Connect with us

Aktuale

Shpronësimi i pronave, pengesë për ndërtimin e impiantit të trajtimit të ujërave të ndotura në Prizren

Published

on

Qëllimi i ndërtimit të impiantit të Trajtimit të ujërave të ndotura në Prizren ka qenë që të gjitha ujërat e ndotura para se të

derdhen si “effluent” në vende të caktuara apo lumenj, të trajtohen dhe në fund të shkarkohen të trajtuara.

Në këtë mënyrë përmes trajtimit të ujërave të ndotura, ujërat shtetërore dhe ato ndërkombëtare (për shkak te lidhshmërisë përmes

lumenjve) do të ishin më të pastra dhe në këtë mënyrë do të ruhej edhe diversiteti ujor dhe ambienti. Ky është edhe njëri nga

kriteret e Bashkimit Evropian për të hyrë në BE

FAZA E TENDERIMIT Faza e tenderimit është ndarë në dy pjesë: Faza para kualifikuese, ku kompanitë janë ftuar të prezantojnë ofertat e tyre teknike, procedurale dhe financiare me propozimet për metodat dhe materialet që do ti përdorin për projektimin dhe ndërtimin e ITUZ.

Nga vlerësimi i pjesës procedurale të ofertave, në listën e ngushtë janë përzgjedhur tri kompani që janë konsideruar se i kanë dhënë propozimet më të mira teknike në bazë të Kërkesave të Punëdhënësit.

Faza kualifikuese, ku nga tri kompanitë e përzgjedhura në listën e shkurtër, është bërë vlerësimi i detajuar i propozimeve të tyre teknike nëse ato i janë përmbajtur Kërkesave të Punëdhënësit, dhe pas vlerësimit të pjesës teknike të detajuar dhe asaj financiare të tenderit, kompania fituese për projektimin dhe ndërtimin e ITUZ është përzgjedhur konzorciumi Aqualia-Spanjë dhe Hidroterm-Kosovë.

Me pas, me kompaninë e përzgjedhur si Kontraktues janë zhvilluar negociatat e kontratës nga ku janë aranzhuar kushtet tjera, qartësimet në draft kontratë, afatet kohore, kushtet e pagesave, etj, dhe duke i inkorporuar këto aranzhime në draftin e kontratës, kontrata është bërë finale dhe është nënshkruar nga Palët.

Vlera kontratës: 10,354,000.00 € Viti i nënshkrimit të kontratës: 2015 Afati e paraparë për kompletim: 24 muaj pas nënshkrimit të kontratës dhe përcaktimit të datës së fillimit (dhjetori i vitit 2017) Data e fillimit të punëve në kantier: Korrik 2017 Data reale e përfundimit të punëve: Tetor 2021 Lloji i  kontratës: Sipas standardeve FIDIC, libri i verdhë (Condition of Contract for Plant and Design-Built)

Pas nënshkrimit të kontratës dhe përcaktimit të datës së fillimit të aktiviteteve të Kontraktuesit, Kontraktuesi menjëherë ka filluar me punimin e projektit ideor dhe atij kryesor.

Pas çdo faze të punimit të projektit, secila fazë e projektit është dërguar të konsulenti për rishikimin e tij. Konsulenti pastaj ka bërë rishikimin e dokumentit të dorëzuar nga Kontraktuesi brenda një afati kohor të përcaktuar në FIDIC, dhe i ka kthyer përgjigjen Kontraktuesit me komente ose pa komente duke dhënë miratimin ose refuzimin e tij.

Në rastin e refuzimit, konsulenti ka paraqitur arsyet e tij pse dhe në cilën masë dokumenti i Kontraktuesit nuk i ka plotësuar kushtet sipas detyrës projektuese, dhe pas kësaj Kontraktuesi ka përmirësuar dizajnin dhe e ka ri-dërguar te konsulenti për rishikim.

Pasi dizajni/pajisja/materiali është miratuar nga konsulenti, Kontraktuesi ka filluar procedurat e furnizimit të tij, dhe pasi materiali është dorëzuar në Kantier, konsulenca edhe një herë ka bërë verifikimin nëse pajisja ose materiali i furnizuar është po ai i cili ishte aprovuar. Kjo procedurë standarde është përdorur në përgjithësi gjatë propozimeve për dizjanim dhe furnizim.

Problemet me shpronësimin e tokave në lokacionin e ndërtimit dhe leja ndërtimore, Problemet arkeologjike, Problemet me vonesat e shkaktuara nga Kontraktuesi  Pandemia, Problemet me furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike nga KEDS gjatë fazës së Testeve në Kompletim si dhe Problemet me pretendimet e Kontraktuesit për kualitetin e ujit në hyrje të impiantit, ishin disa nga sfidat e ndërtimit të këtij impiantit.

Për menaxhimin e kohës së ndërtimit të impiantit, pas nënshkrimit të kontratës, Kontraktuesit i është kërkuar të prezantojë planin dinamik real të ekzekutimit të punëve deri në datën e kompletimit të tyre. Më pas ky plan është rishikuar nga konsulenti dhe i është dërguar njoftimi Kontraktuesit nëse plani dinamik i përmban te gjitha shënimet e nevojshme deri në kompletim. Gjatë ekzekutimit të punëve dhe gjatë Takimeve të Progresit është shikuar nëse Kontraktuesi po vazhdonte ti kryej punët sipas planit dinamik të prezantuar. Nëse ai ishte prapa planit, atij i është kërkuar që të dorëzoj planin e azhurnuar dinamik, duke i kërkuar të përshkruante edhe masat që do të merreshin për kompensimin e kohës së humbur për shkak të vonesave të Kontraktuesit./Media Ndërtimi.

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending