Connect with us

Aktuale

Ndriçohen shkelje tjera rreth skandalit në projektin e dyshimtë afaristo- banesor në Lakrishtë (DOKUMENT)

Published

on

NPB-ja SHKELI LIGJIN E PROKURIMIT PUBLIK – ANGAZHOI KOMPANI PËR RRËNIM PA PROCEDURA TË PROKURIMIT DHE PA TENDER

Ndërmarrja Publike Banesore SH.A. Prishtinë   ishte poseduese e vetme e lejes së lëshuar nga Komuna e Prishtinës, më 06 gusht 2021, për rrënimin e objekteve të vjetra në Lakrishtë ku u shkaktua skandali i shkatërrimit pa kontroll të azbestit kancerogjen. (Prova 1- Leja e rrënimit)

Përkundër se ishte ligjërisht përgjegjëse e vetme për rrënim, NPB-ja, pa zhvilluar fare procedura të prokurimit dhe pa hapur tender, ia la këtë përgjegjësi bashkinvestitorit privat “Made Group Construction” e ky i fundit angazhoi një palë të tretë si nënkontraktor për rrënim, përkatësisht kompaninë “Joos & Krasniqi” që njëherësh e kishte konkurrent në tender.

Mungesa e procedurave të prokurimit dëshmohet në bazë të sistemit të prokurimit elektronik të Kosovës ku nuk figuron asnjë aktivitet i NPB-së për këtë çështje.

Në këtë mënyrë, NPB-ja si ndërmarrje publike pamundësoi konkurrencën duke vepruar në kundërshtim me Ligjin për Prokurimin Publik dhe legjislacionin sekondar.

Akti nënligjor “Rregullat dhe Udhëzuesi Operativ për Prokurimin Publik”  në paragrafin  Njoftim për Kontratë, specifikon si në vijim:

–  Kur një AK – Autoritet Kontraktues (në këtë rast NPB-ja) ka për qëllim të kryej një aktivitet të prokurimit duke përdorur procedurë të hapur, të kufizuar, kuotim të çmimit, konkurruese me negociata ose ka për qëllim të administroj një konkurs të projektimit ZP (Zyrtari i Prokurimit) do të përgatitë Njoftimin për Kontratë/Njoftimin për Konkurs të Projektimit, pavarësisht nga lloji apo vlera e parashikuar.

–  AK duhet të publikojnë të gjitha njoftimet për kontratë në sistemin e prokurimit elektronik të Kosovës. Për arsye të rritjes së transparencës, AK-se mund të publikojnë Njoftimet për Kontratë në faqen e internetit të AK gjithashtu.

–  Njoftimi për kontratë për kontrata me vlerë të vogël dhe të mesme do të përgatitet në gjuhën Shqipe dhe Serbe, ndërsa për kontrata me vlerë të madhe njoftimi për kontratë do të përgatitet në versionet Shqip, Serbisht dhe Anglisht.

–  Njoftimi për kontratë dhe përmbajtja do të mbesin sekrete, deri në publikim, pasi që të gjithë OE (Operatorët Ekonomikë) do të kenë informatat në të njëjtën kohë.

Sipas Ligjit për Prokurim Publik, Autoriteti kontraktues mund të përdorë procedurat e negociuara të lidhjes së kontratës pa publikimin e njoftimit të kontratës, por në raste të tilla obligohet të njoftojë mbi vendimin për përzgjedhje të Operatorit Ekonomik që ka negociuar me të dhe ka arritur marrëveshje, gjë që as për këtë procedurë nuk ka dëshmi të publikuara në sistemin elektronik, para fillimit të punimeve.

Sipas Aktit nënligjor “Rregullat dhe Udhëzuesi Operativ për Prokurimin Publik”  edhe angazhimi i nënkontraktorëve do të duhej të ishte i rregulluar paraprakisht përmes tenderit, i cili në këtë rast nuk është hapur fare nga NPB-ja. Sipas ligjit, nënkontraktori para se të përzgjedhej do të duhej t`i përmbushte kërkesat e përshtatshmërisë te NPB-ja, gjë që nuk ka ndodhur.

Neni 18 paragrafi 18.11 thekson se “Autoriteti Kontraktues (në këtë rast NPB) do të deklaron gjithashtu në Dosjen e Tenderit që Operatorët ekonomikë duhet të tregojnë në tenderin e tyre çdo pjesë të kontratës që Operatori Ekonomik ka për qëllim të nënkontraktoj të palët e treta dhe secilin nënkontraktues të propozuar. Secili nën-kontraktor i propozuar duhet të përmbush kërkesat e përshtatshmërisë dhe duhet të dorëzoj dëshmitë mbi përmbushjen e kërkesave të përshtatshmërisë”

“Tenderuesi duhet të dorëzoj dëshmi në lidhje me përmbushjen e përshtatshmërisë së nënkontraktuesit për pjesëmarrje në procedurën e tenderit siç kërkohet në Nenin 65 të LPP-se. Operatori ekonomik duhet të njoftoj autoritetin kontraktues për çdo ndryshim në plane të nën-kontraktimit që ndodhin pas dorëzimit të tenderit. Autoriteti kontraktues mund të refuzoj çdo nënkontraktues të propozuar nëse i njëjti nuk i përmbush kushtet e përshtatshmërisë”.

Zyra për Informim e Ndërmarrjes Publike Banesore dhe kryeshefi ekzekutiv, Hajdar Hoxha, që prej dy javësh (10 nëntor 2021), nuk janë përgjigjur për këtë çështje. (Prova- Pyetjet e dërguara me email)⤵️

I kontaktuar përmes telefonit në dy ditë të ndara, kryeshefi i NPB-së, Hajdar Hoxha ka kërkuar që t`i drejtohemi zyrës për informim, por as kjo zyrë nuk ka kthyer përgjigje në pyetjet e drejtuara përmes e-mailit e as nuk është përgjigjur në thirrjet telefonike.

Kujtojmë se Inspektorati nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës kishte pezulluar punimet pas skandalit mjedisor të shkatërrimit pa kontroll, me ekskavator të materialit kancerogjen të azbestit që ka rrezikuar shëndetin e banorëve të Lakrishte Lagje. Më 15 tetor 2021, Drejtoria e Urbanizmit nga Komuna e Prishtinës e ka shfuqizuar vendimin që ia kishte lëshuar më 06 gusht 2021, Ndërmarrjes Publike Banesore për rrënimin e objekteve të vjetra në Lakërishtë. Vendimi për shfuqizim është marr me urdhër të Drejtorisë së Inspeksionit me arsyetimin se

NPB-ja në dokumentacionin aplikues nuk e ka cekur askund se ndërtesat e vjetra janë të mbuluara me material azbesti.

(Analizë e shkruar nga gazetari i mediumit publik të Kosovës, ARSIM HALILI)./Media Ndërtimi.

Aktuale

Aliu nënshkruan 10 Udhëzime Administrative që dalin nga Ligji për kadastër të pronës së paluajtshme

Published

on

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, të martën në ambientet e Agjencisë Kadastrale të Kosovës (AKK) ka nënshkruar 10 Udhëzimet Administrative që dalin nga Ligji për kadastër të pronës së paluajtshme, raporton Ekonomia Online.Me nënshkrimin e këtyre Udhëzimeve Administrative, u tha se do t’i hapë rrugë projekteve të AKK-së, rritjen e transparencës dhe llogaridhënies si dhe u mundëson gjeodetëve ta bëjnë azhurnimin e lëndëve në zyrat e tyre.

Zëvendësdrejtori Ekzekutiv i Agjencisë Kadastrale të Kosovës, Avni Ahmeti, se me nënshkrimin e këtyre udhëzimeve, i hap rrugë realizimit të projekteve të AKK-së.“Për një kohë shumë rekord, për 3 muaj ditë kemi arrit me i nxjerr udhëzimet administrative, me i draftu draftet finale. Me nënshkrimin e këtyre udhëzimeve administrative do të hapen rrugë për realizim e projekteve të AKK-së. Neve si Agjenci na mbete edhe një punë shtesë për nxjerrjen e udhëzuesve të punës që janë 13 udhëzues”, tha ai.

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, tha se me nënshkrimin e udhëzimeve administrative do të ndikojnë në rritjen e transparencës dhe llogaridhënies. Gjithashtu, sipas tij i hap rrugë shumë projekteve të rëndësishme që kanë të bëjnë me ndërtimin e sistemit të kadastrit në vendin tonë.

“Është një punë e shpejt edhe efikase dhe jam i lumtur. Ligji i kadastrit është ligj me rëndësi për vendin, në veçanti ky ligj qe e kemi miratuar është një hap para drejt shumë projekteve të rregullimit të kadastrës në vendin tonë e që gjithmonë e kanë përcjell problem e telashe ne vendin tonë.  Ligji nuk do të mund të ishte i realizueshëm po të mos ishin udhëzimet administrative. Është dashtë sa më shpejt ta miratojmë ligjin që kemi pasur problem edhe në Kuvend. Këto udhëzime i hapin rrugë shumë projekteve të rëndësishme që kanë të bëjnë me ndërtimin e sistemit të kadastrit në vendin tonë”.

“Këto udhëzime administrative do të ndikojnë shumë në rritjen e transparencës dhe llogaridhënies. Do të mundësoj që gjeodetët e licencuar ta bëjnë azhurnimin e lëndëve në zyrat e tyre. Të gjitha këto hapa kanë një rëndësie për shkak se kjo ndërlidhja e fushave të ndryshme me kadastrin, lidhen pothuajse të gjitha institucionet ne vendin tonë. Këto udhëzim kanë me mundësuar që ky digjitalizim që do ta bëjmë në të ardhmen të jetë sa ma gjithëpërfshirës dhe ndihmë për të gjitha institucionet”, tha Aliu./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë

Published

on

Agjencia e Statistika të Kosovës (ASK), në konferencën e radhës ka njoftuar mbi ecurinë e procesit të Regjistrimit të Popullsisë.

Drejtori i ASK-së, Avni Kastrati tha se deri më tani pjesëmarrja e regjistrimit sipas komunave është 1 milion e 204 mijë e 560 qytetarë.

“Në të gjitha komunat e Kosovës ka regjistrim, të gjitha komunitetet po marrin pjesë. Disa komuna në veri nga komuniteti serb ka hezitim, por një pjesë e tyre janë duke u regjistruar”, ka thënë Kastrati.

Ai ka shtuar se në përgjithësi projekti për regjistrimin e popullsisë është duke iu ofruar fundit dhe nuk kemi probleme të aspektit në terrenit.

“Nëse vazhdon kështu procesi siç ka vazhduar deri tani do të dal i suksesshëm”, ka thënë Kastrati./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Më 14 maj mbahet ankandi i gjashtë i letrave me vlerë për vitin 2024

Published

on

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 14 maj 2024 do të mbahet ankandi i gjashtë për vitin 2024. Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 5 vjeçar në shumën prej 20 milionë euro.

Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (5 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.

Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës.

Letrat me vlerë janë letra të cilat kanë një vlerë nominale, të cilat do të përdoren për t’u shndërruar, për t’u konvertuar në vlerë aksionesh me këtë vlerë. Pastaj është vlera e aksionit që ndryshon në varësi të vlerës së tregut, e cila llogaritet në momentin që konvertohet në vlerë aksioni dhe është vlera e certifikatës së aksionit, shpjegohet në studimet ekonomike./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending