Connect with us

Aktuale

Ekspozitë për kujtim të 1622 personave të zhdukur gjatë konfliktit të armatosur në Kosovë

Published

on

Ekspozita në kujtim të personave të zhdukur gjatë konfliktit të armatosur në Kosovë dhe menjëherë pas tij, duke përfshirë vitet 1998 – 2000, vjen në një kohë denoncimesh e zbulimesh të reja të varrezave masive të shumë dyshuara në territorin e Serbisë.

Kjo ekspozit do të mbahet të enjten, më 18 nëntor nga ora 17:00, sallë e Atelesë të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Më i mirë ish varri sesa mos me ditë është një fragment marrë nga biseda me Kumrije Jahmurataj, një nga familjarët e shumtë që akoma sot presin më të dashurit e tyre. Kjo frazë kumbon rëndë po aq sa edhe pritja e pafund e familjarëve, duke marrë shëmbëlltyrën e një shprese makabre.

Të dhënat e 1622 personave në këtë ekspozitë nuk janë të dhënat e personave të zhdukur apo të pagjetur. Ato janë të dhënat e personave të zhdukur me forcë, të rrëmbyer, të ekzekutuar dhe të fshehur në varreza masive, të cilat, përgjatë më shumë se 20 viteve që na ndajnë nga krimet e kryera mbi popullsinë e Kosovës, janë tjetërsuar duke e bërë kërkimin dhe, si rrjedhojë, zbulimin e tyre sa vjen e më të ndërlikuar.

Mbi ato gjurmë dhe prova ka mbirë bari.
Në hapësirën që i jep formë, ekspozita merr një rol të vështirë, në mungesë dhe, në një shumësi mungesash e të munguarish, ajo bëhet një varr i përkohshëm që nuk e përmban njeriun, por vetëm kujtimin për të.

E kaluara është gjithmonë një mungesë, së pari një mungesë e pranisë dhe, mbi këtë enigmë ndërtohet edhe vepra e prezantuar nga artisti Driton Selmani. Enigma – është ajo e prezantimit të mungesës, e përshfaqjesh së të kaluarës që ka shkuar, të asaj që ruhet në kujtesë dhe që është në thelb e pashkatërrueshme. Duke ndjekur dhe përshtatur këtij konteksti mendimin e filozofit Paul Ricoeur mbi Memorien, Historinë dhe Harresën, vërejmë se “trauma mbetet, edhe pse është e paarritshme, e padisponueshme. Në vend të saj lindin fenomene zëvendësimi, simptoma, të cilat maskojnë kthimin e asaj çka ishte e shtypur” dhe se “në rrethana të veçanta, pjesë të tëra të së shkuarës së supozuar mund të kthehen”. (P.R 2004).

Ndërkohë që gjurmët materiale dhe memoria fizike në formën e dokumenteve dhe arkivave, në formën e trupit, mishit dhe eshtrave është e asgjësueshme dhe e paidentifikueshme dhe, si rrjedhojë, e humbur, gjurmët e lëshuara në sipërfaqen e korteksit cerebral, që shfaqen në formën e kujtimeve, perceptimeve apo rizgjimeve të pavetëdijes, arrijnë të mbijetojnë. Dhe është pikërisht kësaj kujtese, së cilës i kushtohet ndërhyrja artistike, kujtesës së gjallë të pashkatërrueshme të atyre që nuk harrojnë.

Gurët dhe koha e instalacionit, në të vërtetë, shkrihen njëra në misionin e tjetrës duke u bërë ekuivalentë. Një gur në thelb është një shumësi elementësh dhe mineralesh, të cilat, së bashku me kohën, bëjnë të mundur formimin e vetë masës së gurtë.

Gurët më shumë se çdo gjë tjetër janë dëshmitarë të kohës, sepse e përmbajnë atë, e, në anën e saj, koha është dëshmitare dhe përgjegjëse e secilit shtresëzim në masën e gurtë. Brenda të dy këtyre elementeve përmbahen edhe copat e shpërbëra të këtij njerëzimi barbar ku trupi i përbashkët civil mbetet fushëbeteja e fundme e konflikteve moderne.

Amnistia e performuar nga institucionet ndërkombëtare dhe ato lokale, kohë pas kohe, gjatë këtyre dy dekadave ka çuar në episode amnezie të përgjithshme kolektive, përjetësisht të pambyllur. Një harresë e strukturuar me një burokraci të shtresëzuar përgjatë të gjitha niveleve të përditshmërisë, e cila i vret për së dyti viktimat, i asgjëson për të satën herë të zhdukurit me forcë. Dhe në fund, harron se familjarët dhe të dashurit e të zhdukurve me forcë, të cilët e kalojnë jetën duke kërkuar dhe duke pritur përgjigjie, janë në të vërtetë viktimat që rezistojnë me forcën e këtyre gurëve duke pritur edhe ata një gur, që do të thotë mbyllje, shërim prej ankthit të papërshkrueshëm dhe mundësi për të qarë mbi barin që do të mbijë.

1622 – Është numri nga të dhënat e fundit sipas listës së Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq. Data: 11 Tetor 2021./Media Ndërtimi.

 

Aktuale

Vazhdon organizimi i punëtorive me komunat partnere në kuadër të aktivitetit Qeverisja e Pronës

Published

on

Agjencia Kadastrale e Kosovës në bashkëpunim me USAID-in, po vazhdon me organizimin e punëtorive me komunat partnere në kuadër të Aktivitetit Qeverisja e Pronës për të prezantuar të arriturat, sfidat e rekomandimet për ZKK-të në fushën e të drejtave pronësore, si dhe për rritjen e cilësisë së shërbimeve kadastrale. Këtë sesion të punimeve ishte radha e Kryeqytetit, Prishtinës.

Në punëtori përveç përfaqësuesve të Agjencisë Kadastrale e Kosovës, përfaqësuesve nga Aktiviteti për Qeverisje Pronësore i USAID-it dhe Zyres Kadastrale Komunale të Prishtinës, kishte pjesëmarrës edhe nga drejtori tjera komunale dhe përfaqësues për barazi gjinore.

Punëtorinë e mbështeti Nënkryetari i Komunës së Prishtinës Z. Alban Zogaj i cili në fjalën e tij theksoi rëndësinë e ofrimit të shërbimeve sa më të mira për qytetarët e komunës, duke vlerësuar edhe këtë aktivitet si ndihmë për administratën në rritjen e performancës dhe ofrimin e shërbimeve më të mira e më të shpejta.

Temë qëndrore diskutimi ishin gjetjet në Raportin e USAID-it për ZKK-në e Prishtinës, në lidhje me organizimin e mbrendshëm të ZKK-së, rrjedhën e punës së lëndëve, rrespektimi i afateve kohore, kushtet e punës, etj, si dhe hapat që duhet të ndërmarrë ZKK-ja me qëllim të ngritjes së nivelit të shërbimeve kadastrale./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Diskutohet zgjedhja e lokacionit në Prishtinë për monumentin e heroit Adem Jashari

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama është takuar me anëtarin e familjës së komandantit legjendar, Adem Jashari, Bekim Jasharin ku kanë diskutuar për zgjedhjen e lokacionit dhe angazhimin e familjes Jashari në procesin e krijimit e monumentit të Heroit të Kombit, Adem Jashari.

“Kënaqësi e madhe të takohesha me Bekim Jasharin.

Për kryeqytetin, është njëkohësisht një privilegj dhe përgjegjësi e madhe të kemi shtatoren e heroit tonë dhe të nderojmë sakrificën e familjes Jashari për lirinë që ne sot gëzojmë.”, deklaroi krytari Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Korporata hoteliere me renome botërore Hyatt synon të hap hotel në Prishtinë

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama është takuar me Takuya Aoyama, zëvendëspresident për Zhvillim për Evropë, Afrikë dhe Lindje të Mesme nga korporata hoteliere me renome botërore Hyatt.

“Zëvendëspresidenti Aoyama më përcolli lajmin fantastik për interesimin e korporatës Hyatt për hapjen e një hoteli të zinxhirit të tyre në qendër të Kryeqytetit. Një prej opsioneve të përmendura për hapjen e Hyatt në Kryeqytet është transformimi i ikonës sonë, Hotelit Grand, duke ruajtur trashëgiminë dhe vlerat e këtij objekti.

Falënderova përzemërsisht z. Aoyama dhe shpreha gatishmërinë e organeve të Kryeqytetit për të ndihmuar korporatën hoteliere Hyatt në hapjen e hotelit në Kryeqytet.”, deklaroi kryetari Rama.

Hyatt ka më shumë se 1350 hotele dhe prona gjithëpërfshirëse në 69 vende në gjashtë kontinente./Media Ndërtimi

 

Continue Reading

Trending