Connect with us

Aktuale

Tokë e pëlleshme me bujqësi të vjedhur dhe stagnuar

Published

on

Bahçet e vogla mbesin shkëndijë nostalgjike në kujtesën kolektive. Dikur pjesë e pandashme e oborrit të pothuajse çdo dytës shtëpi, bahçet po shuhen çdo ditë e më shumë.

Pandemia dhe izolimi nëpër shtëpi ka sjellë një hov të madh në rikthimin e këtij aktiviteti.

Kultivimi i pemëve dhe perimeve nëpër bahçe përgjatë historisë ka qenë jo vetëm aktivitet agrar, por edhe mënyrë jetese e mbijetese. Modernizimi i prodhimit dhe krijimi i familjeve bashkëkohore ka bërë që bahcet të shuheshin dalë ngadalë si fenomen shoqëror.

Por, perimet shumëngjyrëshe në këndet e vogla e në bahçe i rimugulloi pandemia.

Me lockdown-in u krijuan dhe rikrijuan qoshe të tilla nëpër oborre të shtëpive, të cilat aq sa konsiderohen remishente aq edhe ndihmuan njerëzit që ta tejkalojnë izolimin.

Për të ‘thyer’ karantinën, për të siguruar ushqim të shëndetshëm si masë parandaluese ndaj infektimit dhe për të shmangur kontaktin me gjësende nga jashtë, familja Shala nga Treboviqi i Pejës në oborrin e tyre kanë ngritur një strehë najloni për perimet, raporton Kallxo.com.

Prej kur kanë vënë farën e bahçes në mars të vitit 2020, familja Shala vazhdon që burimin kryesor të ushqimeve në tavolinën e tyre t’i kenë nga ‘krijesa e karantinës’, bahçja.

Që nga fillimi i pranverës deri në fund të vjeshtës ata kultivojnë shumicën e perimeve që i përshtaten klimës kontinentale të Kosovës: domate, speca, patate, karrota, tranguj, qepë, kunguj e majdanoz. Ndërsa gjatë dimrit veçse i kanë të gatshme për përdorim.

Edhe pse është pothuajse fillimi i dimrit, bahçja e familjes Shala ende është e gjelbër e prej të cilës ende po këputin perime.

“Ne kemi pas fatin që izolimin e kemi shndërruar në diçka pozitive, që të bënë të ndjehesh mirë. 10 minuta të kaluara në bahçe të largonin 10 minuta nga shqetësimi, dezinformimet, teoritë konspirative mbi virusin, realitetin e kohës e shumë gjëra tjera” tha Medina, njëra nga anëtaret e familjes.

Sipas një ankete për ekonominë bujqësore nga ASK për vitin 2020, nga gjithsej tokë e punueshme prej 188 371,71 hektarë në Kosovë, rreth 10 mijë hektarë janë të mbjellura me perime në fushë të hapur, në serra dhe kopshte.

Megjithatë, agronomi konstaton se numri i familjeve që merret me bujqësinë tradicionale ka shënuar rënie për shkak të profitabilitetit të ulët në fermat e vogla, kostos së lartë oportune por edhe për shkak të faktorëve tjerë ekonomik dhe shoqëror./Media Ndërtimi.

Aktuale

Një kompani ndërtimi kabllot e rrjetit nëntokësor në lagjen “Pejton”, mbesin pa energji elektrike një numër i caktuar i konsumatorëve

Published

on

Një kompani ndërtimi, teksa kryente punime në lagjen “Pejton”, ka shkaktuar dëmtimin e kabllove të rrjetit nëntokësor.

Me këtë rast kanë mbetur pa rrymë një numër i caktuar i konsumatorëve të kësaj lagjeje dhe asaj të Dardanisë.

Ekipet e KEDS-it kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes për të evituar dëmin e shkaktuar. Falë përkushtimit të tyre deri më tash është arritur që pjesërisht të rikyçen në rrjet disa konsumatorë, derisa po punohet në mënyrë intensive që furnizimi t’u rikthehet të gjithë konsumatorëve të afektuar.

Për këtë rast janë informuar organet e rendit, dhe KEDS u bën thirrje kompanive të ndërtimit që të kenë kujdes të shtuar gjatë realizimit të punëve, meqë përveçse dëmtojnë asetet elektroenergjetike të KEDS-it, lënë pa furnizim me energji elektrike edhe konsumatorët./Media Ndërtim

Continue Reading

Aktuale

“Termokos” përfundon sezonin ngrohës 2023/2024

Published

on

Në harmoni me parashikimet meteorologjike për përmirësimin e motit, NP “Termokos” SH.A. ka marrë vendim, që të përmbyllë sot sezonin ngrohës 2023/2024.

Pas 195 ditësh furnizim të mjaftueshëm dhe cilësor me ngrohje për rreth 30 mijë konsumatorë, përfundon një nga sezonat më të suksesshme ngrohëse, në kuadër të cilës ndërmarrja ka shënuar një varg arritjesh në të gjitha fushat.

Gjatë sezonit ngrohës 2023/2024 janë prodhuar rreth 328 mijë MWh energji termike apo 7% më shumë se sezonën e kaluar, nga KEK-u janë ekstraktuar 303.15 GWh energji, që në raport krahasues me sezonin ngrohës paraprak ka një rritje prej 14.6%, ashtu sikur edhe tek liferimi i energjisë termike, që ka qenë 270 GWh. Rrjeti i ngrohjes është zgjeruar edhe për 317 objekte banesore me 13.313 njësi banimi dhe me një sipërfaqe totale prej 1,122,538.00 m².

Ky sezon ngrohës ka qenë fazë testuese para fillimit të aplikimit të metodës së re të faturimit sipas konsumit. Si rrjedhojë e testimeve, analizave e krahasimeve, që janë realizuar, tanimë mbi 1 mijë konsumatorë i kanë marrë faturat e para testuese sipas konsumit, bazuar në të cilat 33% e konsumatorëve si rezultat i kursimit të energjisë ngrohëse kanë pranuar fatura më të ulëta se ato që kanë marrë më parë.

NP “Termokos” do të vazhdojë të angazhohet për modernizimin e mëtutjeshëm të shërbimeve dhe realizimin e projekteve të shumëta, që do të kenë ndikim të shumëfishtë pozitiv në mirëqenien e qytetarëve tanë./Media Ndëtimi

Continue Reading

Aktuale

Vazhdon organizimi i punëtorive me komunat partnere në kuadër të aktivitetit Qeverisja e Pronës

Published

on

Agjencia Kadastrale e Kosovës në bashkëpunim me USAID-in, po vazhdon me organizimin e punëtorive me komunat partnere në kuadër të Aktivitetit Qeverisja e Pronës për të prezantuar të arriturat, sfidat e rekomandimet për ZKK-të në fushën e të drejtave pronësore, si dhe për rritjen e cilësisë së shërbimeve kadastrale. Këtë sesion të punimeve ishte radha e Kryeqytetit, Prishtinës.

Në punëtori përveç përfaqësuesve të Agjencisë Kadastrale e Kosovës, përfaqësuesve nga Aktiviteti për Qeverisje Pronësore i USAID-it dhe Zyres Kadastrale Komunale të Prishtinës, kishte pjesëmarrës edhe nga drejtori tjera komunale dhe përfaqësues për barazi gjinore.

Punëtorinë e mbështeti Nënkryetari i Komunës së Prishtinës Z. Alban Zogaj i cili në fjalën e tij theksoi rëndësinë e ofrimit të shërbimeve sa më të mira për qytetarët e komunës, duke vlerësuar edhe këtë aktivitet si ndihmë për administratën në rritjen e performancës dhe ofrimin e shërbimeve më të mira e më të shpejta.

Temë qëndrore diskutimi ishin gjetjet në Raportin e USAID-it për ZKK-në e Prishtinës, në lidhje me organizimin e mbrendshëm të ZKK-së, rrjedhën e punës së lëndëve, rrespektimi i afateve kohore, kushtet e punës, etj, si dhe hapat që duhet të ndërmarrë ZKK-ja me qëllim të ngritjes së nivelit të shërbimeve kadastrale./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending