Connect with us

Aktuale

Ish-shefi i logjistikës për migrim zgjedhet drejtor i Ujësjellësit “Prishtina”

Published

on

Bordi i përkohshëm i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina” e ka zgjedhur Fatos Krasniqin në pozitën e kryeshefit ekzekutiv të ndërmarrjes.

Krasniqi, i cili të gjithë karrierën e tij ka qenë pjesë e sektorit privat, e mbi 15 vjet e atij bankar, është vlerësuar me 38.17 pikë nga 40 pikë sa ka qenë totali i pikëve të mundshme.

Krasniqi është pasuar nga Ilir Salihu i cili ka marrë 35 pikë.

Salihu aktualisht mban pozitën e zëvendësauditorit të përgjithshëm në Zyrën Kombëtare të Auditimit.

I treti me 34 pikë është vlerësuar Sokol Xhafa, i cili aktualisht e mban pozitën e u.d i kryeshefit ekzekutiv të KRU Prishtinës, raporton Kallxo.com.

Me një pikë më pak se Xhafa, i katërti me 33 pikë është renditur Hekuran Nikçi, i cili aktualisht është auditor në KRU Prishtina dhe anëtar i bordit të përkohshëm të Trepçës.

Intervistat për kryeshef të ndërmarrjes KRU “Prishtina” janë mbajtur me datë 11 dhe 12 nëntor. Komisioni nuk e kishte bërë vlerësimin e kandidatëve pas secilës intervistë e as në fund të ditës, por kanë vendosur që të caktojnë një ditë tjetër në të cilën do të bëhej poentimi i kandidatëve të intervistuar.

Bordi i përkohshëm kishte vendosur që vlerësimin për secilin kandidat ta bëj më 18 nëntor, apo gati një javë nga fillimi i intervistimit të 17 kandidatëve për pozitën e KE-së në ndërmarrje.

Në të njëjtën ditë, pra me 18 nëntor, është marrë edhe vendimi për kandidatin më të suksesshëm.

Fatos Krasniqi gjysmën e përvojës së tij 30-vjeçare të punës e ka në sektorin bankar ku edhe ka mbajtur pozita të ndryshme menaxheriale.

Së fundmi ai ka mbajtur pozitën e drejtorit menaxhues të Bankës Ekonomike, ku është emëruar në maj të vitit 2018.Krasniqi për 9 vite me radhë ka udhëhequr një biznes të tij privat.

Ai po ashtu ka punuar edhe si shef i logjistikës në Organizatën Ndërkombëtare për Migrim (IOM).

Në sektorin bankar, përveç në Bankën Ekonomike, ai ka punuar edhe në Raiffeisen Bank, ku ka mbajtur pozita të ndryshme udhëheqëse, si menaxher rajonal i Prishtinës e Prizrenit dhe shef i departamentit të NVM-së dhe departamentit të mikro-biznesit./Media Ndërtimi.

Aktuale

Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë

Published

on

Agjencia e Statistika të Kosovës (ASK), në konferencën e radhës ka njoftuar mbi ecurinë e procesit të Regjistrimit të Popullsisë.

Drejtori i ASK-së, Avni Kastrati tha se deri më tani pjesëmarrja e regjistrimit sipas komunave është 1 milion e 204 mijë e 560 qytetarë.

“Në të gjitha komunat e Kosovës ka regjistrim, të gjitha komunitetet po marrin pjesë. Disa komuna në veri nga komuniteti serb ka hezitim, por një pjesë e tyre janë duke u regjistruar”, ka thënë Kastrati.

Ai ka shtuar se në përgjithësi projekti për regjistrimin e popullsisë është duke iu ofruar fundit dhe nuk kemi probleme të aspektit në terrenit.

“Nëse vazhdon kështu procesi siç ka vazhduar deri tani do të dal i suksesshëm”, ka thënë Kastrati./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Më 14 maj mbahet ankandi i gjashtë i letrave me vlerë për vitin 2024

Published

on

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 14 maj 2024 do të mbahet ankandi i gjashtë për vitin 2024. Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 5 vjeçar në shumën prej 20 milionë euro.

Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (5 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.

Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës.

Letrat me vlerë janë letra të cilat kanë një vlerë nominale, të cilat do të përdoren për t’u shndërruar, për t’u konvertuar në vlerë aksionesh me këtë vlerë. Pastaj është vlera e aksionit që ndryshon në varësi të vlerës së tregut, e cila llogaritet në momentin që konvertohet në vlerë aksioni dhe është vlera e certifikatës së aksionit, shpjegohet në studimet ekonomike./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Rritja e qirave dhe kriza e strehimit kthehen në një fushë beteje kyçe të politikës evropiane

Published

on

Rritja e qirave dhe çmimet e larta të pronave rrezikojnë të kthehen në një fushë beteje kyçe të politikës evropiane pasi partitë e ekstremit të djathtë dhe populiste fillojnë të shfrytëzojnë zemërimin në rritje të publikut mbi krizën e banesave në kontinent, thonë ekspertët.

Javë përpara zgjedhjeve të Parlamentit Evropian, në të cilat partitë e ekstremit të djathtë parashikohet të përfundojnë të parat në nëntë shtete anëtare të BE-së dhe të dytat ose të tretat në nëntë të tjera, strehimi ka potencialin të bëhet një nxitës i fuqishëm i mbështetjes së ekstremit të djathtë sa emigracioni.

“Partitë e ekstremit të djathtë përparojnë kur mund të shfrytëzojnë boshllëqet sociale që dalin nga investimi i pamjaftueshëm dhe planifikimi joadekuat i qeverisë … dhe kur mund të fajësojnë të huajt”, tha raportuesi special i OKB-së për të drejtën për strehim.

“Kjo është situata në të cilën ndodhen tani shumë vende të BE-së”, tha Balakrishnan Rajagopal për Guardian.

“Kriza e strehimit nuk po prek më vetëm personat me të ardhura të ulëta, emigrantët, familjet me një prind, por shtresat e mesme. Kjo është çështja sociale e shekullit të 21-të.”

Çmimet e banesave të përballueshme kanë ndezur protesta në Lisbonë, Amsterdam, Pragë, Milano dhe – jashtë BE-së – po Londër, me të rinjtë të cilët janë kundër qirave që marrin  gjysmën e të ardhurave të tyre dhe hipotekat 10 herë më shumë se paga mesatare./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending