Connect with us

Aktuale

Si u ndërtua mulliri i sundimtarit Ali Pasha në Tepelenë

Published

on

I vendosur në fshatin Veliqiot, fare pranë lumit të Bënçës, nën këmbët e qytetit të Tepelenës, mulliri 200 vjeçar që banorët e njohin si i Ali Pashës, i rikonstruktuar gjatë kohës së pashait, ruan të njëjtat funksione si dikur.

Gurët qindravjeçarë të blojës bluajnë misër dhe grurë për të plotësuar nevojat e më shumë se 5.000 banorëve të zonës, ndërsa pjesa e depozitës së ujit në dalje të mullirit i shërben ende larjes së të leshtave të popullsisë së blegtorëve të kësaj zone.

“Ka funksionuar që kur është bërë në fillim, që 230 vjet më parë. Kur u prish kooperativa e bleva dhe e kam ruajtur me mish e me shpirt, sepse është një vepër e pazëvendësueshme”, tregon Lefter Bleta. Neshat Hadëri, i lindur në Tepelenë, kujton se edhe gjatë fëmijërisë së tij ky objekt ngjallte kërshëri dhe ishte gjithnjë funksional.

“Kur isha fëmijë ky mulli bluante grurin dhe misrin. Ky është një objekt ka vlera. Kur i fut e i nxjerr lëkurët nga uji është një kënaqësi t’i shohësh të pastra”, thotë Hadëri. Adelina, gruaja që merret me larjen e lëkurëve, thotë se tradita është e trashëguar dhe pothuajse nuk ka ndryshuar asgjë në stilin e trajtimit të lëkurëve dhe mbulesave të rënda të dimrit.

“Neve ujin këtu e përdorim për të larë. Lajmë qilima, gunat e çobanëve, etj. Vijnë shumë vetë këtu”, thotë Adelina Bleta. Mulliri i Ali Pashës është diskutuar shumë herë për t’i dhënë statusin e monumentit të kulturës, por megjithë historinë që mbart, ai përfaqëson një objekt të zakonshëm.

Nuk është vetëm Uji i Ftohtë në Tepelenë, një atraksion dhe pikë e njohur nga gjithkush që i bie rruga kësaj ane. Ka të tjera pika që vizitorët me ambicie që “gjurmojnë” mrekullitë historike, ekoturistike e arkeologjike të jugut, mund t’i prekin lehtë për të marrë ndjesi të pashlyera.

Tashmë në guidat e Tepelenës, janë shtuar të tjera pika të vizitueshme, rrëfen Aleksandër Toti, djaloshi i bashkisë  me origjinë nga Lekli i Thanas Vajës, që merret me promovimin e vlerave turistike në këtë vis të jugut, ngjitur me sarajet e dikurshme të Aliut ku priti Bajronin para se ky i fundit të rrugëtonte për Janinë.

Toti tregon se nga Kalaja e Tepelenës turisti mund të shkojë një çap më tej, buzë lumit të kristaltë të Bënçës, tatëpjetë Veliqotit për të parë një tjetër kuriozitet, Mullirin e kohës së Pashait që vazhdon të bluaj si 200 vite më parë.

Duke hyrë në mjediset e Mullirit me dy kate, ti sheh si punon mokër e vjetër  që miellzon si me magji grurin e këtyre anëve. Pastaj, sheh vijën e ujit apo jazin e Mullirit me ujin kristal që vjen prej kanioneve të Bënçës për të rënë me presion të qilimat e velencat e leshit të punuara në tezgjah nga duart e labëreshave të kësaj treve dhe për të marrë sërish ngjyrat e mrekullueshme të ylberit.

jekja në saç e kulaçeve dhe petanikëve nga nënë Adelina dhe sekretet e bluarjes në mulli me ujë. Gjithçka artizanale në mullirin 200 vjeçar të Ali Pashë Tepelenës dhe a mund të jetë një pikë turistike për mysafirët vendas dhe të huaj ky objekt me vlera pune dhe historike./Media Ndërtimi.

Aktuale

UNOPS Kosova organizoi trajnim dy ditor për sigurinë në kantiere ndërtimi  

Published

on

UNOPS Kosova organizoi një Trajnim 2 ditor për Shëndetin, Sigurinë, Socialin dhe Mjedisin (HSSE) me pjesëmarrës nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, Universiteti i Prishtinës.

Qëllimi kryesor i trajnimit ishte pajisja e pjesëmarrësve me konceptet kryesore të shëndetit dhe sigurisë në projektet e ndërtimit.

Vështrimet kryesore nga trajnimi:

Kuptimi gjithëpërfshirës dhe respektimi i rreptë i Rregullave të Artë të UNOPS për trajtimin e rreziqeve fatale ose të rëndësishme

Zbatimi i aftë i vlerësimeve dhe inspektimeve të plota të rrezikut në terren

Duke dhënë prioritet sigurinë dhe mirëqenien e çdo individi të përfshirë në projekt.

Ky trajnim u organizua në kuadër të projektit për ndërtimin e objekteve të reja për Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore të Universitetit të Prishtinës, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian në Kosovë dhe Universiteti i Prishtinës dhe me mbështetjen e UNOPS HSSE Unit.

Siguria është prioriteti ynë kryesor dhe ne jemi të përkushtuar të krijojmë një mjedis të sigurt pune për të gjithë./Media Ndërtimi

 

Continue Reading

Aktuale

Rama paralajmëron se Tirana do të jetë metropoli me atraktiv i Ballkanit

Published

on

Kryeministri Edi Rama i ftuar në një ceremoni në kryeqytet, foli për Tiranën dhe transformimin e saj ndër vite.

Rama tha se në 5-6 vitet e ardhshme, këto që shohim do të jenë një pjesë dhe jo shumica e asaj që do të shohim, duke theksuar se ka shumë projekte, dëshirë, ambicie dhe shpirti i sipërmarrjes është futur në një garë për ndërtuar ndërtesa jo vetëm të mira, por edhe të bukura.

Ai shton se Tirana kështu do të bëhet një destinacion edhe arkitektonik.

Sipas, Ramës gjatë viteve në vazhdim shqiptarët do të jenë banorë dhe qytetarë të njërit prej kryeqyteteve më të bukur të Evropës, duke specifikuar se Tirana do të jetë metropoli me atraktiv i Ballkanit dhe do të jetë kryeqyteti evropian i të gjithë Rajonit tonë.

“Kjo është historia e një qyteti që nuk i ka thënë të gjithë. Unë besoj që në 5-6 vitet e ardhshme, këto që shohim do të jenë një pjesë, jo shumica e atyre që do të shohim, sepse ka shumë akoma projekte, dëshirë, ambicie dhe një lloj gare që është futur në shpirtin e sipërmarrjes që të bëjmë ndërtesa jo thjeshtë të mira, por edhe të bukura, duke i dhënë Tiranës mundësinë që të bëhet një destinacion arkitektonik.

Një vend mes Ballkanit që do të disponojë një koleksion veprash të arkitekturës të mbledhura së bashku nga arkitektët më të mirë të kësaj kohe dhe do të krijojë një trashëgimi të denjë për gjeneratat e tjera.

Unë nuk dyshoj, që nëse sot në ndjejmë kënaqësinë që kemi dalë nga ai llum i tmerrshëm ku e hapëm shekullin e ri në Tiranë, nesër do të jemi banorë dhe qytetarë të njërit prej kryeqyteteve më të bukur të Evropës. Tirana do të jetë metropoli me atraktiv i Ballkanit dhe do të jetë kryeqyteti evropian i të gjithë Rajonit tonë.”, deklaroi kryeministri Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

“Brenda shtëpisë së zbrazët, ajo jeton mes kujtimeve dhe dëshmon forcën e Nënës”

Published

on

Në rrugën “Martirët Qerkezi”, në shtëpinë-muze qëndron Nëna Ferdonije. Brenda shtëpisë së zbrazët, ajo jeton mes kujtimeve dhe dëshmon forcën e Nënës. Shtëpia e familjes Qerkezi, në Gjakovë dëshmon gjenocidin dhe spastrimin etnik të Serbisë në Kosovë.

Nga aty, 25 vite më parë, forcat policore të Serbisë ia rrëmbyen dhe zhdukën të katër djemtë: Artanin, Armendin, Ardianin e Edmondin, si dhe bashkëshortin Halimin. Nga ajo shtëpi u rrëmbyen edhe Vegim Qerkezi, Shpejtim Ymeraga, Skender e Myrteza Dylhasi, dhe Shpend e Fatos Jetishi.

Në Dardaninë e Pejës, më 27 mars 1999 forcat e armatosura serbe, policë të njësive speciale dhe serb lokal, brenda tri orëve i masakruan 40 civilë shqiptarë të kësaj lagje.

Ne i kujtojmë çdoherë e nuk do t’i harrojmë kurrë.

Në këtë 25 vjetor i përkujtojmë edhe 75 të vrarët në masakrën në Klladernicë të Skënderajt, 18 të vrarët në Mamushë, dhe 10 anëtarët e familjes Rama të vrarë në Obiliq. Sot, në Fushë Kosovë përkujtohen 168 shqiptarët e vrarë nga forcat e armatosura serbe.

Me mall e dhembje, i kujtojmë sot dhe ҫdo ditë, të gjithë të vrarët dhe të zhdukurit me dhunë nga Serbia.

Sakrifica e popullit tonë është themeli i Republikës sonë të lirë.

Lavdi të gjithë të rënëve në rrugën e gjatë për çlirimin e Kosovës!

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës. Prishtinë, 27 mars 2024./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending