Connect with us

Aktuale

Ministria e Infrastrukturës pa mekanizma për ndryshimet ligjore të planifikimit hapësinor

Published

on

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu në debatin e organizuar nga Ec Ma Ndryshe theksoi se autoritetet luajnë rol të rëndësishëm në ndryshimet në kornizën ligjore në fushën e planifikimit hapësinor, megjithatë

Aliu shtoi se Ministria nuk ka një mekanizëm kredibil që i vlerëson këto ndryshime nga fusha e planifikimit hapësinor.  Neni 18 i këtij ligji përbën elementin themelor që i paraprin ndryshimit që ka ndodhur, tha ai.

“Por si erdhi deri te kjo reformë? Origjina e ligjit të ri është e dyshimtë dhe nuk ka as legjitimitet e as kredibilitet se mbi çfarë bazë është sjellë ky ndryshim përkundër faktit se është votuar dhe aprovuar me shumicë parlamentare. Fakti i mungesës së studimeve e hulumtimeve kredibile nga kjo fushë shfaq në të njëjtën anë edhe nevojën e madhe për krijimin e autoriteteve profesionale që shqyrtojnë të gjitha anët e planifikimit hapësinor. Zgjidhja konkrete në praktikë kërkon krijimin e  Institutit të Planifikimit Hapësinor të pavarur, kredibil dhe profesional në kuadër të Ministrisë, roli i të cilit nuk do të jetë vetëm rol vëzhgues por komponentë kryesore për hulumtime serioze e cila do shërbejë për  nxjerrjen e të dhënave të qarta dhe kredibile nga kjo fushë. Krijimi i një databaze për hulumtime që i shërben Insitutit të Planifikimit Hapësinor, do të ishte zgjidhja e duhur për problem shumëdimensionale të kësaj natyre”.

Nga ana tjetër, anëtarja e Komisionit Parlamentar për Infrastrukturë, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor  , Albena Reshitaj tutje, theksoi se ka vullnet të madh të bashkëpunimit mes Kuvendit, Komisioneve dhe Ministrisë, por që në disa raste shihet mungesa e përkushtimit politik.

Në kuadër të pjesës së Planifikimit Hapësinor nga Programi Qeverisës në kuadër të Komisionit Parlamentar për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Infrastrukturë, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor janë të parapara çështjet si: adresimi  i tokës dhe shpronësimit, kadastri, aerofotografimi i territorit të Kosovës, ridizajnimi i gjeoportalit, përditësimin e të dhënave hapësinore si dhe zhvillimi i aplikacionit për menaxhimin e të dhënave të shpronësimit. Po ashtu, znj. Reshitaj tha se të gjitha çështjet e lidhura me planifikim hapësinor dhe mjedis shqyrtohen në Komision si çështje me prioritet të lartë.

Në debati e organizuar nga EC Ma Ndryshe është bërë prezantimi i hulumtimit “Reforma ligjore e planifikimit hapësinor të Kosovës në qorrsokak?!” ka vënë në pah sfidat e shumta sa i përket legjislacionit dhe funksionimit të mekanizmave të planifikimit hapësinor.

Në panelin diskutues ishin z. Liburn Aliu, Ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, znj. Albena Reshitaj, anëtare e Komisionit Parlamentar për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Infrastrukturë, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor  nga radhët e AAK-së, z. Sazan Ibrahimi, drejtor Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, z. Shkëlqim Daci, arkitekt dhe planer dhe znj. Flaka Xërxa Beqiri./Media Ndërtimi.

Aktuale

Aliu nënshkruan 10 Udhëzime Administrative që dalin nga Ligji për kadastër të pronës së paluajtshme

Published

on

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, të martën në ambientet e Agjencisë Kadastrale të Kosovës (AKK) ka nënshkruar 10 Udhëzimet Administrative që dalin nga Ligji për kadastër të pronës së paluajtshme, raporton Ekonomia Online.Me nënshkrimin e këtyre Udhëzimeve Administrative, u tha se do t’i hapë rrugë projekteve të AKK-së, rritjen e transparencës dhe llogaridhënies si dhe u mundëson gjeodetëve ta bëjnë azhurnimin e lëndëve në zyrat e tyre.

Zëvendësdrejtori Ekzekutiv i Agjencisë Kadastrale të Kosovës, Avni Ahmeti, se me nënshkrimin e këtyre udhëzimeve, i hap rrugë realizimit të projekteve të AKK-së.“Për një kohë shumë rekord, për 3 muaj ditë kemi arrit me i nxjerr udhëzimet administrative, me i draftu draftet finale. Me nënshkrimin e këtyre udhëzimeve administrative do të hapen rrugë për realizim e projekteve të AKK-së. Neve si Agjenci na mbete edhe një punë shtesë për nxjerrjen e udhëzuesve të punës që janë 13 udhëzues”, tha ai.

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, tha se me nënshkrimin e udhëzimeve administrative do të ndikojnë në rritjen e transparencës dhe llogaridhënies. Gjithashtu, sipas tij i hap rrugë shumë projekteve të rëndësishme që kanë të bëjnë me ndërtimin e sistemit të kadastrit në vendin tonë.

“Është një punë e shpejt edhe efikase dhe jam i lumtur. Ligji i kadastrit është ligj me rëndësi për vendin, në veçanti ky ligj qe e kemi miratuar është një hap para drejt shumë projekteve të rregullimit të kadastrës në vendin tonë e që gjithmonë e kanë përcjell problem e telashe ne vendin tonë.  Ligji nuk do të mund të ishte i realizueshëm po të mos ishin udhëzimet administrative. Është dashtë sa më shpejt ta miratojmë ligjin që kemi pasur problem edhe në Kuvend. Këto udhëzime i hapin rrugë shumë projekteve të rëndësishme që kanë të bëjnë me ndërtimin e sistemit të kadastrit në vendin tonë”.

“Këto udhëzime administrative do të ndikojnë shumë në rritjen e transparencës dhe llogaridhënies. Do të mundësoj që gjeodetët e licencuar ta bëjnë azhurnimin e lëndëve në zyrat e tyre. Të gjitha këto hapa kanë një rëndësie për shkak se kjo ndërlidhja e fushave të ndryshme me kadastrin, lidhen pothuajse të gjitha institucionet ne vendin tonë. Këto udhëzim kanë me mundësuar që ky digjitalizim që do ta bëjmë në të ardhmen të jetë sa ma gjithëpërfshirës dhe ndihmë për të gjitha institucionet”, tha Aliu./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë

Published

on

Agjencia e Statistika të Kosovës (ASK), në konferencën e radhës ka njoftuar mbi ecurinë e procesit të Regjistrimit të Popullsisë.

Drejtori i ASK-së, Avni Kastrati tha se deri më tani pjesëmarrja e regjistrimit sipas komunave është 1 milion e 204 mijë e 560 qytetarë.

“Në të gjitha komunat e Kosovës ka regjistrim, të gjitha komunitetet po marrin pjesë. Disa komuna në veri nga komuniteti serb ka hezitim, por një pjesë e tyre janë duke u regjistruar”, ka thënë Kastrati.

Ai ka shtuar se në përgjithësi projekti për regjistrimin e popullsisë është duke iu ofruar fundit dhe nuk kemi probleme të aspektit në terrenit.

“Nëse vazhdon kështu procesi siç ka vazhduar deri tani do të dal i suksesshëm”, ka thënë Kastrati./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Më 14 maj mbahet ankandi i gjashtë i letrave me vlerë për vitin 2024

Published

on

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 14 maj 2024 do të mbahet ankandi i gjashtë për vitin 2024. Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 5 vjeçar në shumën prej 20 milionë euro.

Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (5 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.

Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës.

Letrat me vlerë janë letra të cilat kanë një vlerë nominale, të cilat do të përdoren për t’u shndërruar, për t’u konvertuar në vlerë aksionesh me këtë vlerë. Pastaj është vlera e aksionit që ndryshon në varësi të vlerës së tregut, e cila llogaritet në momentin që konvertohet në vlerë aksioni dhe është vlera e certifikatës së aksionit, shpjegohet në studimet ekonomike./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending