Connect with us

Aktuale

Kompania që ndërtoi hidrocentralet në Deçan s’i përmbush detyrimet për ndërtimin e një rezervuari uji

Published

on

Një gropë në fshatin Rashiq ka mbetur shenjë e ndërtimit të katër hidrocentraleve në Komunën e Deçanit.

Kompania “Kelkos Energy”, e cila ka ndërtuar hidrocentralet, ka qenë e obliguar që në këtë hapësirë të ndërtojë një rezervuar uji për nevojat e banorëve në këtë zonë që njihet si “Zallë e Rupës”, por akoma nuk e ka bërë një gjë të tillë, raporton KOHA.

Ndërtimi i këtij rezervuari figuron si një nga detyrimet e kompanisë ndaj Komunës në një marrëveshje ndërmjet palëve të vitit 2012, lidhur me shfrytëzimin e pronës për ndërtim të hidrocentraleve, e të cilën e ka publikuar organizata joqeveritare “Pishtarët”.

Banorët thonë se nga kjo hapësirë janë bartur shumë kamionë me zhavorr për ndërtimin e hidrocentraleve. Ata ankohen se janë të rrezikuar nga kjo gropë e cila, sipas tyre, është hapur në pjesën ku gjithmonë e kanë përdorur si kullosë për bagëtitë.

77-vjeçari Hysen Gjocaj, banor, thotë se ka kërkuar nga kompania që të mos dëmtohet gjelbërimi.

Ndërkaq, Hazir Gjocaj, një tjetër banor i kësaj zone, kërkon që ky rezervuar të ndërtohet ose të paktën të rrethohet për të qenë më i sigurt.

Kurse Shpresa Loshaj nga organizata “Pishtarët” e quan gjendjen në këtë pjesë si krim ndaj natyrës, derisa thotë se nuk është realizuar pothuajse asnjë detyrim i kompanisë.

Për këtë çështje KOHA ka dërguar pyetje në adresë të kompanisë “Kelkos Energy”, por nuk ka marrë përgjigje.

Ndërsa nuk ka qenë në dispozicion as numri i telefonit i kësaj kompanie, i cili figuron në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve.

I paqasshëm ka qenë edhe kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj.

 

 

Aktuale

Bllokohet rruga Prishtinë-Gjilan, rrëshqitje të dheut në Kishnicë

Published

on

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka njoftuar se është bllokuar rruga Prishtinë-Gjilan.

Kjo rrugë është bllokuar për shkak të rrëshqitjes së dheut në fshatin Kishnicë.

Durmishi ka thënë se ekipet kanë dalë në terren dhe po punojnë vazhdimisht që të hapet për qarkullim rruga.

“Pas reshjeve të shiut, në mëngjes është bllokuar rruga nga rrëshqitjet e dheut në fshatin Kishnicë. Ekipet janë duke punuar vazhdimisht që sa më parë të hapet për qarkullim rruga Prishtinë – Gjilan.” – ka shkruar ai.

Continue Reading

Aktuale

Komuna e Prishtinës hap kuletën, jep miliona për “Arkitektin e kryeqytetit”

Published

on

Shefi i Asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës, Gëzim Sveqla i vazhdoi në seri publikimin e faktuarve me shifra të larta parash, për Shërbimin e Arkitektit të Kryeqytetit.

Continue Reading

Aktuale

KAWA Group, tashmë pjesë e industrisë së ndërtimit në Mbretërinë e Bashkuar

Published

on

Kompania e njohur e ndërtimit KAWA Group, sapo ka inauguruar hapësirën në qendër të Londrës.

Përmes një ceremonie festive është hapur hapësira më e re e KAWA Group, e cila edhe zyrtarisht do të operoj në Mbretërinë e Bashkuar,

KAWA Group do të bëj eksportin e shtëpive modulare, kabinave, kontejnerëve, përpunimin e kuzhinave, dyerve dritareve dhe gjithçka tjetër rreth produkteve të drurit e metalit.

https://www.facebook.com/profile.php?id=61554337212013

https://www.instagram.com/kawagroup.uk/

Këtë vit, KAWA Group do të shënoj vitin jubilar, 15 vjetorin e themelimit, ndërsa si kompani vazhdon të jetë liderë në tregun e ndërtimeve.

Përgjatë viteve, KAWA i ka shtuar gamës së gjerë të ndërtimeve, njësi tejet inovative të banimit dhe biznesit.

Pas zyrës së hapur në Londër, KAWA Group shumë shpejt pritet që rrjetin e operimit ta zgjeroj edhe në qendrat kryesore të Evropës./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending