Connect with us

Aktuale

Si arriti ‘perla e Adriatikut’ t’i ruajë pallatet dhe fontanat Gotike të Rilindjes dhe Barokut  

Published

on

“Perla e Adriatikut”, e shtrirë në bregdetin dalmat, u bë një fuqi e rëndësishme detare mesdhetare që nga shekulli i 13-të e tutje.

Megjithëse u dëmtua rëndë nga tërmeti i vitit 1667, Dubrovniku arriti të ruante kishat, manastiret, pallatet dhe fontanat e bukura Gotike, të Rilindjes dhe të Barokut.

Qyteti u dëmtua përsëri në vitet 1990 nga konflikti i armatosur dhe ishte fokus i një programi të rëndësishëm restaurimi të koordinuar nga UNESCO.

Ky qytet i vogël bregdetar ishte futur në Listën e Trashëgimisë Botërore shumë herët, në vitin 1979.

Dubrovniku gjithashtu ka shumë ngjashmëri me Prizrenin. Dubrovniku u ndërtua mbi rrjetet tregtare me lidhje të forta historike me Prizrenin. Një delegacion i vogël i tregtarëve të Raguzës14 u themelua në mënyrë permanente në Prizren dhe ishte i suksesshëm në themelimin e një prej konsullatave të para i cili edhe përcaktoi rëndësinë e qytetit.

Qyteti është i rrethuar nga malet dhe ka një kështjellë ekzistuese, si dhe përreth qytetit. Qyteti është krenar për ruajtjen e shtëpive, si dhe për arkitekturën monumentale. Sot qyteti përballet me sfida të shumta duke përfshirë transportin dhe çështje të mëdha me turizmin. Dubrovniku për shumë vite nuk kishte një plan menaxhimi.

Ka pasur vendime të shumta nga Komiteti i Trashëgimisë Botërore dhe inkurajim nga Qendra e Trashëgimisë Botërore e UNESCOs dhe Europa Nostra15 për qytetin që të hartojë planin e menaxhimit. Ekzistojnë plane të menaxhimit rajonal16, bregdetar dhe mjedisor, por jo një plan në mënyrë specifike për qendrën historike. Në vitin 2017 Komiteti i Trashëgimisë Botërore Referon modifikimin e propozuar në kufijtë e Qytetit të Vjetër të Dubrovnikut, Kroaci, që t’a lejojë shtetin pale të: Sqarojë se si dhe kur Plani i Menaxhimit do të finalizohet dhe ndryshohet në mënyrë që të përfshijë masat e nevojshme rregullatore dhe menaxhuese për të lejuar që buffer zona të veprojë në mënyrë efektive si një shtresë shtesë e mbrojtjes për pronën në fjalë.

Por kjo nuk ishte hera e parë, një vendim i mëhershëm ishte edhe në vitin 2016: Të hartohet dhe dorëzohet Plani i Menaxhimit të pronës tek Qendra e Trashëgimisë Botërore për shqyrtim nga Organet Këshilldhënëse, duke përfshirë një strategji turistike, rregulloret ligjore për turizmin.

Dubrovniku në të kaluarën është njohur me emërtimin Raguza

Sipas Institutit për Restaurimin e Dubrovnikut17: Për momentin, Dubrovniku është në fazën e zhvillimit të Planit të Menaxhimit për Qendrën Historike dhe Zonat e Kontaktit, i koordinuar nga Instituti për Restaurimin e Dubrovnikut. Në kuadër të procesit “Qytetet me Mure & Shoqëritë e Hapura – Menaxhimi i Mureve Historike në Pronat e Trashëgimisë Botërore Urbane Siena, Itali. 26-27 janar 2017 (faqe 7), janë iniciuar disa aktivitete: komunikim me shoqërinë civile, grupe të ndryshme interesi dhe ekspertë, zhvillim të disa studimeve, prezantime, hulumtime, baza për GIS, punëtori, grupe fokusi, identifikimi i problemeve etj. Janë krijuar disa baza të dhënash për ta bërë Planin e Menaxhimit sa më funksional dhe me cilësi sa më të lartë të jetë e mundur./

*Pjesë e shkëputur nga Plani i menaxhimit për Qendrën Historike të Prizrenit 2021-2030./ Media Ndërtimi.

Aktuale

Eurostat: Shqiptarët më punëtorët në Evropë, por me paga me të ulëta

Published

on

Shqiptarët punojnë me orë më të gjata pune krahasuar me vendet e Bashkimit Evropian, megjithëse paguhen më pak.

Sipas të dhënave nga Eurostat, një javë e zakonshme pune për personat e moshës 20-64 vjeç në BE është mesatarisht 37.5 orë, ndërsa për shqiptarët rreth 43.7 orë në javë.

Konkretisht, shqiptarët punojnë një ditë më shumë se vendet e BE-së ose 6 orë më tepër në javë.

Pavarësisht këtij fakti, orët e zgjatura të punës në Shqipëri nuk përkthehen me paga më të larta, pasi aktualisht vendi ynë ka nivelin më të ulët të pagës mesatare në rajon dhe Europë, gati dyfish më pak se Serbia e Mali i Zi dhe ndjeshëm më pak se Bashkimi Europian.

Kjo tregon një mospërputhje të qartë midis orëve, pagës apo edhe produktivitetit të punëtorëve.

Direkt pas vendit tonë renditet Serbia, ndërsa sa i takon vendeve të BE-së, Greqia ka përqindjen më të lartë të punëtorëve me orar të zgjatur, rreth 11.6%, e ndjekur nga Qiproja 10.4% dhe Franca 10.1%.

Orët e zgjatura të punës në Greqi lidhen edhe me normën më të lartë të papunësisë, e si rrjedhojë orët shtesë të punonjësve aktivë i referohen zëvendësimit të mungesës së fuqisë punëtore në vend.

Holanda ka javën më të shkurtër të punës me rreth 33.2 orë, e ndjekur nga Gjermania me 35.3 dhe Danimarka me 35.4 orë.

Duke qenë se Shqipëria ka rekordin më të lartë të të vetëpunësuarve në rajon me një normë prej 36%, orët e gjata të punës lidhen kryesisht me nivelin e lartë të vetëpunësimit dhe punën e fundjavës.

E njëjta gjë vlen edhe për shumicën e shteteve të Bashkimit Evropian, ku 29.3% e të vetëpunësuarve punonin me orë të gjata krahasuar me të punësuarit, të cilët përbënin 3.6% e totalit.

Në Shqipëri administrata publike është ajo që punon më pak, me rreth 38.8 orë në javë, ndërsa punëtorët e sektorëve të prodhimit dhe ndërtimit punojnë më tepër.

Ndërsa në BE, orët e gjata të punës ishin më të zakonshme në mesin e punonjësve të kualifikuar të bujqësisë, pylltarisë dhe peshkimit me 27.5% dhe menaxherëve me 21.9%./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

BE do të jap 1 miliard euro ndihmë financiare për mbrojtjen sociale në Liban

Published

on

Gjatë vizitës së saj në Bejrut, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, e shoqëruar nga Presidenti i Republikës së Qipros, Nikos Christodoulides, diskutuan sfidat e rëndësishme të brendshme dhe rajonale me të cilat përballet Libani dhe se si BE-ja mund ta mbështesë më mirë vendin dhe njerëzit.

Ajo njoftoi se BE-ja do të ofrojë një paketë ndihme financiare për Libanin me vlerë 1 miliard euro për 2024-2027.

Kjo mbështetje e vazhdueshme e BE-së do të forcojë shërbimet bazë si arsimi, mbrojtja sociale dhe shëndeti për njerëzit në Liban. Ajo do të shoqërojë reformat urgjente ekonomike, financiare dhe bankare. Për më tepër, Forcat e Armatosura libaneze dhe forcat e tjera të sigurisë do t’i ofrohet mbështetje me pajisje dhe trajnime për menaxhimin e kufirit dhe për të luftuar kundër kontrabandës.

Vizita e Presidentes von der Leyen në Liban vjen pas takimit të posaçëm të Këshillit Evropian më 17-18 prill, ku Këshilli konfirmoi vendosmërinë e BE-së për të mbështetur njerëzit më të cenueshëm në Liban, duke përfshirë refugjatët, personat e zhvendosur brenda vendit dhe komunitetet pritëse, si si dhe forcimin e mbështetjes për Forcat e Armatosura libaneze, luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore dhe kontrabandës. Këshilli Evropian ripohoi gjithashtu nevojën për të arritur kushte për kthime të sigurta, vullnetare dhe dinjitoze të refugjatëve sirianë, siç përcaktohet nga UNHCR./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Zyra e Kryeministrit Kurti furnizohet me mobile luksoze në vlerë prej 54 mijë euro

Published

on

Karrige lëkure, tepisona, vitrina e mobile të ndryshme luksoze. Të gjitha këto janë porositur nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës. Orenditë e reja po kapin shifrën e 54 mijë eurove.

Zyra e Kryeministrit të Albin Kurti, ka hapur disa tenderë për blerjen e disa orendive të reja.

Zyra e kryeministrit dhe disa ministri tjera janë në pritje të furnizimit me karrige të lëkurës, me tepsiona, me pajisje të reja për byfe, e vitrina, të cilat i kanë kushtuar hiç më pak se 53 mijë e 977 euro, shkruan Insajderi.

Me datën 30 të muajit të kaluar, Zyra e Kryeministrit kishte hapur tender për “furnizim me karrige lëkure”, 50 copë.

Vlera e parashikuar është 9,999.00 euro.

Poashtu në muajin e kaluar nga ZKM’ja është hapur tenderi për “Furnizim me lloje të ndryshme vitrinash”, ku ceken mobile druri për zyre. Vlera e parashikuar e kontratës për këtë tender është 40.000 euro.

Me 1 maj, Zyra e Kryeministrit ka hap tender për “Furnizim me pajisje byfeje”. Ku theksohet për “frigoriferë dhe ngrirësit”.

Vlera e parashikuar për këtë kontratë është 990 euro.

Bëhet fjalë për tri karrige statike nga materiali krom, të veshura me lëkurë artificiale, kualitet i lartë i ngjyrës së zezë.

Po ashtu edhe për një karrige rrotative nga rrjeta me mekanizëm lëvizës. Ku vetëm këto kanë kushtuar hiç më pak se 999 euro./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending