“Betimi për Drejtësi” ka hulumtuar se si rasti i njohur si “FAN”, si një prej rasteve të mëdha të korrupsionit, i shënjestruar për liberalizimin e vizave, më 20 janar të vitit të ardhshëm do të parashkruhet.
Pra, si aktakuzë do të hudhet në shportë, ndërsa të akuzuarit do të mbesin përjetësisht të pagjykuar me një vendim meritor të drejtësisë për akuzat e ngritura ndaj tyre.
Mungesa e të akuzuarit Agim Deshishku dhe përfaqësuesit të palës së dëmtuar të ATK-së, ka bërë që të dështojë për herë të katërt seanca e rigjykimit ndaj ish-deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Naser Osmanit dhe zyrtarëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) Melita Ymeraga, Adrian Kelmendi, Bahri Shabani, Shkëlzen Lluka dhe Naim Avniu, në rastin e njohur si “FAN”.
Rigjykimi për këtë rast ka filluar më 8 korrik 2021, por që kjo seancë kishte dështuar, po ashtu kishin dështuar edhe seanca e 28 shtatorit dhe 28 tetorit, për arsye të mungesës së palëve në procedurë, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Osmani bashkë me zyrtarët e Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) Melita Ymeraga, Adrian Kelmendi, Bahri Shabani, Shkëlzen Lluka dhe Naim Avniu, po akuzohen për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës zyrtare.
Ndërsa, i akuzuari Deshishku po gjykohet për legalizim të përmbajtjes së rreme.
Prokuroria Speciale më 16 shkurt 2016, kishte ngritur aktakuzë kundër deputetit Naser Osmani, nënkryetar i Bordit të Drejtorëve të AKP-së, Bahri Shabani, Shkëlzen Lluka, Naim Avdiu, Melita Ymeraga, Adrian Kelmendi, Agim Deshishku.
Sipas aktakuzës së ngritur nga ana e PSRK-së, të akuzuarit Naser Osmani, si nënkryetar i Bordit të Drejtorëve të AKP-së, Bahri Shabani si drejtori i Bordit të AKP-së, Shkelzen Lluka si menaxher i AKP-së, Naim Avdiu si zv/drejtor menaxhues i AKP-së dhe Melita Ymeraga, Ardian Kelmendi, si kryesues të Njësisë së Monitorimit në AKP në bashkëpunim me zyrtarët e tjerë si anëtarë ndërkombëtarë të AKP-së: Lisa Brodey, Mohammed Omran dhe Hubert Ërsmann, i kanë kaluar kompetencat zyrtare me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë për vete ose për personin tjetër, në vlerë prej 5,400,000,00 euro.
Ata akuzohen se kanë shkelur të drejtat e punëtorëve të kësaj ndërmarrje, me çka njëkohësisht i kanë shkaktuar dëm Ndërmarrjes Shoqërore “FAN” e përfaqësuar nga AKP-ja si dhe buxhetit të shtetit, lidhur me çështjen e Ndërmarrjes së Re “FAN-Podujevë”. Kjo e fundit, ishte privatizuar në valën e 7-të të shitjes nga AKM-ja, ku ishte blerë me çmim prej 2,310,000 euro nga blerësi, që më pas i akuzuari Agim Deshishku, sipas kontratës së nënshkruar me zotimet e fituara të bëjë investime në vlerë prej 2,800,000 euro dhe të punësojë 236 punëtorë gjatë periudhës dy vjeçare.
Agim Deshishku, akuzohet nga prokuroria për mashtrim në vazhdimësi, legalizim i përmbajtjes së rreme në vazhdimësi dhe për shmangie nga tatimi