Connect with us

Aktuale

“Për qytetin ose kundër tij”, si të lexohet Bogdan Bogdanoviqi (shkruan: Arbër Sadiki, arkitekt)

Published

on

Pra, ne nga Bogdani kemi pranuar si të drejtë dhe bëhemi se i kemi kuptuar, vetëm qëndrimet e tij politike që lidhen me ne, por asgjë përtej tyre. Se si duhet trajtuar qyteti, qytetari, ambienti, memorialet, trashëgimia e luajtshme dhe e paluajtshme, zhvillimet tona të njëzet viteve të fundit tregojnë se asgjë nga këto ne nuk kemi mësuar.

Qytetet tona u mësynë nga masat e mëdha të popullatës, mu siç flet ai tek “Për qytetin ose kundër tij” (“Za grad ili protiv grada”) ku vërtet nuk u dogjën dhe rrënuan siç bënin hunët, por vetëm moskontrolli i këtyre dyndjeve i dërgoi qytetet në vetëshkatërrim duke u rritur deri në madhësi të pakontrolluara malinje. Nëse në të njëjtin tekst, ai vazhdon duke na tërhequr vëmendjen se vetëm nga lindja e qyteteve njeriu i ka krijuar vetes mundësi që ta shohë veten retroaktivisht dhe se para paraqitjes së qyteteve ai ishte qenie pa histori, sa jemi përkujdesur ne në njëzetë vitet e fundit që të ruhen shtresat historike të qytetit në mënyrë që ai ta luajë këtë rol historik?! Nëse duke vëzhguar bombardimin e Dubrovnikut ai konstaton se qytet-urryesit dhe qytet-shkatërruesit nuk janë fantazma librash, por të gjallë dhe në mesin tonë, a jemi të sigurtë se në qytetet tona sot ata janë zhdukur?! Mos ata nga bombardimi me artileri tani kanë kaluar në bombardim me ndërtesa vend e pa vend duke ia zënë frymën qytetit?!

A jemi të sigurtë që ai primitivi i cili nuk pranon assesi se ka ekzistuar çkadoqoftë para tij, sot nuk është bosi i qyteteve tona?! Nëse tek “Mbytja me ritual e qytetit” (“Ritualno ubijanje grada”) ai qartas na tregon se urbaniteti si themeli i qytetit në shumicën e gjuhëve më të rëndësishme europiane ka kuptimin e përputhshmërisë në mes të mendimit dhe fjalës, fjalës dhe ndjenjës, ndjenjës dhe veprimit, cilën nga këto virtyte e manifestojnë qytetet tona sot?! Apo pikërisht ndodh ajo që ai parasheh, se kur dikush nuk mundet ti përshtatet rregullave të urbanitetit më së lehti është ta shfarosë atë!

Përderisa të gjitha pyetjet e sipërshtruara, për fat të keq, nuk kanë nevojë për përgjigje se ato janë fare të ditura për secilin që jetojmë në qytetet e ditëve të sotme, sepse tashmë janë e kundërta e gjithë asaj për të cilat Bogdani është përpjekur gjithë jetën e tij. Po e ardhmja e qyteteve?! Padyshim edhe këtu ai na del në ndihmë duke na tërhequr vëmendjen tek “Aleksandria e re apo Babiloni i vjetër”, (“Nova Aleksandrija ili stari Vavilon”) se nëse e ardhmja nuk do të jetë kozmopolite,  pax urbana,  atëherë do të jetë barbare. Por, pax urbana, vazhdon ai, nuk mund të arrihet pa detribalizimin dhe denacionalizimin rrënjësor të mendësisë. Duke parë promovimin e përditshëm të lagjeve të kushërinjve të rrethuara me mure mesjetare si lagjet e qytetit të së ardhmes, mbushjen e hapësirave publike me simbole njënacionale, gumëzhimin e shesheve qendrore nga muzika religjioze, nuk është vështirë të prognozohet as e ardhmja e qytetit.

Pra, po t’i kuptonim ne qëndrimet e tij, përfshirë edhe këto politike të përmbledhura në librin e sapobotuar, si pjesë e një kornize logjike të ndërtuara mbi vlerat universale të humanizmit dhe jo si tifozllëk ndaj njërës apo tjetrës palë, ne nuk do të përpiqeshim ta poziciononim atë nëse është me ne apo me ata. Vet idea për ta ndarë Bogdanin me ne apo me ata në thelb është anti-bogdaniane, sepse ai nuk ishte as me ne as me ata! Ai ishte me të gjithë ata me të cilët i takoheshin idealet e tij universale dhe këtë kishte guxim ta thoshte hapur në çfarëdo rrethane pa kalkuluar fare për pasojat individuale. Ai ishte mbi të gjitha me VETEN E TIJ. Ai pranoi t’i “tradhëtojë” ata – kur konsideroi se nuk kishin të drejtë, po të gjurmojmë thellë do e gjejmë diku ku na ka “tradhëtuar” edhe ne – sipas variantit të cektë të të vlerësuarit të gjërave në ne dhe ata, por ai nuk pranoi asnjëherë të tradhëtonte VETVETEN. Ai e ndërtoi personalitetin e vet mbi të vërtetat në të cilat besoi me tërë qenien e tij dhe për të cilat nuk pranoi asnjë kompromis pavarësisht çmimit që iu desh të paguante. Tërë trashëgiminë intelektuale që na la e ndërtoi mbi këto të vërteta, trashëgimi të cilën nuk është se e kemi përdorur dhe po e përdorim më së miri as ne as ata.

*Autori është Arbër Sadiki arkitekt, ligjërues, kritik. Mban gradën Doktor i Shkencave Teknike në Fushën e Arkitekturës dhe Urbanizmit nga Universiteti i Beogradit. Fusha e ngushtë hulumtative e tij lidhet me marrëdhëniet në mes rrethanave shoqërore dhe arkitekturës. Asistent kurator i pavionit të Kosovës në Bienalen e 14-të të Venecias. Nominues në Aga Khan Award for Architecture, Gjenevë. Fitues i “Çmimit Vjetor për Vepër Shkencore në fushën e Trashëgimisë Kulturore”, 2020, ndarë nga Ministria e Kulturës për botimin me titull: “Arkitektura e Ndërtesave Publike në Prishtinë: 1945-1990, Faktorët Shoqëror dhe Formësues”.

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending