Connect with us

Aktuale

“Pishtarët” kërkojnë të çkapet Ministria e Ambientit nga presionet e “Kelkos”

Published

on

Grupi që ka për qëllim mbrojtjen e ambientit, “Pishtarët”, po kërkojnë nga ministri Liburn Aliu që Ministria e Ambientit të çkapet nga presionet e kompanisë austriake ‘Kelkos Energy’, për ndërtimin e hidrocentraleve në komunën e Deçanit.

Ky grup që është në mbrojtje të degradimeve të lumenjve të shkaktuara nga hidrocentralet, po pretendojnë se disa zyrtarë të Ministrisë së Ambientit ende nuk janë të lirë të vendosin të pavarur dhe e konsiderojnë “Kelkos”-in zë të rëndësishëm në vendimmarrje të Ministrisë.

“Mënyra se si adresohet çështja e ‘Kelkosit’ është pasqyrë e funksionimit të shtetit të Kosovës. Dhe përderisa ‘Kelkosi’ mbetet ne xhepa te institucioneve tona, nuk ka shpresë për Kosovën.”, shkruan në reagimin e “Pishtarëve”.

“A është edhe ‘Kelkosi’ pjesë e Grupit Punues? Puna e këtij Grupi është momenti i fundit që të shpëtohen institucionet publike dhe që qeveria të dëshmojë ndryshim dhe vendosmëri ne mbrojtje te mjedisit. Pa marr parasysh se anëtarët e Grupit mund te kenë qëllime te drejta, fakti që ‘Kelkosi’ ka mbizotëruar në Ministri dhe ka pas edhe rol vendimmarrës deri qe disa dite, duhet të ushtrohet kujdes i veçante, që eventualisht te kthehet vetëbesimi tek zyrtaret që të jenë të lirë të zbatojnë ligjin në interes publik.”, thuhet tutje në reagim.

“Pishtarët” kanë publikuar një e-mail, ku sipas tyre, ish-ministri i Ambientit Blerim Kuçi kishte ushtruar presion në stafin civil të Ministrisë së Ambientit për të pajisur kundërligjshëm “Kelkos”- in me leje ujore/mjedisore për hidrocentrale.

“Këto leje janë turpi i Kosovës sepse me qellim ia kane mundësuar ‘Kelkosit’ shkatërrimin e mëtejmë të Deçanit dhe kanë dhunuar rëndë shtetësinë e Kosovës. Ky e-mail është dëshmi e krimit dhe duhet të trajtohet si provë penale.
Nuk ndërtohet Kosova me presione dhe shantazhe.”, është mesazhi i grupit “Pishtarët”.

Historiku i hidrocentraleve të Kelkos në Deçan, sipas kosovo.energy

“Kelkos Energy” ka operuar me tri hidrocentrale në rajonin e Deçanit, operimi i të cilave ishte ndërprerë përkohësisht me vendim të Zyrës së Rregullatorit për Energji në Kosovë, pasi që kompania kishte dështuar të siguronte lejen mjedisore nga Ministria e Ambientit, siç ishte kushtëzuar me vendimet e licencave të përkohshme nga ZRRE.

Gjatë muajit nëntor të vitit të kaluar , Zyra e Rregullatorit të Energjisë kishte miratuar aplikacionet e “Kelkos Energy” për operim dhe prodhim të energjisë elektrike në dy hidrocentrale në Deçan, por jo edhe për hidrocentralin e tretë.

Kërkesa e kompanisë “Kelkos” për vazhdim të prodhimit të energjisë elektrike ishte miratuar nga Bordi i ZRRE-së pasi që kompania “Kelkos Energy” ka dorëzuar lejen mjedisore nga Ministria e Ambientit dhe ka përmbushur të gjitha kërkesat ligjore, sipas rregullave dhe procedurave të zbatuara, kanë thënë ZRRE./Media Ndërtimi.

Aktuale

UNOPS Kosova organizoi trajnim dy ditor për sigurinë në kantiere ndërtimi  

Published

on

UNOPS Kosova organizoi një Trajnim 2 ditor për Shëndetin, Sigurinë, Socialin dhe Mjedisin (HSSE) me pjesëmarrës nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, Universiteti i Prishtinës.

Qëllimi kryesor i trajnimit ishte pajisja e pjesëmarrësve me konceptet kryesore të shëndetit dhe sigurisë në projektet e ndërtimit.

Vështrimet kryesore nga trajnimi:

Kuptimi gjithëpërfshirës dhe respektimi i rreptë i Rregullave të Artë të UNOPS për trajtimin e rreziqeve fatale ose të rëndësishme

Zbatimi i aftë i vlerësimeve dhe inspektimeve të plota të rrezikut në terren

Duke dhënë prioritet sigurinë dhe mirëqenien e çdo individi të përfshirë në projekt.

Ky trajnim u organizua në kuadër të projektit për ndërtimin e objekteve të reja për Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore të Universitetit të Prishtinës, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian në Kosovë dhe Universiteti i Prishtinës dhe me mbështetjen e UNOPS HSSE Unit.

Siguria është prioriteti ynë kryesor dhe ne jemi të përkushtuar të krijojmë një mjedis të sigurt pune për të gjithë./Media Ndërtimi

 

Continue Reading

Aktuale

Rama paralajmëron se Tirana do të jetë metropoli me atraktiv i Ballkanit

Published

on

Kryeministri Edi Rama i ftuar në një ceremoni në kryeqytet, foli për Tiranën dhe transformimin e saj ndër vite.

Rama tha se në 5-6 vitet e ardhshme, këto që shohim do të jenë një pjesë dhe jo shumica e asaj që do të shohim, duke theksuar se ka shumë projekte, dëshirë, ambicie dhe shpirti i sipërmarrjes është futur në një garë për ndërtuar ndërtesa jo vetëm të mira, por edhe të bukura.

Ai shton se Tirana kështu do të bëhet një destinacion edhe arkitektonik.

Sipas, Ramës gjatë viteve në vazhdim shqiptarët do të jenë banorë dhe qytetarë të njërit prej kryeqyteteve më të bukur të Evropës, duke specifikuar se Tirana do të jetë metropoli me atraktiv i Ballkanit dhe do të jetë kryeqyteti evropian i të gjithë Rajonit tonë.

“Kjo është historia e një qyteti që nuk i ka thënë të gjithë. Unë besoj që në 5-6 vitet e ardhshme, këto që shohim do të jenë një pjesë, jo shumica e atyre që do të shohim, sepse ka shumë akoma projekte, dëshirë, ambicie dhe një lloj gare që është futur në shpirtin e sipërmarrjes që të bëjmë ndërtesa jo thjeshtë të mira, por edhe të bukura, duke i dhënë Tiranës mundësinë që të bëhet një destinacion arkitektonik.

Një vend mes Ballkanit që do të disponojë një koleksion veprash të arkitekturës të mbledhura së bashku nga arkitektët më të mirë të kësaj kohe dhe do të krijojë një trashëgimi të denjë për gjeneratat e tjera.

Unë nuk dyshoj, që nëse sot në ndjejmë kënaqësinë që kemi dalë nga ai llum i tmerrshëm ku e hapëm shekullin e ri në Tiranë, nesër do të jemi banorë dhe qytetarë të njërit prej kryeqyteteve më të bukur të Evropës. Tirana do të jetë metropoli me atraktiv i Ballkanit dhe do të jetë kryeqyteti evropian i të gjithë Rajonit tonë.”, deklaroi kryeministri Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

“Brenda shtëpisë së zbrazët, ajo jeton mes kujtimeve dhe dëshmon forcën e Nënës”

Published

on

Në rrugën “Martirët Qerkezi”, në shtëpinë-muze qëndron Nëna Ferdonije. Brenda shtëpisë së zbrazët, ajo jeton mes kujtimeve dhe dëshmon forcën e Nënës. Shtëpia e familjes Qerkezi, në Gjakovë dëshmon gjenocidin dhe spastrimin etnik të Serbisë në Kosovë.

Nga aty, 25 vite më parë, forcat policore të Serbisë ia rrëmbyen dhe zhdukën të katër djemtë: Artanin, Armendin, Ardianin e Edmondin, si dhe bashkëshortin Halimin. Nga ajo shtëpi u rrëmbyen edhe Vegim Qerkezi, Shpejtim Ymeraga, Skender e Myrteza Dylhasi, dhe Shpend e Fatos Jetishi.

Në Dardaninë e Pejës, më 27 mars 1999 forcat e armatosura serbe, policë të njësive speciale dhe serb lokal, brenda tri orëve i masakruan 40 civilë shqiptarë të kësaj lagje.

Ne i kujtojmë çdoherë e nuk do t’i harrojmë kurrë.

Në këtë 25 vjetor i përkujtojmë edhe 75 të vrarët në masakrën në Klladernicë të Skënderajt, 18 të vrarët në Mamushë, dhe 10 anëtarët e familjes Rama të vrarë në Obiliq. Sot, në Fushë Kosovë përkujtohen 168 shqiptarët e vrarë nga forcat e armatosura serbe.

Me mall e dhembje, i kujtojmë sot dhe ҫdo ditë, të gjithë të vrarët dhe të zhdukurit me dhunë nga Serbia.

Sakrifica e popullit tonë është themeli i Republikës sonë të lirë.

Lavdi të gjithë të rënëve në rrugën e gjatë për çlirimin e Kosovës!

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës. Prishtinë, 27 mars 2024./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending