Connect with us

Arkitekturë

Dhjetë arkitektët që ndryshuan botën

Published

on

Arkitektura është një profesion që përbën një fushë të madhe idesh, nëse ato ide janë të mira, mrekullisht e ndryshojnë botën tonë.

Disa arkitektë janë përgjegjës për krijimin e kryeveprave te cilat kanë një ndikim emocional tek njerëzit dhe mund të ndryshojnë mënyrën se si ne i përceptojmë qytetet dhe vendet. Artistë ose jo, këta arkitektë ishin dhe vazhdojnë të jenë, mjeshtrat që ridizajnojnë të ardhmen tonë.

Ju sjellim dhjetë arkitektët që me veprat e tyre ndryshuan botën:

1. Oscar Niemeyer (15 dhjetor, 1907 – 5 Dhjetor 2012)

Është konsideruar si pioneri për përdorimin e betonit të përforcuar (reinforce concrete), thjeshtë për arsye estetike. E filloi me projektimin e qiellgërvishtëses së Brazilit e cila përfundoi në 1943, dhe për dekada u njoh si shembulli i parë i modernizmit Brazilian. Punimet e tij janë kryesisht në Brazil dhe Europë (si Francë dhe Itali).

2. Antoni Gaudí (25 Qershor 1852 – 10 Qershor 1926)

Antoni Gaudi ishte një arkitekt Katalan. Qyteti i nënshkruar i tij është Barcelona, por veprat e hershme të tij përfshijnë shumë punime rreth Spanjës. Si një katolik i devotshëm ai projektoi një strukturë e cila do ishte nje ndër kishat më të famshme në botë: Sagrada Familia. Punimi i këtij objekti ka filluar në 1882 dhe pritet të përfundojë në 2026. Punimet e tij kanë një ndërthurje të 3 stileve: gotik spanjoll, baroko dhe Art nouveau (Arti i ri).

3. Louis Sullivan (3 Shtator 1856 – 14 Prill 1924)

Suvillian është padyshim “Babai” i modernizmit. Stili i tij specifikohet nga një formë shumë e thjeshtë, ku si dekorime ka strukturën e ndërtesës në vetvete. Është konsideruar si krijuesi i qiellgërvishteseve pasi ishte pjesmarrës në bumin konstruktiv në Chikago në 1871. Auditorium Building është një nga dizajnet më të njohura të tij, e cila sot është një pikë referimi nacionale e kulturore.

4. Frank Gehry (28 Shkurt 1929 -)

I atribuar si “ Arkitekti më i rëndësishëm i historisë tonë” nga Vanity Fair, Frank Gehry ka një portofol të mahnitshëm, punime të cilat jane kosideruar si krevepra të arkitekturës kontemporane (bashkëkohore). Ndërtesat e Gehry-it përfshirë dhe residenca personale janë ndërtesat më atraktive për turistët. Padyshim ai ishte arkitekti avokat i dekonstruktivizmit. Ky stil i quajtur ndryshe arkitekture DECON-e është një zhvillim i arkitekturës postmoderne e karakterizuar nga idetë e fragmentimit duke manipuluar sipërfaqet.

5. Ieoh Ming Pei (26 Prill 1917 -)

Pei ka lindur në Kinë dhe në moshën 17 vjeçare shkoi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të studiuar arkitekturë. 76 vjet më vonë, ai quhet një prej mjeshtrave më të mëdhenj të arkitekturës moderne. Ai është i njohur për format gjeometrike të mëdha dhe abstrakte dhe për përfshirjen e stilit tradicional kinez në punën e tij. Pei filloi karrierën e tij në vitin 1950 me hartimin e mjaft ndërtimeve ne Atlanta, Gjeorgji. Pas krijimit të kompanisë së tij, në vitin 1955 ai u përqëndrua në projektet urbane të tilla si kullat Kips në Manhattan, Neë York City apo Society Hill Toëers. Punët e tij më të njohura janë: Biblioteka presidenciale e John F. Kennedy , Muzeu në Boston, Galeria Kombëtare e Artit në Ëashington DC, Le Grand Louvre (Piramida) në Paris, Banka e Kinës në Hong Kong dhe Muzeu i Artit islamik në Doha.

6. Alvar Aalto (3 Shkurt 1898 – 11 Maj 1976)

Jo me pak se katër stile arkitekturore janë reflektuar në punën e Alvaro-s gjatë gjithë karrierës së tij, dhe padyshim mund te quhet si arkitekti më i zhdërvjellët në botë.
Në 1920 ai adoptoi stilin klasik nordik i shprehur më së shumti në seri të shtëpive residencjale, më vonë vashdoi me funksionalizmin të cilën e eksperimentoi tek libraria e Viipuri, në Rusi. Eksperimentimi u aplikua në mesin e karrierës së tij, tek ndërtesat me tulla të kuqe sidomos në dezajnin e Universitetit teknologjik të Helsinkit. Monumentalizmi ishte faza e fundit e punës së tij. Dy(2) projekte madheshtore jane Finlandia Hall në Helsinki dhe Alto Theater House në Essen, e cila përfundoi pas vdekjes se tij

7. Le Corbusier (6 Tetor 1887 – 27 Gusht 1965)

Le Courbusier nuk ishte vetëm një arkitekt dhe pioner i stilit Internacional por ishte gjithashtu një dizajner, urbanist, shkrimtar dhe piktor. Ishte një nga të paktet që u mor me zgjidhjen e problemit në shkallë të madhe, pra atë të qyteteve të mëdha. Filloi me projektimet e vilave duke perdorur stilin modern. Krijoi konceptin ”a machine for living”, dhe një ndër vilat më historike të tij është ajo e Savoye në Paris. Corbusier kontribuoi shumë në ngritjen e qyteteve më të pastra dhe më me dritë për të ardhmen. Koncepti i tij udhëhoqi më vonë 2 zhvillime: Stilin Gjerman të Bahaus, dhe Stilin amerikan internacional, një simbol i kapitalizmit.

8. Santiago Calatrava (28 Korrik 1951 -)

Calatrava u lind në Valencia dhe është një ndër arkitektët, skultporët, dhe inxhinierët strukturor më të mëdhenj që ka hasur Spanja. Fama në moshe të re e ndihmoi që të hapte zyrën e tij në Valencia, Paris, Zurih, dhe Neë York. Ai e filloi karrierën duke projektuar projekte inxhinierike si ura dhe stacione trenash. Puna e tij e parë arkitekturore është ajo e The Montjuic Communications Toëer in Barcelona and the Allen Lambert Galleria. Calatrava ka më pak se 2 dekada që dizanjon ndërtesa të mrekullueshme dhe portofoljo e tij është mjaftë mbresëlënëse.

9. Ëalter Burley Griffin (24 Nëntor1876 – 11 Shkurt 1937)

Ëalter Griffin është një arkitekt amerikan I cili projektoi kryeqytetin e Australise, Canberra. Ai zhvilloi planimetrit në formë  “L-je” dhe ishte i pari që përdori betonin e përforcuar. Në 1911 qeveria australiane mbajti një konkurs ndërkombëtar për projektimin e qytetit, cmim ky që u fitua nga Ëalter Griffin. Në Amerikë puna e tij konsiston më së shumti në ato residenciale.

10. Zaha Hadid (31 Tetor 1950 -)

Zaha Hadid është lindur në Irak, dhe është gruaja e parë që ka fituar cmimin Pritzker(shpesh quhet si cmimi nobel në arkitekturë). Ajo u diplomua në Londër ku dhe filloi të punonte në zyrat arkitekturore atje. Në 1980 ajo hapi zyren e saj në Londeër. Edhe pse ka fituar një numër të madhë konkursesh internacionale ajo se kishte fatin te shikonte shumë nga ndërtesat e saj të konkretizuara në realitet.
Forbes e ka renditur atë të 69-nten si gruaja më e fuqishme në botë, ndërsa Neë Statesman e rënditi atë të 42-tën si figura më influencuese në planet. Puna e saj është kryesisht sfiduese, artistike, një perqasje dekonstruktive dhe jo konvencionale.

 

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Arkitekturë

Çfarë është arkitektura kinetike?

Published

on

Dizajni kinetik është bërë një pjesë thelbësore e zhvillimit arkitektonik, nga shpikja e urave të lëvizshme në Egjiptin e lashtë deri te dhomat rrotulluese në shtëpinë e Sharifi-ha. Megjithatë, si arritëm nga kjo në këtë? Për të kuptuar konceptin e arkitekturës kinetike, le të hedhim një vështrim më të thellë në origjinën e saj.

“Kinetic” rrjedh nga fjala greke kinētikos, që do të thotë “lidhur me lëvizjen muskulare”, ndërsa përkufizimi arkitektonik është koncepti “lejimi i pjesëve të një strukture të lëvizin, pa zvogëluar integritetin strukturor”. me fjalë të tjera, është arkitekturë në formën e një trupi në lëvizje.

Një nga format më të hershme të arkitekturës kinetike është tenda e beduinëve, e përdorur në Afrikën e lashtë. Kjo strukturë elastike ftohëse është e adaptueshme ndaj klimës së shkretëtirës dhe urës së lëvizshme, një mekanizëm mbrojtës i zhvilluar në Egjipt dhe më vonë i përdorur zakonisht në shekullin e 15-të.

Megjithatë, arkitektët filluan të pranojnë konceptin e Arkitekturës Kinetike vetëm në fillim të shekullit të 20-të. Shembuj janë vizatimet e Yakov Chernikhov në Fantazitë arkitekturore dhe koncepti i pandërtuar i Thomas Gaynor për Ndërtesën Rotary në 1908, megjithatë këto botime ishin ende thjesht teorike.

Një projekt që u ndërtua ishte Villa Girasole nga inxhinieri i Marinës Angelo Invernizzi. E ndërtuar në vitin 1935, ajo është një shtëpi rrotulluese që ndjek lëvizjen e diellit për të maksimizuar nxehtësinë dhe dritën në brendësi. Girasole, e cila në italisht përkthehet në Luledielli, ndodhet në një bazë rrethore me diametër 44 metra dhe është një vepër e jashtëzakonshme arkitekturore e ndërtuar gjatë epokave të arkitekturës funksionaliste dhe futuriste.

Më vonë në shekullin e 20-të, arkitektët e zhvendosën fokusin e tyre në arkitekturën kinetike. Teori të tilla si Manifesti i Arkitekturës Mobile të Yona Friedman dhe Planifikimi Hapësinor i Qytetit, Pallati i Argëtimit të Cedric Price dhe Qyteti Plug-in i Peter Cooke u botuan. Megjithatë koncepti i arkitekturës kinetike u prezantua për herë të parë në vitin 1970 nga William Zuk, i cili botoi librin Kinetic Architecture. Kjo tërhoqi më tej interesin për konceptin kinetik ndërsa u zhvilluan shkenca kompjuterike dhe teknologjitë e ndërtimit.

Shembuj të tjerë përfshijnë shtëpinë Sharifi-Ha, e cila siguron vëllime banimi që rrotullohen për t’u kthyer në tarraca në verë dhe mbyllen në dimër, dhe Muzeu i Artit Milwaukee, me mburojën e tij të lëvizshme të diellit, i përbërë nga 72 pendë çeliku që palosen dhe shpalosen. sipas kohës së ditës, dhe Kulla Al Bahar, me një fasadë që ndjek lëvizjen e diellit për të çuar panelet e tekstilit me fije qelqi në formë ylli të hapen dhe mbyllen, duke mbrojtur banorët nga nxehtësia dhe shkëlqimi diellor.

Ka shumë shembuj të tjerë që shfaqin mundësitë e pafundme të arkitekturës kinetike, por në fund të fundit, dizajni kinetik ka ndikuar në ndërtesa në parametra të tillë si koha, moti, energjia dhe nevojat njerëzore që nuk janë statike, por më tepër dinamike. Si rezultat, dizajni kinetik i lejon ndërtesat të zhvillojnë sisteme komplekse që u përgjigjen nevojave të tyre të veçanta./Media Ndërtimi

Continue Reading

Arkitekturë

Rizhvillimi “i shëmtuar” në Liverpool, fiton çmimin për ndërtesën më të keqe të Britanisë

Published

on

Rizhvillimi i Lime Street në Liverpool nga studio britanike Broadway Malyan është emëruar ndërtesa e re më e keqe në vend në Kupën Carbuncle të këtij viti.

Organizuar nga revista e Mbretërisë së Bashkuar The Fence, gjyqtarët zgjodhën rizhvillimin e Lime Street si “ndërtesën e re shumë të keqe në Britani”, që kur konkursi u zhvillua për herë të fundit në 2018.

“Që nga shikimi i parë, dy nga paneli ynë e kishin këtë si përzgjedhjen e tyre numër një, dhe ndërsa lista e gjatë u ngushtua në një listë të ngushtë, kjo pjesë e tmerrshme e fatkeqësisë arkitekturore vazhdoi të qëndronte jashtë,” tha The Fence në njoftimin e çmimit.

Përfunduar në vitin 2019, dizajni i rizhvillimit të Broadway Malyan përmban panele metalike të gdhendura që përfshijnë një fasadë të rrugës që çon nga stacioni i trenit Liverpool Lime Street.

Panelet e gdhendura përshkruajnë ndërtesat shekullore që u shkatërruan për t’i hapur rrugë rizhvillimit, i cili tani përmban një hotel dhe strehim studentësh.

I ringjallur nga The Fence për vitin 2024, Carbuncle Cup synon të identifikojë ndërtesat më të këqija të Mbretërisë së Bashkuar. Ajo u drejtua çdo vit midis 2006 dhe 2018 nga revista e arkitekturës Building Design (BD)./Media Ndërtimi

Continue Reading

Arkitekturë

Arkitektura e kontrollit: Peizazhet e çuditshme postmoderne të Koresë së Veriut

Published

on

Rrokaqiejt postmodern bashkëjetojnë me monumente socialiste në shtetin e izoluar. Shumë prej fotografive janë të publikuara nga Agjencia Qendrore Koreane e Lajmeve dhe nuk kanë datë se kur janë bërë.

Ndërtesat e larta e shumëngjyrëshe shihen përreth një monumenti të vjetër në Phenian në Korenë e Veriut, 11 shtator 2018, shkruan Radio Evropa e Lirë.

Pamje gjatë natës e distriktit Songhua në lindje të Phenianit, në Korenë e Veriut. Fotoja është publikuar nga Agjencia Qendrore Koreane e Lajmeve (KCNA), por nuk ka datë se kur është bërë.

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, gjatë një vizite në një zonë të zhvilluar banimi në rrethin Huaseong në Korenë e Veriut, në këtë foto të publikuar më 6 prill 2024 nga Agjencia Qendrore Koreane e Lajmeve, KCNA.

Pamje e përgjithshme gjatë ceremonisë së hapjes së Fermës së Serës Ryonpho për të shënuar përvjetorin e themelimit të Partisë së Punëtorëve në pushtet, në Korenë e Veriut, në këtë foto pa datë, e cila u publikua më 11 tetor 2022 nga KCNA-ja./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending