Mmoriali Ibrahim Rugova është ndërtuar ne vendlindjen e tij ne Istog, Kosove. Qëllimi i ndërtimit te këtij memoriali është për te kujtuar te kaluarën dhe për te nderuar dhe respektuar arkitektin e shtetit te Kosovës. Ky memorial duhet të merr karakter nacional dhe te konsiderohet pike kryesore ku kujtohet jeta dhe vepra e Presidentit Rugova. Për here të parë qyteti i Istogut do të ketë një muze dhe një shesh qendror, ku do te prezantohet e kallura, kultura dhe trashëgimia jonë kulturore.
Presidenti Rugova, me një të kaluar si shkrimtar dhe studiues, afër dy dekada të jetës se tij, punoj për zgjidhjen e problemit të Kosovës dhe që nga ajo kohë përcaktonte hapur pozicionin gjeopolitik kosovar dhe shpallte idenë për shtet te pavarur.
Jeta dhe vepra e Presidentit Rugova paraqitet në tërësi ne memorial. Jo vetëm vitet ku shërbeu si udhëheqës i popullit Kosovës por edhe pjesa tjetër e jetës se tij si shkrimtar dhe studiues.
Memoriali ndahet ne dy pjese funksionale: pjesa e larte e hapur-(Parku-Sheshi) dhe pjesa e poshtme e mbyllur-(Muzeu).
Pjesa e larte, rreth 1000m2, është një shesh modern me ulëse dhe hapësira që shfrytëzohen nga qytetaret. Me një fjale do te behet një park funksional, atraktiv dhe do te jete pike kryesore e qytetit. Memoriali ofron një hapësire modeste, e cila mund te shfrytëzohet si hapësirë publike ne forme sheshi-parku si edhe për rekreacione te ndryshme (p.sh. organizimin e koncerteve, ceremonive te ndryshme, pushimore dhe vendtakim për qytetaret.
Përmes xhamave në formë elipse, të cilët janë të vendosur në pjesën e lartë të memorialit, mund te shihet pjesa e poshtme e mbyllur. Lidhja me pjesën e poshtme bëhet përmes shkalleve dhe poashtu i tërë kompleksi ka qasje edhe për persona me aftësi te kufizuara.
Pjesa e poshtme e kompleksit memorial është muze. Muzeu dhe hapësirat ndihmese në tërësi janë 650m2. Një pjesë e këtij muzeu është e rezervuar për historinë e qytetit te Istogut ndërsa pjesa tjetër për jetën dhe veprën e Presidentit Rugova si dhe një hapësirë për ekspozita të ndryshme qe paraqiten kohe pas kohe.
Hapësira me xhama, e cila ditën e ndriçon me dritë natyrale muzeun, ndërsa natën kjo hapësirë ndriçohet me anë të dritave-elektrike, deri në pjesën e lartë të memorialit, paraqesin ngritjen e zërit në atë kohë për te njoftuar boten me padrejtësitë ndaj popullit shqiptar të Kosovës.
Në pjesën e poshtme kemi Muzeun, ishte dëshira e madhe e Rugovës t’i njoftoj kulturat e tjera botërore me kulturën shqiptare.
Memoriali Ibrahim Rugova ne Istog është memorial inovativ që ka një filozofi shumë të qartë arkitektonike me funksione shumë të qarta që lidhen me jetën dhe veprën e tij.
Në anën tjetër është në harmoni me planin urbanistik te qytetit si dhe paraqitet në qendër të qytetit, pjese shume atraktive si për turistet ashtu edhe për vetë qytetarët e Istogut. Është një zgjidhje e mire që i ofrohet qytetit të Istogut dhe qytetarëve të tij, të kenë qasje në pjesën kulturore e cila ndikon në ngritjen e vetëdijes qytetare, që ishte edhe mesazh i Presidentit Rugova dhe një hapësirë publike ku qytetarët mund të kenë pikë kryesore në qytet për aktivitete të ndryshme kulturore.
(Autori është Esat Bytyqi, arkitekti)./Media Ndërtimi.