Përgjatë historisë, qytetet kanë qenë qendra të inovacionit pasi që përqendrimi i njerëzve, burimeve dhe ideve mundësoi që transformimet të ndodhin me shpejtësi të jashtëzakonshme, duke krijuar aktivitet ekonomik dhe përfshirje sociale.
Sidoqoftë, qytetet janë gjithashtu “shtëpi” ku ka përqendrim të theksueshëm të të varfërve dhe grupeve të margjinalizuara dhe kanë ndikim të konsiderueshëm në mjedis dhe mirëqenien e njerëzve.
Përfshirja e transportit të qëndrueshëm urban në Objektivin për Zhvillim të Qëndrueshëm 11 konfirmon
(qasje në tregje dhe vende të punës), përmirësim të arsimit (qasje në shkolla), mbrojtje të shëndetit (qasje në shërbimet mjekësore) dhe rritje të qëndrueshmërisë së mjedisit dhe sigurisë së trafikut.
Në mënyrë të ngjashme, Agjenda e Re Urbane e miratuar në Konferencën e Tretë të Kombeve të Bashkuara për Strehim dhe Zhvillim të Qëndrueshëm Urban (Habitat III) përfshiu angazhimin drejt një transporti të qëndrueshëm dhe efikas, në mënyrë që të arrihen përfitimet nga lidhshmëria dhe të zvogëlohen kostot financiare, mjedisore dhe të shëndetit publik të shkaktuara nga mbipopullimi dhe ndotja e ajrit.
Si pjesë e rimëkëmbjes së qëndrueshme nga pandemia COVID-19, këto vendime kritike për t’i zgjedhur rrugët e qëndrueshme të mobilitetit duhet të jetësohen sot. Udhëzuesi Kombëtar për Planifikimin e Mobilitetit të Qëndrueshëm Urban (PMQU) ka një qasje të re, me vështrim nga e ardhmja, për një fushë relativisht të re të veprimit nga komunat dhe partnerët e tyre në Kosovë.
Duke marrë parasysh udhëzuesit ekzistues nga Bashkimi Evropian dhe përvojat tona reale nga zbatimi i PMQU-ve në Komunën e Mitrovicës së Jugut dhe Komunën e Mitrovicës së Veriut, qëllimi i këtij botimi është të ofrojë udhëzime për zhvillimin e sistemeve të qëndrueshme të transportit urban.
Pse është e rëndësishme kjo për Kosovën? Planifikimi i mobilitetit të qëndrueshëm urban mund të përmirësojë cilësinë e jetës, barazinë sociale, qasjen në transport, integrimin intermodal, qëndrueshmërinë ekonomike, atraktivitetin urban, qëndrueshmërinë dhe cilësinë e mjedisit duke siguruar që të gjithë njerëzit, bizneset dhe palët e tjera të prekura të përfshihen dhe të përfitojnë nga ky proces.
Zbatimi i një PMQU-je do t’i përmirësonte dhe harmonizonte nevojat e të gjithë pjesëmarrësve në trafik për lëvizje të lirë dhe të sigurt duke rritur komoditetin e jetesës së qytetarëve dhe duke siguruar një cilësi më të mirë të jetës. PMQU-ja paraqet një strategji për lëvizjen efikase të njerëzve dhe transportin e mallrave dhe burimet e mundshme të financimit drejt zbatimit të investimeve të mobilitetit duke marrë parasysh dimensionet e ndërlidhjes sociale, mjedisore dhe ekonomike.
Mobiliteti urban, nëse planifikohet në mënyrë të duhur, mund të luajë një rol kryesor në mbështetjen e një të ardhme më të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse në Kosovë. Sidoqoftë, kjo varet nga veprimi vendimtar në dhe nga komunat, veprim i cili shpresoj se do të informohet dhe mbështetet nga këta udhëzues.
*Autori i kwtij shkrimi wshtw Omar Siddique, udhëheqës i Zyrës dhe Këshilltar Kryesor Teknik Programi i Kombeve të Bashkuara mbi Vendbanimet Njerëzore (UN-Habitat) Kosovë./Media Ndërtimi.