Connect with us

Aktuale

Hapësirat e punës jo-tradicionale, kompanitë pa guxim për ta mbështetur trendin e ri

Published

on

Sot nëpër vende të ndryshme të botës,  punëtorët kanë filluar t’a mbështesin fuqimisht idenë e hapësirës së punës jo -tradicionale, atë në natyrë, megjithatë kultura e ndërmarrjeve/ kompanive, me trendin e ri,  nuk po munden te marrin  guximin për ta mbështetë.

Sondazhet kane zbuluar se 82 % e punëtorëve të brendshëm e kanë pëlqyer konceptin hapësirave te punës në natyrë. Gjysma e të anketuarve thonë se kolegët dhe shefi i tyre do të ishin mbështetës për të punuar jashtë.

Punëtorët besojnë se ka përfitime të prekshme nga puna në ambient te jashtëm.

Përfitimet kryesore të perceptuara nga kjo mënyre, jo-tradicionale janë të shumta për shëndetin dhe mirëqenien, dhe po ashtu,  punëtorët pretendojnë se ka më shumë të ngjarë të bëjnë punë krijuese,  të bazuar në marrëdhënien me jashtë.

Kompani te ndryshme veç kanë fillu t’krijojnë hapësira ​​të përkohshme për zyre jashtë, për të tregu atë që mund ta përjetojnë punonjësit e zyrave brenda kur mund të dalin jashtë dhe të ndiejnë ajrin e pastër derisa punojnë në kompjuterët e tyre.

Ka zëra që udhëheqin kompani te ndryshme që thonë:

“Kompanitë kanë filluar të kuptojnë se transformimi dixhital po e bën vendin e punës më fleksibël, bashkëpunues dhe të hapur se kurrë më parë”

“Njerëzit lulëzojnë në hapësirat e bashkëpunimit dhe ne mendojmë se ka potencial për përfitime edhe më të mëdha nëse ata punojnë së bashku jashtë, ne hapësira unike si këto, jo te zakonshme deri me tash.”

Tingëllon kundër intuitave – si mund të qëndrojnë të përqendruar në shpërqendrimet e jashtme përreth tyre?

Hapësira e jashtme e punës është një praktikë në “dizajnin biofilik”, i cili është një qasje e projektimit që kërkon të sjellë elementë të natyrës në mjedisin e ndërtuar.

Biofilia është termi për lidhjen e lindur biologjike të njerëzimit me natyrën.

Qëllimi i dizajnit biofilik në arkitekturë, arkitekturë peizazhi, dizajn të brendshëm, dizajn urban dhe planifikim është të zvogëlojë stresin, të rrisë kreativitetin dhe qartësinë e mendimit dhe të përmirësojë mirëqenien e përgjithshme. Këto elementë janë gjithnjë e më të rëndësishëm ndërsa njerëzit vazhdojnë të urbanizohen.(Autore e shkrimit është Merita Gorani Bajri, arkitekte)./Media Ndërtimi.

Aktuale

Komuna e Prishtinës subvencionon ujitjen e 200 hektarëve tokë të mbjella me kultura bujqësore

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit me Faruk Mujkën, kryeshefin ekzekutiv të Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër -Lepenc” për ujitjen e kulturave bujqësore në kryeqytet.

“Përmes këtij Memorandumi, Kryeqyteti do të ofrojë subvencionimin e ujitjes së 200 hektarëve tokë për fermerët në Kryeqytet. Me këtë bashkëpunim synojmë të përmirësojmë dhe të rrisim produktivitetin e bujqësisë së kryeqytetit duke ua lehtësuar punën bujqve tanë.”, deklaroi kryetari Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

“Architech Festival” sjell edicionin e 5-të  nga muaji Maj dhe do të zgjasë deri në Shtator

Published

on

Festivali i ArchiTech është zyrtarisht duke filluar nga muaji Maj dhe do të zgjasë deri në Shtator 2024.

Çfarë ju pret në këtë Edicion? Këtë Edicion do të ketë aktivitete inovative, projekte për hapësirat publike, takime me arkitektë/dizajnerë të ndryshëm dhe komunitetin, dhe shumë më tepër! Ky është momenti për tu angazhuar në krijimtarinë arkitekturore se si hapësirat publike përceptohen dhe mund të shfrytëzohen si dhe për të hulumtuar rreth sfidave dhe mundësive që ofron mjedisi ynë urban.

Ne jemi të gatshëm për të ndarë me ju ide dhe kohë për tu takuar e biseduar mbi nevojat, kërkesat dhe ide innovative mbi përkushtimin ndaj një hapësire urbane më të bukur, dinamike dhe funksionale./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjermanët punuan 1.3 miliard orë jashtë orarit në vitin 2023

Published

on

Punëtorët në Gjermani punuan rreth 1.3 miliard orë jashtë orarit në vitin 2023, tregojnë të dhënat e publikuara nga Instituti për Kërkime të Punësimit (IAB).Sipas tyre, më shumë se gjysma e kësaj kohe, 775 milionë orë, mbeti pa u paguar.

Ministria e Punës e Gjermanisë tha se mesatarisht, secili punëtor punoi 31.6 orë jashtë orarit në vitin 2023, prej të cilave 18.4 mbetën pa u paguar.

Komentet erdhën në përgjigje të një pyetjeje parlamentare nga Susanne Ferschl, ligjvënëse nga partia e majtë Die Linke.

“Punëdhënësit kursejnë miliarda në paga duke mos i paguar orët jashtë orarit, ndërsa punonjësit vuajnë nga zgjatja e orarit të punës dhe kërkesat e vazhdueshme për fleksibilitet” – tha Ferschl, raporton DPA.

Sipas të dhënave, totali i punës jashtë orarit vitin e kaluar korrespondon me 835.000 vende të punës me kohë të plotë.

Totali i orëve jashtë orarit në vitin 2023 ra për rreth 100 milionë orë nga viti paraprak, kur punëtorët regjistruan gjithsej 1.4 miliard orë jashtë orarit./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending