Connect with us

Aktuale

Sektori i ndërtimit në Kosovë direkt i varur nga pagesat cash dhe transaksionet e dyshimta

Published

on

Sektori i ndërtimit në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut është veçanërisht i ekspozuar ndaj pastrimit të parave nga vetë mënyra e strukturimit të tij.

Së pari, në ndërtimet e reja klientëve u kërkohet gati gjithmonë që të parapaguajnë për hapësirën që do të zënë ambientet e tyre, dhe shitet që përpara se të fillojë ndërtimi.

Sektori i ndërtimit në këto vende vazhdon akoma të jetë i varur nga pagesat me para në dorë (cash), dhe agjencitë e pasurive të paluajtëshme në Shqipëri raportojnë se 40–50 për qind e të gjitha shitjeve kryhen me para në dorë.

Edhe në rastet kur shitja mbështetet nga marrëveshje financiare, është e rrallë që këto të vijnë nga banka apo institucione të tjera financiare, por janë kredi private të lëshuara nga sipërmarrje të tjera komerciale.

Edhe sistemi i shkëmbimit në natyrë përdoret nganjëherë në ndërtimet e reja, ku materialet e ndërtimit shkëmbehen me apartamente të përfunduara.

Në këtë mënyrë, shumica e transaksioneve për pasuri të paluajtëshme nuk hetohen nga sistemi i rregullt financiar, apo ndonjë revizion që mund të diktojë transaksioneve të dyshimta.

Noterët konsideroheshin më parë si të ekspozuar ndaj korrupsionit në Shqipëri, por tani po i nënshtrohen një kontrolli më të fortë.

Që atëherë, ata janë eliminuar nga transaksionert e dyshimta, kështu që kompanitë e ndërtimit, dhe agjencitë e pasurive të paluajtëshme, e kryejnë vetë rolin e ndërmjetësit.

Për të organizuar sistemin e pastrimit të parave, grupet kriminale identifikojnë kompani ndërtimi apo njerëz të biznesit në situata të vështira financiare, që kanë akumuluar borxhe apo kanë kredi për të kthyer.

U jepen shuma të mëdha parash për t’i investuar në projekte ndërtimi dhe blerje aprtamentesh, nëpërmjet një marrëveshjeje informale (dhe zakonisht përdoret si garanci kërcënimi i përdorimit të dhunës) që apartamentet t’i kthehen mbrapsht grupit kriminal pas përfundimit të projektit.

Një mënyrë tjetër është përdorimi i parave të pista për të blerë aksione në një kompani ndërtimi në këmbim të apartamenteve pas përfundimit të ndërtimit.

Manipulime me deklarimin e vlerës së apartamentit, apo projektit të ndërtimit, lejon që të pastrohen akoma më shumë fonde.

*Kjo analizë e prurjeve të paligjshme financiare është pjesë e angazhimit të Iniciativës Globale në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe Observatorit të Shoqërisë Civile Kundër Krimit të Organizuar në Evropën Juglindore (SEE-Obs).

SEE-Obs është një platformë që mbledh së bashku dhe fuqizon organizata të shoqërisë civile në Shqipëri, Bosnjë Hercegovinë, Kosovë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, dhe në Serbi. Observatori kërkon t’i krijojë mundësi shoqërisë civile që të identifikojë, analizojë dhe të krijojë një tabllo të prirjeve dhe tendencave kriminale, si dhe ndikimin e tyre mbi prurjet e paligjshme, qeverisjen, zhvillimin, marrëdhëniet ndëretnike, sigurinë dhe respektimin e ligjit.

SEE-Obs mbështet organizatat e shoqërisë civile në punën e tyre për monitorimin e zhvillimeve dhe tendencave të krimit të organizuar në nivel kombëtar, rajonal dhe ndërkombëtar.

Ky raport bazohet mbi të dhëna, informacione dhe analiza të mbledhura nga organizata dhe aktivistë të shoqërisë civile. Ai mbështetet veçanërisht mbi intervistat dhe raportimin e një grupi prej nëntë ekspertësh nga Shqipëria, Kosova, dhe Maqedonia e Veriut./Media Ndërtimi.

Prurje ilegale financiare përmes ndërtimit në Ferizaj, Gjilan, Prishtinë dhe Fushë Kosovë

Aktuale

Komuna e Prishtinës subvencionon ujitjen e 200 hektarëve tokë të mbjella me kultura bujqësore

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit me Faruk Mujkën, kryeshefin ekzekutiv të Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër -Lepenc” për ujitjen e kulturave bujqësore në kryeqytet.

“Përmes këtij Memorandumi, Kryeqyteti do të ofrojë subvencionimin e ujitjes së 200 hektarëve tokë për fermerët në Kryeqytet. Me këtë bashkëpunim synojmë të përmirësojmë dhe të rrisim produktivitetin e bujqësisë së kryeqytetit duke ua lehtësuar punën bujqve tanë.”, deklaroi kryetari Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

“Architech Festival” sjell edicionin e 5-të  nga muaji Maj dhe do të zgjasë deri në Shtator

Published

on

Festivali i ArchiTech është zyrtarisht duke filluar nga muaji Maj dhe do të zgjasë deri në Shtator 2024.

Çfarë ju pret në këtë Edicion? Këtë Edicion do të ketë aktivitete inovative, projekte për hapësirat publike, takime me arkitektë/dizajnerë të ndryshëm dhe komunitetin, dhe shumë më tepër! Ky është momenti për tu angazhuar në krijimtarinë arkitekturore se si hapësirat publike përceptohen dhe mund të shfrytëzohen si dhe për të hulumtuar rreth sfidave dhe mundësive që ofron mjedisi ynë urban.

Ne jemi të gatshëm për të ndarë me ju ide dhe kohë për tu takuar e biseduar mbi nevojat, kërkesat dhe ide innovative mbi përkushtimin ndaj një hapësire urbane më të bukur, dinamike dhe funksionale./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjermanët punuan 1.3 miliard orë jashtë orarit në vitin 2023

Published

on

Punëtorët në Gjermani punuan rreth 1.3 miliard orë jashtë orarit në vitin 2023, tregojnë të dhënat e publikuara nga Instituti për Kërkime të Punësimit (IAB).Sipas tyre, më shumë se gjysma e kësaj kohe, 775 milionë orë, mbeti pa u paguar.

Ministria e Punës e Gjermanisë tha se mesatarisht, secili punëtor punoi 31.6 orë jashtë orarit në vitin 2023, prej të cilave 18.4 mbetën pa u paguar.

Komentet erdhën në përgjigje të një pyetjeje parlamentare nga Susanne Ferschl, ligjvënëse nga partia e majtë Die Linke.

“Punëdhënësit kursejnë miliarda në paga duke mos i paguar orët jashtë orarit, ndërsa punonjësit vuajnë nga zgjatja e orarit të punës dhe kërkesat e vazhdueshme për fleksibilitet” – tha Ferschl, raporton DPA.

Sipas të dhënave, totali i punës jashtë orarit vitin e kaluar korrespondon me 835.000 vende të punës me kohë të plotë.

Totali i orëve jashtë orarit në vitin 2023 ra për rreth 100 milionë orë nga viti paraprak, kur punëtorët regjistruan gjithsej 1.4 miliard orë jashtë orarit./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending