Connect with us

Aktuale

Turizmi me gomone, ideja që po funksionon në Shqipëri

Published

on

Nga vend që prodhonte emigrantë që largoheshin me gomone nga vendi, sot Shqipëria është kthyer në destinacion turistik, që mirëpret turistë që vijnë me gomone.

Besmir Lulaj lindi në vitin 1990, atëherë kur Shqipëria e dalë nga regjimi diktatorial me kufij të mbyllur, ishte e etur për botën e veçanërisht Evropën.

Të lidhur me Italinë nëpërmjet detit Jon, shqiptarët nisën emigrimin e paligjshëm.

Së pari me anije ditën për diell, e më pas me gomone gjatë natës, për t’i shpëtuar policisë kufitare të shtetit fqinj. Në ato vite gomonet morën shumë jetë njerëzish.

Sot, 30 vite më pas, Besmiri drejton biznesin e familjes, Marina Bay Resort, një prej resorteve më të njohur në jug të Shqipërisë, në Vlorë.

Ndërrim i destinacionit

Ai ka gjetur një simbolikë të veçantë turizmi: sjelljen me gomone luksoze të turistëve italianëve nga Puglia, në Vlorë.

“Për ne që e kemi jetuar një ndryshim kaq të shpejtë është edhe një lloj krenarie, pasi nga një vend që shkonim për të parë ëndrrën, pa marrë parasysh të gjithë rreziqet që mbartte një udhëtim i rrezikshëm, sot kthehemi në një vend që mirëpret turistët kuriozë, turistët e aventurës në një udhëtim tejet të sigurt”, thotë Besmiri.

Udhëtimi i sigurt dhe i rehatshëm nga brigjet italiane në ato shqiptare zgjat rreth 2.5 orë. Ideja e bashkëpunimit mes Lulajt dhe partnerëve italianë lindi dy vite më parë gjatë një panairi turizmi.

“Ka turistë që e kanë eksperiencë të parë dhe thjesht vijnë e ikin. Ndërkohë që këtë vit ne e shtuam gamën e ofertës, duke bërë një exchange/shkëmbim të turistëve. Pra ata vijnë dhe qëndrojnë tri ditë tek ne, ndërkohë që ne nisim një grup shqiptar që shkon e qëndron tri ditë në Puglia, kryesisht në zonën e Otrantos, dhe secili merr eksperienca të ndryshme duke bërë të njëjtin itinerar”, thotë Besmiri.

Ndërkohë që Besmir Lulaj bëhet gati për këtë sezon veror për grupin e parë të turistëve italianë që vijnë me gomone luksoze, bregdeti i Vlorës rezulton të jetë tërësisht i prenotuar gjatë muajve korrik dhe gusht me turistë nga e gjithë bota. /Telegrafi/

Aktuale

Komuna e Prishtinës subvencionon ujitjen e 200 hektarëve tokë të mbjella me kultura bujqësore

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit me Faruk Mujkën, kryeshefin ekzekutiv të Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër -Lepenc” për ujitjen e kulturave bujqësore në kryeqytet.

“Përmes këtij Memorandumi, Kryeqyteti do të ofrojë subvencionimin e ujitjes së 200 hektarëve tokë për fermerët në Kryeqytet. Me këtë bashkëpunim synojmë të përmirësojmë dhe të rrisim produktivitetin e bujqësisë së kryeqytetit duke ua lehtësuar punën bujqve tanë.”, deklaroi kryetari Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

“Architech Festival” sjell edicionin e 5-të  nga muaji Maj dhe do të zgjasë deri në Shtator

Published

on

Festivali i ArchiTech është zyrtarisht duke filluar nga muaji Maj dhe do të zgjasë deri në Shtator 2024.

Çfarë ju pret në këtë Edicion? Këtë Edicion do të ketë aktivitete inovative, projekte për hapësirat publike, takime me arkitektë/dizajnerë të ndryshëm dhe komunitetin, dhe shumë më tepër! Ky është momenti për tu angazhuar në krijimtarinë arkitekturore se si hapësirat publike përceptohen dhe mund të shfrytëzohen si dhe për të hulumtuar rreth sfidave dhe mundësive që ofron mjedisi ynë urban.

Ne jemi të gatshëm për të ndarë me ju ide dhe kohë për tu takuar e biseduar mbi nevojat, kërkesat dhe ide innovative mbi përkushtimin ndaj një hapësire urbane më të bukur, dinamike dhe funksionale./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjermanët punuan 1.3 miliard orë jashtë orarit në vitin 2023

Published

on

Punëtorët në Gjermani punuan rreth 1.3 miliard orë jashtë orarit në vitin 2023, tregojnë të dhënat e publikuara nga Instituti për Kërkime të Punësimit (IAB).Sipas tyre, më shumë se gjysma e kësaj kohe, 775 milionë orë, mbeti pa u paguar.

Ministria e Punës e Gjermanisë tha se mesatarisht, secili punëtor punoi 31.6 orë jashtë orarit në vitin 2023, prej të cilave 18.4 mbetën pa u paguar.

Komentet erdhën në përgjigje të një pyetjeje parlamentare nga Susanne Ferschl, ligjvënëse nga partia e majtë Die Linke.

“Punëdhënësit kursejnë miliarda në paga duke mos i paguar orët jashtë orarit, ndërsa punonjësit vuajnë nga zgjatja e orarit të punës dhe kërkesat e vazhdueshme për fleksibilitet” – tha Ferschl, raporton DPA.

Sipas të dhënave, totali i punës jashtë orarit vitin e kaluar korrespondon me 835.000 vende të punës me kohë të plotë.

Totali i orëve jashtë orarit në vitin 2023 ra për rreth 100 milionë orë nga viti paraprak, kur punëtorët regjistruan gjithsej 1.4 miliard orë jashtë orarit./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending