Connect with us

Aktuale

Lufta kundër pastrimit të parave në ndërtim, Pronat mbi 150 mijë euro për 5 vjet të shiten vetëm nga ndërmjetësuesit e licencuar

Published

on

Shoqata e Ndërmjetësuesve kërkon që në draftin “Për profesionin e ndërmjetësit të pasurive të paluajtshme”, i cili është duke u konsultuar me Ministrinë e Drejtësisë, të merren në konsideratë edhe sugjerimet e tyre në luftën kundër pastrimit të parave në sektorin e ndërtimit.

Shoqata Kombëtare e Ndërmjetësve të Pasurive të Paluajtshme të Shqipërisë (NAREA) thotë se, bazuar nga të dhënat agjencive imobiliare, ekziston mundësia e pastrimit të parave për prona me vlerë mbi 150,000 euro. Kërkesa e NAREA është që në draftin e ri për profesionin e ndërmjetësit për një periudhe tranzitore 5-vjeçare, transaksionet për shitjen e pronave me vlerë mbi 150,000 euro të kryhen nëpërmjet zyrave të licencuara të ndërmjetësimit.

Sipas Shoqatës të Ndërmjetësuesve, bazuar edhe te raportimit e institucioneve ndërkombëtare, aktualisht vetëm 8% e volumit të transaksioneve me pasuritë e paluajtshme kryhet nga zyrat e ndërmjetësimit. “Duke u bazuar në eksperiencën dhe indiciet e marra nëpërmjet aktorëve në treg që NAREA përfaqëson, mundësitë që pastrimi i parave të konsumohet, rritet në mënyrë eksponenciale sa më tepër rritet vlera e pasurisë në fjalë, si për shembull në ato prona me vlera të konsiderueshme mbi 150,000 euro.

Sugjerojmë që për një periudhe tranzitore 5-vjeçare, të gjitha transaksionet mbi 150,000 euro, të cilat nuk afektojnë shtresën e mesme, të kryhen detyrimisht nëpërmjet ndërmjetësve të licencuar/certifikuar të zyrave të ndërmjetësimit. Në këtë mënyrë garantojmë luftën ndaj një fenomeni të tillë, shumë të dëmshëm dhe të tej zgjatur në këto 30 vite tranzicion”, thuhet në rekomandimet e NAREA për draftin e ri.

Sipas shoqatës, ky propozim i tyre nuk është pranuar nga Ministria e Drejtësisë, pasi çekuilibrohen rregullat e konkurrencës të tregut dhe profesioni i ndërmjetësuesit ende nuk rezulton i rregulluar dhe i licencuar, siç është profesioni i avokatit dhe noterit. Shoqata propozon se nëse do të shtrohet rruga e duhur ligjore për 3 deri 5 vitet e ardhshme zyrat e ndërmjetësimit të pasurive të paluajtshme, mund të funksionojnë po aq të sigurta, siç janë dhomat e avokatëve dhe noterëve, raporton Revista Monitor.

Shoqata e Ndërmjetësuesve kërkon që në draft të merren në konsideratë edhe sugjerimet e tyre në luftën kundër subjekteve të palicencuara. NAREA sugjeron të përcaktohen më mirë mjetet dhe metodat e ndjekura. Konkretisht rekomandohet që në ligj të përcaktohet qartë mënyra e listimit të pronave në portalet online, ku nëpërmjet të cilave sot kryhet dhe volumi më i madh i transaksioneve të ndërmjetësimit.

“Të kërkohet qartësisht Identifikimi i saktë i pronarit shitës dhe i dokumenteve të pronësisë, kur kjo pronë trajtohet nga vet pronari; dhe i ndërmjetësit, nëpërmjet NUIS dhe numër licence/certifikate, kur prona në fjalë trajtohet jo nga pronari”. Sugjerimet e NAREA në përmirësim të profesionit të ndërmjetësit të pasurive përfshijnë edhe në nenet kodin e etikës, certifikimin e ndërmjetësve, masa e penaliteteve në rast shkeljesh etj.

Nga konsultimet e nisura në shtator të 2020 deri tani në draft nga Ministria e Drejtësisë janë përfshirë disa nga sugjerimet e propozuara nga Shoqata e Ndërmjetësuesve. NAREA kërkon që ky profesion të jetë plotësisht i rregulluar sipas ligjit të ri dhe të ndikojë në luftën kundër pastrimit të parave, duke konsideruar edhe sugjerimet e tjera të bëra prej tyre./Media Ndërtimi.

Aktuale

Eurostat: Shqiptarët më punëtorët në Evropë, por me paga me të ulëta

Published

on

Shqiptarët punojnë me orë më të gjata pune krahasuar me vendet e Bashkimit Evropian, megjithëse paguhen më pak.

Sipas të dhënave nga Eurostat, një javë e zakonshme pune për personat e moshës 20-64 vjeç në BE është mesatarisht 37.5 orë, ndërsa për shqiptarët rreth 43.7 orë në javë.

Konkretisht, shqiptarët punojnë një ditë më shumë se vendet e BE-së ose 6 orë më tepër në javë.

Pavarësisht këtij fakti, orët e zgjatura të punës në Shqipëri nuk përkthehen me paga më të larta, pasi aktualisht vendi ynë ka nivelin më të ulët të pagës mesatare në rajon dhe Europë, gati dyfish më pak se Serbia e Mali i Zi dhe ndjeshëm më pak se Bashkimi Europian.

Kjo tregon një mospërputhje të qartë midis orëve, pagës apo edhe produktivitetit të punëtorëve.

Direkt pas vendit tonë renditet Serbia, ndërsa sa i takon vendeve të BE-së, Greqia ka përqindjen më të lartë të punëtorëve me orar të zgjatur, rreth 11.6%, e ndjekur nga Qiproja 10.4% dhe Franca 10.1%.

Orët e zgjatura të punës në Greqi lidhen edhe me normën më të lartë të papunësisë, e si rrjedhojë orët shtesë të punonjësve aktivë i referohen zëvendësimit të mungesës së fuqisë punëtore në vend.

Holanda ka javën më të shkurtër të punës me rreth 33.2 orë, e ndjekur nga Gjermania me 35.3 dhe Danimarka me 35.4 orë.

Duke qenë se Shqipëria ka rekordin më të lartë të të vetëpunësuarve në rajon me një normë prej 36%, orët e gjata të punës lidhen kryesisht me nivelin e lartë të vetëpunësimit dhe punën e fundjavës.

E njëjta gjë vlen edhe për shumicën e shteteve të Bashkimit Evropian, ku 29.3% e të vetëpunësuarve punonin me orë të gjata krahasuar me të punësuarit, të cilët përbënin 3.6% e totalit.

Në Shqipëri administrata publike është ajo që punon më pak, me rreth 38.8 orë në javë, ndërsa punëtorët e sektorëve të prodhimit dhe ndërtimit punojnë më tepër.

Ndërsa në BE, orët e gjata të punës ishin më të zakonshme në mesin e punonjësve të kualifikuar të bujqësisë, pylltarisë dhe peshkimit me 27.5% dhe menaxherëve me 21.9%./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

BE do të jap 1 miliard euro ndihmë financiare për mbrojtjen sociale në Liban

Published

on

Gjatë vizitës së saj në Bejrut, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, e shoqëruar nga Presidenti i Republikës së Qipros, Nikos Christodoulides, diskutuan sfidat e rëndësishme të brendshme dhe rajonale me të cilat përballet Libani dhe se si BE-ja mund ta mbështesë më mirë vendin dhe njerëzit.

Ajo njoftoi se BE-ja do të ofrojë një paketë ndihme financiare për Libanin me vlerë 1 miliard euro për 2024-2027.

Kjo mbështetje e vazhdueshme e BE-së do të forcojë shërbimet bazë si arsimi, mbrojtja sociale dhe shëndeti për njerëzit në Liban. Ajo do të shoqërojë reformat urgjente ekonomike, financiare dhe bankare. Për më tepër, Forcat e Armatosura libaneze dhe forcat e tjera të sigurisë do t’i ofrohet mbështetje me pajisje dhe trajnime për menaxhimin e kufirit dhe për të luftuar kundër kontrabandës.

Vizita e Presidentes von der Leyen në Liban vjen pas takimit të posaçëm të Këshillit Evropian më 17-18 prill, ku Këshilli konfirmoi vendosmërinë e BE-së për të mbështetur njerëzit më të cenueshëm në Liban, duke përfshirë refugjatët, personat e zhvendosur brenda vendit dhe komunitetet pritëse, si si dhe forcimin e mbështetjes për Forcat e Armatosura libaneze, luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore dhe kontrabandës. Këshilli Evropian ripohoi gjithashtu nevojën për të arritur kushte për kthime të sigurta, vullnetare dhe dinjitoze të refugjatëve sirianë, siç përcaktohet nga UNHCR./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Zyra e Kryeministrit Kurti furnizohet me mobile luksoze në vlerë prej 54 mijë euro

Published

on

Karrige lëkure, tepisona, vitrina e mobile të ndryshme luksoze. Të gjitha këto janë porositur nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës. Orenditë e reja po kapin shifrën e 54 mijë eurove.

Zyra e Kryeministrit të Albin Kurti, ka hapur disa tenderë për blerjen e disa orendive të reja.

Zyra e kryeministrit dhe disa ministri tjera janë në pritje të furnizimit me karrige të lëkurës, me tepsiona, me pajisje të reja për byfe, e vitrina, të cilat i kanë kushtuar hiç më pak se 53 mijë e 977 euro, shkruan Insajderi.

Me datën 30 të muajit të kaluar, Zyra e Kryeministrit kishte hapur tender për “furnizim me karrige lëkure”, 50 copë.

Vlera e parashikuar është 9,999.00 euro.

Poashtu në muajin e kaluar nga ZKM’ja është hapur tenderi për “Furnizim me lloje të ndryshme vitrinash”, ku ceken mobile druri për zyre. Vlera e parashikuar e kontratës për këtë tender është 40.000 euro.

Me 1 maj, Zyra e Kryeministrit ka hap tender për “Furnizim me pajisje byfeje”. Ku theksohet për “frigoriferë dhe ngrirësit”.

Vlera e parashikuar për këtë kontratë është 990 euro.

Bëhet fjalë për tri karrige statike nga materiali krom, të veshura me lëkurë artificiale, kualitet i lartë i ngjyrës së zezë.

Po ashtu edhe për një karrige rrotative nga rrjeta me mekanizëm lëvizës. Ku vetëm këto kanë kushtuar hiç më pak se 999 euro./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending