat i kemi vendosur në kornizat prapa nesh e para Rektoratit, se kompania ndërtuese bazuar në të dhënat e ARBK-së, është regjistruar një vit pasi kishte filluar ndërtimi i Fakultetit të Bujqësisë dhe 50% të aksioneve të kësaj ndërmarrje ishin në pronësi të një ish-kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Valon Grabovcit i cili ‘rastisë’ të jetë nip i ish-deputetit Adem Grabovci.

Shkeljet e keqpërdorimet janë konfirmuar edhe nga gjetjet e Zyres Kombëtare të Auditimit. Sipas raportit të tyre për vitin 2020, Në tenderin për rregullimin e rrugës në Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë, Universiteti i Prishtinës ka zgjedhur kompaninë me ofertën më të shtrenjtë për të kryer punët. Çmimi i ofertës së kompanisë fituese ishte 60,232 euro më i shtrenjtë se oferta e kompanisë që ishte eliminuar. Zyra Kombëtare e Auditimit ka gjetur se kompania fituese nuk i kishte plotësuar as disa kritere që ishin kërkuar me në dosje të tenderit.

Në anën tjetër, vetë mbikëqyrësit e objektit kanë konfirmuar se me ditë të tëra kanë pritur punëtorët për t’i kryer punët për të cilat ishin paguar. Veç kësaj, ata janë  përballur me faktin që punëtorët punonin edhe diku tjetër në kohën kur do të duheshin të kryhen punët aty.

Nga krejt kjo më së shumti po pësojnë studentët. Tashmë ata po detyrohen që ushtrimet e ligjëratat t’i vijojnë edhe në objekte të Shkollave të Mesme. Ky është një hap prapa për ta. Përveçse e papranueshme, kjo është fyese për kolegët tanë. Fakulteti i Bujqësisë dhe i Veterinarisë pak vite më parë është vlerësuar si një nga top 3 fakultetet me më së shumti punime shkencore për profesor, kjo si rezultat i punës dhe përkushtimit të stafit akademik e studentëve. Ata meritojnë kushte më të mira infrastrukturore dhe mbështetje më të madhe, assesi këtë poshtërsi që po iu bëhet.

Nëpërmjet këtij aksioni ne kërkojmë që objekti i ri të funskionalizohet sa më shpejt ashtu që studentët t’i ndjekin ushtrimet dhe ligjëratat aty, kurse të gjithë përgjegjësit për vonesën e shkaktuar dhe për të gjitha keqpërdorimet të vihen sa më parë para organeve të drejtësisë./Media Ndërtimi.

Aktuale

UNOPS Kosova organizoi trajnim dy ditor për sigurinë në kantiere ndërtimi  

Published

on

UNOPS Kosova organizoi një Trajnim 2 ditor për Shëndetin, Sigurinë, Socialin dhe Mjedisin (HSSE) me pjesëmarrës nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, Universiteti i Prishtinës.

Qëllimi kryesor i trajnimit ishte pajisja e pjesëmarrësve me konceptet kryesore të shëndetit dhe sigurisë në projektet e ndërtimit.

Vështrimet kryesore nga trajnimi:

Kuptimi gjithëpërfshirës dhe respektimi i rreptë i Rregullave të Artë të UNOPS për trajtimin e rreziqeve fatale ose të rëndësishme

Zbatimi i aftë i vlerësimeve dhe inspektimeve të plota të rrezikut në terren

Duke dhënë prioritet sigurinë dhe mirëqenien e çdo individi të përfshirë në projekt.

Ky trajnim u organizua në kuadër të projektit për ndërtimin e objekteve të reja për Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore të Universitetit të Prishtinës, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian në Kosovë dhe Universiteti i Prishtinës dhe me mbështetjen e UNOPS HSSE Unit.

Siguria është prioriteti ynë kryesor dhe ne jemi të përkushtuar të krijojmë një mjedis të sigurt pune për të gjithë./Media Ndërtimi

 

Continue Reading

Aktuale

Rama paralajmëron se Tirana do të jetë metropoli me atraktiv i Ballkanit

Published

on

Kryeministri Edi Rama i ftuar në një ceremoni në kryeqytet, foli për Tiranën dhe transformimin e saj ndër vite.

Rama tha se në 5-6 vitet e ardhshme, këto që shohim do të jenë një pjesë dhe jo shumica e asaj që do të shohim, duke theksuar se ka shumë projekte, dëshirë, ambicie dhe shpirti i sipërmarrjes është futur në një garë për ndërtuar ndërtesa jo vetëm të mira, por edhe të bukura.

Ai shton se Tirana kështu do të bëhet një destinacion edhe arkitektonik.

Sipas, Ramës gjatë viteve në vazhdim shqiptarët do të jenë banorë dhe qytetarë të njërit prej kryeqyteteve më të bukur të Evropës, duke specifikuar se Tirana do të jetë metropoli me atraktiv i Ballkanit dhe do të jetë kryeqyteti evropian i të gjithë Rajonit tonë.

“Kjo është historia e një qyteti që nuk i ka thënë të gjithë. Unë besoj që në 5-6 vitet e ardhshme, këto që shohim do të jenë një pjesë, jo shumica e atyre që do të shohim, sepse ka shumë akoma projekte, dëshirë, ambicie dhe një lloj gare që është futur në shpirtin e sipërmarrjes që të bëjmë ndërtesa jo thjeshtë të mira, por edhe të bukura, duke i dhënë Tiranës mundësinë që të bëhet një destinacion arkitektonik.

Një vend mes Ballkanit që do të disponojë një koleksion veprash të arkitekturës të mbledhura së bashku nga arkitektët më të mirë të kësaj kohe dhe do të krijojë një trashëgimi të denjë për gjeneratat e tjera.

Unë nuk dyshoj, që nëse sot në ndjejmë kënaqësinë që kemi dalë nga ai llum i tmerrshëm ku e hapëm shekullin e ri në Tiranë, nesër do të jemi banorë dhe qytetarë të njërit prej kryeqyteteve më të bukur të Evropës. Tirana do të jetë metropoli me atraktiv i Ballkanit dhe do të jetë kryeqyteti evropian i të gjithë Rajonit tonë.”, deklaroi kryeministri Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

“Brenda shtëpisë së zbrazët, ajo jeton mes kujtimeve dhe dëshmon forcën e Nënës”

Published

on

Në rrugën “Martirët Qerkezi”, në shtëpinë-muze qëndron Nëna Ferdonije. Brenda shtëpisë së zbrazët, ajo jeton mes kujtimeve dhe dëshmon forcën e Nënës. Shtëpia e familjes Qerkezi, në Gjakovë dëshmon gjenocidin dhe spastrimin etnik të Serbisë në Kosovë.

Nga aty, 25 vite më parë, forcat policore të Serbisë ia rrëmbyen dhe zhdukën të katër djemtë: Artanin, Armendin, Ardianin e Edmondin, si dhe bashkëshortin Halimin. Nga ajo shtëpi u rrëmbyen edhe Vegim Qerkezi, Shpejtim Ymeraga, Skender e Myrteza Dylhasi, dhe Shpend e Fatos Jetishi.

Në Dardaninë e Pejës, më 27 mars 1999 forcat e armatosura serbe, policë të njësive speciale dhe serb lokal, brenda tri orëve i masakruan 40 civilë shqiptarë të kësaj lagje.

Ne i kujtojmë çdoherë e nuk do t’i harrojmë kurrë.

Në këtë 25 vjetor i përkujtojmë edhe 75 të vrarët në masakrën në Klladernicë të Skënderajt, 18 të vrarët në Mamushë, dhe 10 anëtarët e familjes Rama të vrarë në Obiliq. Sot, në Fushë Kosovë përkujtohen 168 shqiptarët e vrarë nga forcat e armatosura serbe.

Me mall e dhembje, i kujtojmë sot dhe ҫdo ditë, të gjithë të vrarët dhe të zhdukurit me dhunë nga Serbia.

Sakrifica e popullit tonë është themeli i Republikës sonë të lirë.

Lavdi të gjithë të rënëve në rrugën e gjatë për çlirimin e Kosovës!

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës. Prishtinë, 27 mars 2024./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending