Connect with us

Aktuale

Prurje ilegale financiare përmes ndërtimit në Ferizaj, Gjilan, Prishtinë dhe Fushë Kosovë

Published

on

Në Kosovë, ndërtimi është përqendruar në qytetet e Prishtinës, Prizrenit, dhe Ferizajt, por edhe Fushë Kosova, Lipjani, dhe Gjilani kanë regjistruar rritje të ndjeshme.

Ka të dhëna se punëtorët në kantieret e ndërtimit nuk kanë kontrata pune – dhe për pasojë nuk kanë burime zyrtare të të ardhurave – por depozitojnë shuma të mëdha në llogaritë e tyre bankare, gjithmonë nën kufirin e raportimit prej 10,000 euro.

Disa kompani ndërtimi duket se janë në pronësi të familjarëve apo personave të afërt me politikanë të fuqishëm.

Disa nga këto kompani e nisën aktivitetin në sektorët e infrastrukturës, apo produkteve të naftës, por më pas u orientuan drejt një sektori tjetër kur iu akorduan kontrata të majme me fonde publike.

Edhe ndërtimi në sektorin e turizmit tërheq investime të mëdha, që mund të krijojnë hapësira për pastrimin e parave.

Ashtu si dhe në sektorin e ndërtimit të ambienteve të banimit, ka patur një rritje të ndjeshme të numrit të lejeve të ndërtimit dhe vlerës monetare që nga viti 2016. Grupet kriminale kanë shtrirë aktivitetet e tyre në zonat bregdetare më të mira në Shqipëri, duke i financuar investimet e tyre me kredi private.

Ka shumë raste që ilustrojnë shkallën e lartë të infiltrimit të parave të paligjshme në bare, restorante, klube dhe hotele turistike, veçanërisht në jug të Shqipërisë.

Edhe politikanë kosovarë mendohet se i investojnë fitimet e tyre nga ryshfete e korrupsioni në pasuri të paluajtëshme në bregdetin shqiptar.

Raportime mediatike nga shtatori deri në nëntor 2019 pretendonin se dy drejtorë të kadastrës së Vlorës u detyruan të largoheshin nga posti, pasi morën kërcënime nga një grup i njohur kriminal.

Përveç pasurive të paluajtëshme, sektori i turizmit dhe sektori i shitjes me pakicë ofrojnë mënyra të tjera për të pastruar fonde gjatë punës së përditshme të bizneseve.

Këto biznese mund të fryjnë shifrat ditore të shitjeve, numrit të klientëve apo vakteve të shërbyera, duke deklaruar në mënyrë të rreme të ardhura shumë të larta për të maskuar fondet e paligjshme.

Ndonëse këto biznese janë bërë objekt i inspektimeve të shumta nga administrata tatimore e Kosovës, në lidhje me dyshime për evazion fiskal, mbrojtja politike shpesh i ndihmon këto biznese që t’i shmangen drejtësisë.

Aktivitetet e pastrimit të parave bëhen të mundura edhe nga mangësi në procedurat e regjistrimit të kompanive për hapjen e një shoqërie me përgjegjësi të kufizuar (SHPK).

Për shembull, një kompani biznesi SHPK mund të regjistrohet me kapital fillestar prej 1,000 eurosh, apo edhe më pak.

Pas regjistrimit, pronari mund të investojë shuma të mëdha në biznes, pa deklaruar fare se nga kanë ardhur këto para.

Këto investime trajtohen si shpenzime legjitime, dhe shpesh përjashtohen edhe nga pagimi i taksave, dhe inspektorët tatimorë nuk hetojnë mbi origjinën e tyre.

Statusi ndërkombëtar i Kosovës është akoma i pazgjidhur.

Kjo pengon anëtarësimin e saj në një sërë organizatash ndërkombëtare, dhe ka ndikim të madh mbi vendin – si dhe mbi sasinë e informacionit në dispozicion në lidhje me këtë çështje.

Të ardhurat nga korrupsioni dhe abuzimi me pushtetin besohet se janë komponentët kryesorë të PFP në Kosovë. Mendohet se ndërtimi i rrugëve është një nga sektorët më të ekspozuar ndaj korrupsionit me kontrata publike.

Për shembull, janë vërejtur disa raste të shkeljeve të tenderit për ndërtimin e autostradës së Gjilanit, dhe projekteve të tjera.

Grupet e krimit të organizuar janë përfshirë në një sërë aktivitetesh që krijojnë fitime të paligjshme, veçanërisht në trafikimin e drogës dhe trafikimin e qenieve njerëzore.

Emigrantë hyjnë në vend nga dy drejtime: nga jugu drejt Serbisë dhe BE-së, dhe nga veriu drejt Shqipërisë dhe Italisë.

Duke përfituar nga pozita e saj gjeografike, kufijtë porozë, dhe zonën e kontestuar në veri të vendit, Kosova është bërë qendër e kontrabandës së mallrave të falsifikuara dhe tregtisë së paligjshme, veçanërisht cigareve. Mallrat shpesh dalin nga vendi nëpërmjet pikave ‘alternative’ të kalimit të kufirit, zakonisht nëpër male apo zona të tjera me terren të vështirë.

Grupet e krimit të organizuar nga Kosova bashkëpunojnë me rrjete më të mëdha kriminale në Ballkanin perëndimor për prodhimin dhe kontrabandën e cigareve, me lidhje që shkojnë deri në Lindjen e Mesme. Kanalet e pastrimit të parave në Kosovë vazhdojnë të bazohen tek paratë kesh.

Mendohet se bizneset i fryjnë shifrat e shitjeve dhe fitimeve ditore për të kamufluar fondet e paligjshme, përdorin kompani të rreme për të evituar pagesën e taksave, dhe manipulojnë me faturat e mallrave dhe shërbimeve në shkëmbimet tregtare ndërkombëtare.

Lojërat e fatit janë një tjetër sektor me rrezikshmëri të lartë për pastrimin e parave. Ndonëse kumari u ndalua me ligj në vitin 2019, një numër i madh ish-kazinosh dhe pikash bastesh janë kthyer në kafene, restorante dhe hotele, ku lojërat e fatit dhe pastrimi i parave vazhdon.

Disa aktivitete të tjera kumari janë zhvendosur në zona ushtarake nën kontrollin e KFOR, ku policia e Kosovës nuk hyn dot pa marrë leje. Ashtu si në Shqipëri, paratë pastrohen nëpërmjet ndërtimit dhe sektorit të pasurive të paluajtëshme.

Besohet se një sërë kompanish ndërtimi janë në pronësi të të afërmve apo bashkëpunëtorëve të politikanëve me pozitë të lartë.

Sidoqoftë, paratë e pista që gjenerohen në Kosovë nuk pastrohen vetëm në sektorin vendas të ndërtimit: grupe kriminale kosovare duket se po investojnë në pasuri të paluajtëshme në bregdetin shqiptar./Media Ndërtimi.

*Kjo analizë e prurjeve të paligjshme financiare është pjesë e angazhimit të Iniciativës Globale në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe Observatorit të Shoqërisë Civile Kundër Krimit të Organizuar në Evropën Juglindore (SEE-Obs).

SEE-Obs është një platformë që mbledh së bashku dhe fuqizon organizata të shoqërisë civile në Shqipëri, Bosnjë Hercegovinë, Kosovë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, dhe në Serbi. Observatori kërkon t’i krijojë mundësi shoqërisë civile që të identifikojë, analizojë dhe të krijojë një tabllo të prirjeve dhe tendencave kriminale, si dhe ndikimin e tyre mbi prurjet e paligjshme, qeverisjen, zhvillimin, marrëdhëniet ndëretnike, sigurinë dhe respektimin e ligjit.

SEE-Obs mbështet organizatat e shoqërisë civile në punën e tyre për monitorimin e zhvillimeve dhe tendencave të krimit të organizuar në nivel kombëtar, rajonal dhe ndërkombëtar.

Ky raport bazohet mbi të dhëna, informacione dhe analiza të mbledhura nga organizata dhe aktivistë të shoqërisë civile. Ai mbështetet veçanërisht mbi intervistat dhe raportimin e një grupi prej nëntë ekspertësh nga Shqipëria, Kosova, dhe Maqedonia e Veriut.

Aktuale

UNOPS Kosova organizoi trajnim dy ditor për sigurinë në kantiere ndërtimi  

Published

on

UNOPS Kosova organizoi një Trajnim 2 ditor për Shëndetin, Sigurinë, Socialin dhe Mjedisin (HSSE) me pjesëmarrës nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, Universiteti i Prishtinës.

Qëllimi kryesor i trajnimit ishte pajisja e pjesëmarrësve me konceptet kryesore të shëndetit dhe sigurisë në projektet e ndërtimit.

Vështrimet kryesore nga trajnimi:

Kuptimi gjithëpërfshirës dhe respektimi i rreptë i Rregullave të Artë të UNOPS për trajtimin e rreziqeve fatale ose të rëndësishme

Zbatimi i aftë i vlerësimeve dhe inspektimeve të plota të rrezikut në terren

Duke dhënë prioritet sigurinë dhe mirëqenien e çdo individi të përfshirë në projekt.

Ky trajnim u organizua në kuadër të projektit për ndërtimin e objekteve të reja për Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore të Universitetit të Prishtinës, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian në Kosovë dhe Universiteti i Prishtinës dhe me mbështetjen e UNOPS HSSE Unit.

Siguria është prioriteti ynë kryesor dhe ne jemi të përkushtuar të krijojmë një mjedis të sigurt pune për të gjithë./Media Ndërtimi

 

Continue Reading

Aktuale

Rama paralajmëron se Tirana do të jetë metropoli me atraktiv i Ballkanit

Published

on

Kryeministri Edi Rama i ftuar në një ceremoni në kryeqytet, foli për Tiranën dhe transformimin e saj ndër vite.

Rama tha se në 5-6 vitet e ardhshme, këto që shohim do të jenë një pjesë dhe jo shumica e asaj që do të shohim, duke theksuar se ka shumë projekte, dëshirë, ambicie dhe shpirti i sipërmarrjes është futur në një garë për ndërtuar ndërtesa jo vetëm të mira, por edhe të bukura.

Ai shton se Tirana kështu do të bëhet një destinacion edhe arkitektonik.

Sipas, Ramës gjatë viteve në vazhdim shqiptarët do të jenë banorë dhe qytetarë të njërit prej kryeqyteteve më të bukur të Evropës, duke specifikuar se Tirana do të jetë metropoli me atraktiv i Ballkanit dhe do të jetë kryeqyteti evropian i të gjithë Rajonit tonë.

“Kjo është historia e një qyteti që nuk i ka thënë të gjithë. Unë besoj që në 5-6 vitet e ardhshme, këto që shohim do të jenë një pjesë, jo shumica e atyre që do të shohim, sepse ka shumë akoma projekte, dëshirë, ambicie dhe një lloj gare që është futur në shpirtin e sipërmarrjes që të bëjmë ndërtesa jo thjeshtë të mira, por edhe të bukura, duke i dhënë Tiranës mundësinë që të bëhet një destinacion arkitektonik.

Një vend mes Ballkanit që do të disponojë një koleksion veprash të arkitekturës të mbledhura së bashku nga arkitektët më të mirë të kësaj kohe dhe do të krijojë një trashëgimi të denjë për gjeneratat e tjera.

Unë nuk dyshoj, që nëse sot në ndjejmë kënaqësinë që kemi dalë nga ai llum i tmerrshëm ku e hapëm shekullin e ri në Tiranë, nesër do të jemi banorë dhe qytetarë të njërit prej kryeqyteteve më të bukur të Evropës. Tirana do të jetë metropoli me atraktiv i Ballkanit dhe do të jetë kryeqyteti evropian i të gjithë Rajonit tonë.”, deklaroi kryeministri Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

“Brenda shtëpisë së zbrazët, ajo jeton mes kujtimeve dhe dëshmon forcën e Nënës”

Published

on

Në rrugën “Martirët Qerkezi”, në shtëpinë-muze qëndron Nëna Ferdonije. Brenda shtëpisë së zbrazët, ajo jeton mes kujtimeve dhe dëshmon forcën e Nënës. Shtëpia e familjes Qerkezi, në Gjakovë dëshmon gjenocidin dhe spastrimin etnik të Serbisë në Kosovë.

Nga aty, 25 vite më parë, forcat policore të Serbisë ia rrëmbyen dhe zhdukën të katër djemtë: Artanin, Armendin, Ardianin e Edmondin, si dhe bashkëshortin Halimin. Nga ajo shtëpi u rrëmbyen edhe Vegim Qerkezi, Shpejtim Ymeraga, Skender e Myrteza Dylhasi, dhe Shpend e Fatos Jetishi.

Në Dardaninë e Pejës, më 27 mars 1999 forcat e armatosura serbe, policë të njësive speciale dhe serb lokal, brenda tri orëve i masakruan 40 civilë shqiptarë të kësaj lagje.

Ne i kujtojmë çdoherë e nuk do t’i harrojmë kurrë.

Në këtë 25 vjetor i përkujtojmë edhe 75 të vrarët në masakrën në Klladernicë të Skënderajt, 18 të vrarët në Mamushë, dhe 10 anëtarët e familjes Rama të vrarë në Obiliq. Sot, në Fushë Kosovë përkujtohen 168 shqiptarët e vrarë nga forcat e armatosura serbe.

Me mall e dhembje, i kujtojmë sot dhe ҫdo ditë, të gjithë të vrarët dhe të zhdukurit me dhunë nga Serbia.

Sakrifica e popullit tonë është themeli i Republikës sonë të lirë.

Lavdi të gjithë të rënëve në rrugën e gjatë për çlirimin e Kosovës!

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës. Prishtinë, 27 mars 2024./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending