Connect with us

Aktuale

Cilësia e dobët e asfaltit në rrugët e Prishtinës po merr pëlqimin e pranimit teknik!

Published

on

Disa projekteve që bartin probleme infrastrukturore po marrin pëlqimin e pranimit teknik, thonë asamblistët në Komunën e Prishtinës.

Ekzekutivi i kryeqytetit nuk është duke ju bërë fare ekspertizë shumicës së rrugëve që asfaltohen, ndërsa ekzekutimi i mjeteve financiare për operatorët ekonomik po iu bëhet sipas kontratës.

“Ky është fakt shqetësuese që nuk duhet të ndodh”, ka deklaruar asamblistja e pavarur Fiknete Bejta. “Përgjegjësit e pranimit teknik duhet të japin llogari për këtë sepse nëse kompanitë  nuk iu kanë përmbajtur kontratës dhe specifikacioneve teknike atëherë menaxherët duhet të japin përgjegjësi”, theksoi ajo në magazinën televizive “Ju flet Prishtina”.

Ekzekutivi i Prishtinës tashmë ka kohë që i ka shmangur debatet me qytetarët dhe nuk japin përgjegjësi për mënyrën e asfaltimit të rrugëve, është thënë në debatin televiziv.

Shumë projekte infrastrukturore kanë përfunduar në prokurim, si pasojë e mos implementimit, sipas kontratës nga mbikëqyrësit.

“Në shumë rrugë të Prishtinës investohet pjesa e parë, pastaj fillojnë zvarritjet dhe në fund përsëri ato rrugë dëmtohen dhe s’janë në shërbim te qytetarëve”, ka thënë Sami Borovci, asamblistë nga radhët e AKR-së në Kuvendin Komunal.

250 mijë euro janë dhënë për ta implementuar rrugën “Shkëlzen Haradinaj” në Prishtinë, e cila në vazhdimësi është dëmtuar që nga asfaltimi dhe për këtë askush nga zyrtarët komunal deri më tani nuk ka dhënë llogari për cilësinë e punimeve./Media Ndërtimi.

 

Aktuale

Komuna e Prishtinës subvencionon ujitjen e 200 hektarëve tokë të mbjella me kultura bujqësore

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit me Faruk Mujkën, kryeshefin ekzekutiv të Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër -Lepenc” për ujitjen e kulturave bujqësore në kryeqytet.

“Përmes këtij Memorandumi, Kryeqyteti do të ofrojë subvencionimin e ujitjes së 200 hektarëve tokë për fermerët në Kryeqytet. Me këtë bashkëpunim synojmë të përmirësojmë dhe të rrisim produktivitetin e bujqësisë së kryeqytetit duke ua lehtësuar punën bujqve tanë.”, deklaroi kryetari Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

“Architech Festival” sjell edicionin e 5-të  nga muaji Maj dhe do të zgjasë deri në Shtator

Published

on

Festivali i ArchiTech është zyrtarisht duke filluar nga muaji Maj dhe do të zgjasë deri në Shtator 2024.

Çfarë ju pret në këtë Edicion? Këtë Edicion do të ketë aktivitete inovative, projekte për hapësirat publike, takime me arkitektë/dizajnerë të ndryshëm dhe komunitetin, dhe shumë më tepër! Ky është momenti për tu angazhuar në krijimtarinë arkitekturore se si hapësirat publike përceptohen dhe mund të shfrytëzohen si dhe për të hulumtuar rreth sfidave dhe mundësive që ofron mjedisi ynë urban.

Ne jemi të gatshëm për të ndarë me ju ide dhe kohë për tu takuar e biseduar mbi nevojat, kërkesat dhe ide innovative mbi përkushtimin ndaj një hapësire urbane më të bukur, dinamike dhe funksionale./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjermanët punuan 1.3 miliard orë jashtë orarit në vitin 2023

Published

on

Punëtorët në Gjermani punuan rreth 1.3 miliard orë jashtë orarit në vitin 2023, tregojnë të dhënat e publikuara nga Instituti për Kërkime të Punësimit (IAB).Sipas tyre, më shumë se gjysma e kësaj kohe, 775 milionë orë, mbeti pa u paguar.

Ministria e Punës e Gjermanisë tha se mesatarisht, secili punëtor punoi 31.6 orë jashtë orarit në vitin 2023, prej të cilave 18.4 mbetën pa u paguar.

Komentet erdhën në përgjigje të një pyetjeje parlamentare nga Susanne Ferschl, ligjvënëse nga partia e majtë Die Linke.

“Punëdhënësit kursejnë miliarda në paga duke mos i paguar orët jashtë orarit, ndërsa punonjësit vuajnë nga zgjatja e orarit të punës dhe kërkesat e vazhdueshme për fleksibilitet” – tha Ferschl, raporton DPA.

Sipas të dhënave, totali i punës jashtë orarit vitin e kaluar korrespondon me 835.000 vende të punës me kohë të plotë.

Totali i orëve jashtë orarit në vitin 2023 ra për rreth 100 milionë orë nga viti paraprak, kur punëtorët regjistruan gjithsej 1.4 miliard orë jashtë orarit./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending