Connect with us

Aktuale

Bizneset shfrytëzojnë 37 parcela me rreth 6 hektarë, pa paguar asnjë cent kompensim ndaj Komunës së Prishtinës

Published

on

Shfrytëzimi i pronave publike pa kompensim dhe me kontrata të skaduara është fenomen i disa bizneseve që operojnë pa u penguar nga Komuna e Prishtinës.

Komuna vite më parë kishte bërë verifikimin e të gjitha pronave komunale, në mesin e të cilave edhe ngastrat në “Zonën Industriale”.

Të paktën 37 parcela të kësaj zone me rreth 6 hektarë, shfrytëzohen nga biznese të ndryshme pa asnjë kompensim ndaj Komunës. Komuna ka humbje financiare për shkak se nuk inkason të hyra nga qiraja për këto parcela që shfrytëzohen pa rentë.

Mungesa apo edhe skadimi i kontratave për shfrytëzim të pronës, e privon Komunën nga e drejta për të kërkuar të hyrat nga qiratë, dhe nga e drejta për të ndjekur proceduara gjyqësore/përmbarimore për llogarit e pa arkëtuara të qirasë.

Paaftësia e Komunës për ta zgjidhur situatën vite me radhë edhe përkundër zotimeve me planet e veprimit, ka krijuar hapësirë që kjo pasuri të keq menaxhohet, keqpërdoret për shkak se nuk ka sjell përfitime të pritura (të hyra ) dhe ka krijuar llogari që vështir janë të arkëtueshme.

Kjo çështje është ngritur edhe në raportin e vitit të kaluar dhe vazhdon të mbetet e pazgjidhur, shkruan në Raportin e Zyrës Kombëtare të Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Komunës së Prishtinës për vitin 2020.

Megjithatë, nga Komuna nuk është ofruar ndonjë shpjegim konkret, pse nuk është ndërmarrë asnjë veprim për ta adresuar këtë çështje.

Edhe përkundër rekomandimit të përsëritur për vite me radhë, menaxhmenti ende nuk kishte ndërmarr masa.

Sipas deklarimit të Komunës, aktualisht po zhvillohet procesi i evidentimit të gjendjes aktuale të këtyre pronave, që më pas do të trajtohen sipas ligjit dhe rregullave në fuqi.

Rekomandimi B3 Kryetari, duhet ti përmbahet zotimeve sipas planit të veprimit të përgatitur nga vet Komuna që çështja e këtyre pronave të zgjidhet duke përdor të gjitha mundësit ligjore për menaxhimin e këtyre pronave.

Të siguroj se pronat komunale do të ofrohen në shfrytëzim nëpërmes një procesi transparent që do të rezultojë me kontrata valide, dhe Komunës si titullar i pronës publike duhet ti sjellin përfitime maksimale./Media Ndërtimi.

Aktuale

Ndërroi jetë arkitekti modernist Zvi Hecker

Published

on

Zvi Hecker, një arkitekt me origjinë polako-izraelite, ndërroi jetë më 25 shtator 2023.

Ai ishte i mirënjohur për qasjen e tij arkitekturore që i kushtoi rëndësi të madhe përdorimit të gjeometrisë dhe asimetrisë.

Nga viti 1955 deri në vitin 1957, Zvi Hecker ndoqi një kurs studimi për pikturë në Institutin e Artit dhe Dizajnit Avni, pasi filloi një kurs profesional si arkitekt. Hecker ishte banor i Berlinit dhe Tel Avivit. Ai mori pjesë aktive në zhvillimin strategjik të iniciativave për komunitetin hebre gjerman, përveç angazhimit në disa projekte ndërkombëtare.

Zvi Hecker ka mbajtur pozicione mësimdhënëse në disa institucione akademike të respektuara në vende të ndryshme, duke përfshirë Kanadanë, Shtetet e Bashkuara, Izraelin dhe Austrinë. Këto institucione përfshijnë Universitetin Laval në Kanada, Universitetin e Teksasit në Arlington dhe Universitetin e Uashingtonit në St./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Rritet nafta ne tregjet globale, çmimi arrin gati 100 dollarë për fuçi

Published

on

Çmimi i naftës po i afrohet 100 dollarë për fuçi.

Të hënën kontratat feature te naftës brent u rritën duke arritur ne 93.9 dollarë për fuçi. Ky shtrenjtim në tregjet ndërkombëtare ka ardhur për shkak të shkurtimeve të prodhimit të naftës nga dy prodhuesit kryesore, Rusia dhe Arabia Saudite.

Çmimet janë rritur me rreth 10% në javët e fundit ndërsa pikëpyetjet janë të mëdha se si do të vijojnë më tej, në një kohë që dy vendet kanë zgjatur shkurtimet e furnizimit deri në fund të vitit, transmeton abcnews.al.

Javën e kaluar, Moska ndaloi përkohësisht eksportet e benzinës dhe naftës në shumicën e vendeve me qëllim stabilizimin e tregut të brendshëm, duke nxitur shqetësimet për furnizimin me këto lëndë.

Megjithatë, çmimet e larta të naftës kanë favorizuar Rusinë e cila ka rritur të ardhurat. Kremlini mblodhi 17.1 miliardë dollarë nga eksportet e naftës së papërpunuar gjatë gushtit, nga 15.3 miliardë dollarë që arkëtoi në korrik sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

65 euro një metër dru në tregun e Prishtinës

Published

on

Qytetarët i shohin drutë si alternativë për ngrohje gjatë dimrit.

Ministria e Ekonomisë ka lansuar thirrjen për subvencionimin e pajisjeve efiçiente për ngrohje për shtëpi dhe banesa. Përmes kësaj thirrjeje, qytetarët do të subvencionohen deri në 2 mijë euro. Afati do të jetë i hapur për aplikim deri më 22 nëntor të këtij viti. Ndërkaq, përmes kësaj thirrjeje po synohet që të kursehet energjia elektrike. Por, ka qytetarë që ngrohjen për dimër kanë vendosur ta bëjnë me dru.

Familja Demolli ka vendosur që edhe këtë vit të ngrohet me dru, pavarësisht që brenda në shtëpi i kanë të vendosura edhe nxehëset.

Ngrohjen me dru ata po e shohin si alternativën më të lirë e më të mirë.

Ngrohjen me dru Vesel Demolli e sheh si alternativë edhe për vitet e ardhshme.

Në Prishtinë, një metër dru, aktualisht po kushton 65 euro.

E, prapa kamerave të RTK-së, shitësit kanë treguar se interesimi i qytetarëve për të blerë dru ka qenë shumë i madh. Ndërsa, një metër dru kushton nga 60 deri në 65 euro.

Për të kursyer energjinë elektrike, e për të mos ndotur ajrin, Ministria e Ekonomisë ka lansuar thirrjen për subvencionimin e pajisjeve efiçiente për ngrohje.

Por cilat janë pajisjet që do të subvencionohen?

Pompa termike – 30% e vlerës investive apo deri në 2 mijë euro

Kondicioneri – 40 për qind apo deri në 400 euro Kaldaja me biomasë – 70 për qind, apo deri në 1 mijë e 200 euro

Stufa individuale me biomasë – 70 për qind apo deri në 435 euro

Ministrja e Ekonimise Artane Rizvanolli, dhe Alessandro Bianciardi nga Zyra e BE-së në Kosovë, kanë thënë se janë duke besuar se është duke u ngritur vetëdija e qytetarëve për rëndësinë për të kursyer energjinë që të ketë një të ardhme më të qëndrueshme.

Ndërsa për njohësin e energjetikës, Fatos Aliun, subvencionimet e efiçiencës konsiderohen si të pamjaftueshme.

Në lidhje me këtë, e pyetur nga RTK, ministrja Rizvanolli ka thënë se janë duke investuar edhe në ngritjen e kapaciteteve prodhuese./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending