Connect with us

Aktuale

Fondet për ndërtimin e rrugëve nacionale

Published

on

Gati 26 për qind e fondeve nga burimet e brendshme shkuan për financimin e kontratave koncesionare, kryesisht për ndërtimin e Rrugës së Arbrit. Nga projektet nën mbikëqyrjen e Autoritetit Rrugor Shqiptar janë ndërtuar 16,5 kilometër rrugë me një fond prej 10.3 miliardë lekësh ose 99,8 % e planit e realizuar. Ndërtimi i rrugës “tip A2” me katër korsi (2×2) kishte në dispozicion fonde në vlerën 242 mln leke. Në këtë grup përfshihen rrugë me katër korsi dhe gjerësi 20-25 m të përfaqësuar nga objektin “Vendosja e mbikalimeve në aksin rrugor Thumanë – Milot dhe Kukës – Morinë”.

Rreth 1,3 miliardë lekë u përdoren për investime në ndërtim rruge “tip A” me katër korsi (2×2) sipas standardeve të reja. Në këtë grup u përfshi rehabilitim i segmentit rrugor mbikalimi pallati me shigjeta rreth rrotullimi Shqiponja Loti 1, Loti 2, Loti 3. Ndërtim rruga mbikalimi TEG dhe rrugët lidhëse të ti dhe rishikim i projektit për segmentin rrugor të vazhdimit të unazës së madhe Tiranë nga sheshi Shqiponja – Bulevardi i ri. Për ndërtim rruge tip A2’ 2×2 me trotuare dhe ndriçim u planifikuan 2,9 miliardë lekë për 3.99 km.

Nё ketë produkt janë përfshire kryesisht rrugë me katër korsi dhe gjerësi qё varion nga 24-25 m, ne objektet, plotësimi me rrugë dytësore nyja e Milotit, ndërtimi i unazës së Jashtme Tiranë pjesa verilindore (seg Kth Saukut-Bregu i lumit) Loti 2, Loti 3, rikualifikim i akseve rrugore Unaza Lindore Loti 2, Loti 3 dhe ndërtimi i By Pass Perëndimor Shkodër. Për rrugët tip B1’ me dy korsi janë shpenzuar 3,2 miliardë lekë dhe janë realizuar 5.8 km ose 99.8% e sasisë së planifikuar. Nё kёtё produkt janë përfshire kryesisht tip rruge me dy korsi dhe gjёrёsi qё varion nga 10-17 m.

Fondet kryesisht kanë shkuar për ndërtimin e Kardhiq-Delvinë. Për rrugët C2 me dy korsi u me gjerësi 7.5-10 metër u shpenzuan 2,470,409,000 lekё. Me këto fonde u financuar rrugët Korçë – Ersekë, Loti 2 (pjesa e parë); segmenti Kuben – Vasije dhe gjithashtu u stabilizuan rrëshqitjet në segmentin rrugor Milot – Rrëshen,etj. Mbi 170 milionë lekë shkuan për financim 750 metrave në rrugën Porto Romano- Durrës, Loti 3, për ta shndërruar atë në një rrugë të kategorisë A./ACP/

Aktuale

KAWA Group, tashmë pjesë e industrisë së ndërtimit në Mbretërinë e Bashkuar

Published

on

Kompania e njohur e ndërtimit KAWA Group, sapo ka inauguruar hapësirën në qendër të Londrës.

Përmes një ceremonie festive është hapur hapësira më e re e KAWA Group, e cila edhe zyrtarisht do të operoj në Mbretërinë e Bashkuar,

KAWA Group do të bëj eksportin e shtëpive modulare, kabinave, kontejnerëve, përpunimin e kuzhinave, dyerve dritareve dhe gjithçka tjetër rreth produkteve të drurit e metalit.

https://www.facebook.com/profile.php?id=61554337212013

https://www.instagram.com/kawagroup.uk/

Këtë vit, KAWA Group do të shënoj vitin jubilar, 15 vjetorin e themelimit, ndërsa si kompani vazhdon të jetë liderë në tregun e ndërtimeve.

Përgjatë viteve, KAWA i ka shtuar gamës së gjerë të ndërtimeve, njësi tejet inovative të banimit dhe biznesit.

Pas zyrës së hapur në Londër, KAWA Group shumë shpejt pritet që rrjetin e operimit ta zgjeroj edhe në qendrat kryesore të Evropës./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Përfaqësuesit e personave me nevoja të veçanta kërkojnë t’iu sigurohet transporti për punë

Published

on

Në Komisionin për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal dhe Media është mbajtur dëgjim publik për ndryshim plotësimin e Ligjit për zyrtarët publik. Kërkesa për votimin e këtij projektligji patën personat me aftësi të kufizuar, të cilët me anë të saj kërkojnë transport dhe mundësimi i punës online.

Përfaqësuesi i personave me aftësi të veçanta, Gentrit Zeqiri, është shprehur se mungesa e kushteve për transport po ua vështirëson krijimin e kushteve për punë të këtyre zyrtarëve.

“Propozimi i parë ka qenë sigurimi i transportit të zyrtarëve me nevoja të veçanta nga shtëpia në punë dhe anasjelltas dhe propozimi i dytë, është të ju lejohet zyrtarëve me aftësi të veçanta të punojnë edhe nga shtëpia së paku 3 ditë në javë. Sa i përket propozimit të parë është t’iu sigurohet transporti për shkak të mungesës së qasjes ku kemi shume raste, ankesa të këtyre zyrtarëve përkundër faktit që pranohen në shumë punë…për shkak të transportit ata detyrohen t’i lënë këto punë për shkak të vështirësive që kanë”, tha Zeqiri.

Për Zeqirin është e rëndësishme edhe mundësimi i punës online për këta zyrtarë, sipas tij kërkesa e këtij grupi është të mundësohet puna nga shtëpia së paku për tri ditë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Mbi 70 biznese promovohen në panairin “Pan Expo Group-Kosova 2024”

Published

on

Është hapur Panairi i Përgjithshëm Ndërkombëtar “Pan Expo Group-Kosova 2024”, në Prishtina Mall, për herë të parë në Kosovë, ku po marrin pjesë mbi 70 biznese nga vendi, rajoni dhe më gjerë.

Qëllimi i këtij panairi është që kompanitë pjesëmarrëse të ndajnë eksperiencën e tyre me njëra- tjetrën, të mund të shpalosin ofertat e tyre, si dhe të tërheqin klientë dhe bashkëpunëtorë rinj.

Përveç kësaj, qëllim tjetër i këtij organizimi është promovimi i ndërmarrësisë, inovacionit si dhe edukimit të gjeneratave të reja për iniciativën e lirë në biznes.

Organizimi i këtij panairi u vlerësua shumë i rëndësishëm edhe nga vetë bizneset pjesëmarrëse, për çka edhe u shprehën të kënaqur me mundësinë e dhënë për të promovuar produktet dhe shërbimet e tyre.

Drejtoresha e “Pan Expo Group”, Elisa Stefa tha se pavarësisht sfidave të kaluara për organizmin e një panairi të tillë, është e kënaqur me pjesëmarrjen, kualitetin dhe cilësinë e bizneseve. Ajo tregoi se në këtë panair po marrin pjesë biznese nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe vende të tjera jashtë rajonit.

Panairi “Pan Expo Group-Kosova 2024” do të jetë i hapur deri më datën 19 maj. Përgjatë ditëve të panairit do të ketë showroom-e, prezantime live, seminare, aktivitete dhe konferenca./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending