Connect with us

Aktuale

Trajtimi i ndërtimeve pa leje nuk është kompetencë e Përparim Ramës, (shkruan arkitekti Ylber Vokshi Ylli)

Published

on

Që  nga periudha e pas luftës z. Përparim Rama është prezent në Kosovë ndërsa nga viti 2004 e keni edhe biron projektuese “4M grup” jam kureshtar te di se si dhe çfarë keni punuar dhe a jeni te përfshire ne projektimin dhe ndërtimin e objekteve pa leje ne Prishtine dhe në tërë Kosovën deri me sot.

A i keni respektuar ligjet, normat dhe standardet kombëtare dhe ndërkombëtare të ndërtimit pasi nuk jam ne dijeni se si keni vepruar,  pos rastit te “Badovcit” ku tentuat te ndërtoni buze liqenit.

Duhet te keni ne dijeni se tek ne projektimi profesional dhe mirëmbajtja apo eksploatimi vijues i objekteve diametralisht ndryshon si rezultat i vetëdijes se ulet te popullatës.

Do t’i theksoi disa qëndrime tuaja të pa qëndrueshme-diskutabile:

  • Prezantimi i Kosovës ne bienalen e Venedikut në vitin 2012 nga ana e juaj si kurator i ekspozitës nuk ishte në nivelin e duhur pasi realiteti në Kosove ishte krejt ndryshe, për këtë në vitin 2012 kamë pasur një reagim  kritik  publik (http://ekonomia-ks.com/sq/opinion/bienalja-e-arkitektures-ne-venedik-dhe-pjesemarrja-e-kosoves).

Nuk prezantohet kjo problematik me “ftesa” shterpe, por me tregimin real të gjithë asaj çka po ngjante në këto hapësira, duke e  kamufluar realitetin. Një qasje e tillë denigruese ndaj problemeve urbane dhe arkitektonike është ofenduese për të gjithë intelektualët e paktë që kanë mbetur në Kosovën e pas luftës.

  • Disa propozime për zgjidhje urbane nuk ishin te qëlluara si ishte rasti me propozimin qe Xhamia e madhe e Prishtinës te vendoset ne qytetin e vjetër.
  • Mos caktimi i lokacionit për sallën koncertale në mes të ekipit te eksperteve qe ju e kryesonit dhe zyrtareve komunal pati një kosto financiare me humbjen e një donacioni nga BE-ja në vlere rreth 11 milion euro. Kjo qasje ishte jo serioze dhe tregon ne çfarë niveli të ulet i kemi zyrtaret komunal dhe ekspertet të cilët nuk ishin në gjendje te harmonizojnë qëndrimet e tyre, kjo nuk është hera e pare që ndodhë në Prishtinë.

Gjate debateve publike keni elaboruar dhe pemtuar zgjidhjen e problemeve që janë të rëndësishme – kruciale ne përmirësimin e kualitetit te jetës te përbashkët urbane ne Prishtinë,sa ishit realist?

  • Rasti i lagjes “Kodra e trimave” është unik ne fushën e urbanistikes dhe si , “zonë informale” (çështja pronësore) kërkon shume kohë për tu zgjidhur, intervenime te dhimbshme, ekspertize të larte dhe shpenzime te mëdha materiale për t’ia kthyer dinjitetin urban lagjes, andaj ju sugjeroj te mos bëni premtime boshe.
  • Kishte edhe ndërhyrje teatrale në funksion te propagandës zgjedhore si ishte rasti me vizatimin e disa sekuencave urbane, qe tregonte jo seriozitetin e një profesionisti.
  • Zgjidhja e problemeve me komunikacion rrugor është shume e vështire te realizohet,e keni planin e mobilitetit te përgatitur nga paraardhësi juaj por kërkon pune te madhe ne zbatimin e tij. Kurse për zonat e reja rrugët duhet te jenë produkt i zgjidhjeve te reja urbanistike te cilat duhet te jene te përgatitura ne nivel ta larte profesional.

  • Çështja e pranimeve teknike si faze për lëshimin e lejes se përdorimit nuk elaborohet qartë nga ana juaj dhe krijon huti tek popullata pasi kemi te bëjmë me dy faza para dhe pas ndryshimit te ligjit te vitit 2012, ku parashihet te ketë mbikëqyrje inspektuese si pjese e pranimit teknik.
  • Trajtimi i ndërtimeve pa leje nuk është kompetencë e juaja por e nivelit qendror i cili ka aprovuar një ligj qe skajshmërisht do ti dëmtoje te gjitha proceset urbane në Kosove, pasi faktikisht i legalizon te gjitha ndërtimet në një forme apo tjetrën, për te cilin kisha vërejtje serioze ne atë kohë.

Premtimet elektorale se do të rehabilitohen disa lagje apo do të ndërtohen unazat e kryeqytetit, janë jo realiste, atë nuk kanë arritur t’i realizojnë edhe shoqëritë shumë ma të pasura, ato intervenime kushtojnë shumë, do të mbesin ashtu si relikte të një kohe kur nuk ka funksionuar ligji, për të iu treguar pasardhësve tonë se si është jetuar në Prishtinë në fillim të shekullit 21.

  • Lehtësisht e shpjegoni anën financiare të bazuar në donacione dhe kredi të buta ndërkombëtare, por do të jetë shumë vështirë pasi  askush nuk do të jep para për të mbuluar keqpërdorimet  e  mëdha që i kemi bërë vetë në këto vite.
  • Sa e keni respektuar “Kodin etik të arkitektëve” gjatë fushatës zgjedhore e mos të ju ngjani  arkitektëve kosovar që këto 20 vite ishin servil ndaj politikbërësve dhe grupeve të ndryshme të interesit.

Pas luftës me problematiken urbane te kryeqytetit është marre edhe një arkitekt tjetër, i cili pasi i realizoj interesat e veta personale ne fund te mandatit te tij katër vjeçar dha dorëheqje nga pozita e drejtorit te urbanizmit, duke e trasuar rrugën e ndërtimeve pa leje dhe pa kritere profesionale urbanistike ku u lejuan te ndërtojnë të gjithë pa asnjë pengese deri me sot, me disa përjashtime te vogla.

Sot kemi arritur në një pikë tejet kritike ku jeta në kryeqytet është bëre e pa durueshme dhe kemi arritur buze të një vdekje të pritur urbane, prandaj intervenimet janë te domosdoshme qe sado pak te normalizohet gjendja ne kryeqytet.

Euforia e zgjedhjeve kaloj tashme prandaj uroj qe ju me seriozitet dhe profesionalizëm te larte te filloni te trajtoni ketë problematike jetike, e jo të bëni vetëm ndryshime kozmetike si ka ndodhur deri me sot.

E di qe kjo është një pune voluminoze dhe shume e vështire por ju e keni treguar vullnetin e mire gjatë kampanjës zgjedhore,  për te cilin ju përgëzoj dhe tani e keni rastin ideal për të vepruar ne ketë drejtim,  për te mirën e te gjithë qytetareve te Prishtinës. Vetëm koha do të tregoj rezultatin e punës tuaj.

*Opinion i shkruar nga YLBER VOKSHI YLLI, arkitekt dhe ish-Kryetar i Këshillit për Planifikim Hapësinor të Kosovës./Media Ndërtimi.

 

Aktuale

Eurostat: Shqiptarët më punëtorët në Evropë, por me paga me të ulëta

Published

on

Shqiptarët punojnë me orë më të gjata pune krahasuar me vendet e Bashkimit Evropian, megjithëse paguhen më pak.

Sipas të dhënave nga Eurostat, një javë e zakonshme pune për personat e moshës 20-64 vjeç në BE është mesatarisht 37.5 orë, ndërsa për shqiptarët rreth 43.7 orë në javë.

Konkretisht, shqiptarët punojnë një ditë më shumë se vendet e BE-së ose 6 orë më tepër në javë.

Pavarësisht këtij fakti, orët e zgjatura të punës në Shqipëri nuk përkthehen me paga më të larta, pasi aktualisht vendi ynë ka nivelin më të ulët të pagës mesatare në rajon dhe Europë, gati dyfish më pak se Serbia e Mali i Zi dhe ndjeshëm më pak se Bashkimi Europian.

Kjo tregon një mospërputhje të qartë midis orëve, pagës apo edhe produktivitetit të punëtorëve.

Direkt pas vendit tonë renditet Serbia, ndërsa sa i takon vendeve të BE-së, Greqia ka përqindjen më të lartë të punëtorëve me orar të zgjatur, rreth 11.6%, e ndjekur nga Qiproja 10.4% dhe Franca 10.1%.

Orët e zgjatura të punës në Greqi lidhen edhe me normën më të lartë të papunësisë, e si rrjedhojë orët shtesë të punonjësve aktivë i referohen zëvendësimit të mungesës së fuqisë punëtore në vend.

Holanda ka javën më të shkurtër të punës me rreth 33.2 orë, e ndjekur nga Gjermania me 35.3 dhe Danimarka me 35.4 orë.

Duke qenë se Shqipëria ka rekordin më të lartë të të vetëpunësuarve në rajon me një normë prej 36%, orët e gjata të punës lidhen kryesisht me nivelin e lartë të vetëpunësimit dhe punën e fundjavës.

E njëjta gjë vlen edhe për shumicën e shteteve të Bashkimit Evropian, ku 29.3% e të vetëpunësuarve punonin me orë të gjata krahasuar me të punësuarit, të cilët përbënin 3.6% e totalit.

Në Shqipëri administrata publike është ajo që punon më pak, me rreth 38.8 orë në javë, ndërsa punëtorët e sektorëve të prodhimit dhe ndërtimit punojnë më tepër.

Ndërsa në BE, orët e gjata të punës ishin më të zakonshme në mesin e punonjësve të kualifikuar të bujqësisë, pylltarisë dhe peshkimit me 27.5% dhe menaxherëve me 21.9%./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

BE do të jap 1 miliard euro ndihmë financiare për mbrojtjen sociale në Liban

Published

on

Gjatë vizitës së saj në Bejrut, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, e shoqëruar nga Presidenti i Republikës së Qipros, Nikos Christodoulides, diskutuan sfidat e rëndësishme të brendshme dhe rajonale me të cilat përballet Libani dhe se si BE-ja mund ta mbështesë më mirë vendin dhe njerëzit.

Ajo njoftoi se BE-ja do të ofrojë një paketë ndihme financiare për Libanin me vlerë 1 miliard euro për 2024-2027.

Kjo mbështetje e vazhdueshme e BE-së do të forcojë shërbimet bazë si arsimi, mbrojtja sociale dhe shëndeti për njerëzit në Liban. Ajo do të shoqërojë reformat urgjente ekonomike, financiare dhe bankare. Për më tepër, Forcat e Armatosura libaneze dhe forcat e tjera të sigurisë do t’i ofrohet mbështetje me pajisje dhe trajnime për menaxhimin e kufirit dhe për të luftuar kundër kontrabandës.

Vizita e Presidentes von der Leyen në Liban vjen pas takimit të posaçëm të Këshillit Evropian më 17-18 prill, ku Këshilli konfirmoi vendosmërinë e BE-së për të mbështetur njerëzit më të cenueshëm në Liban, duke përfshirë refugjatët, personat e zhvendosur brenda vendit dhe komunitetet pritëse, si si dhe forcimin e mbështetjes për Forcat e Armatosura libaneze, luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore dhe kontrabandës. Këshilli Evropian ripohoi gjithashtu nevojën për të arritur kushte për kthime të sigurta, vullnetare dhe dinjitoze të refugjatëve sirianë, siç përcaktohet nga UNHCR./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Zyra e Kryeministrit Kurti furnizohet me mobile luksoze në vlerë prej 54 mijë euro

Published

on

Karrige lëkure, tepisona, vitrina e mobile të ndryshme luksoze. Të gjitha këto janë porositur nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës. Orenditë e reja po kapin shifrën e 54 mijë eurove.

Zyra e Kryeministrit të Albin Kurti, ka hapur disa tenderë për blerjen e disa orendive të reja.

Zyra e kryeministrit dhe disa ministri tjera janë në pritje të furnizimit me karrige të lëkurës, me tepsiona, me pajisje të reja për byfe, e vitrina, të cilat i kanë kushtuar hiç më pak se 53 mijë e 977 euro, shkruan Insajderi.

Me datën 30 të muajit të kaluar, Zyra e Kryeministrit kishte hapur tender për “furnizim me karrige lëkure”, 50 copë.

Vlera e parashikuar është 9,999.00 euro.

Poashtu në muajin e kaluar nga ZKM’ja është hapur tenderi për “Furnizim me lloje të ndryshme vitrinash”, ku ceken mobile druri për zyre. Vlera e parashikuar e kontratës për këtë tender është 40.000 euro.

Me 1 maj, Zyra e Kryeministrit ka hap tender për “Furnizim me pajisje byfeje”. Ku theksohet për “frigoriferë dhe ngrirësit”.

Vlera e parashikuar për këtë kontratë është 990 euro.

Bëhet fjalë për tri karrige statike nga materiali krom, të veshura me lëkurë artificiale, kualitet i lartë i ngjyrës së zezë.

Po ashtu edhe për një karrige rrotative nga rrjeta me mekanizëm lëvizës. Ku vetëm këto kanë kushtuar hiç më pak se 999 euro./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending